Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 16:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Artikuj [24]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Gënjeshtra në ramazan

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se e ka dëgjuar Profetin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të, Allahu nuk ka nevojë nga ai person ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”.

Hadithi përcillet nga Ebu Hurejre, ndërsa e shënon në librin e tij imam Buhariu me nr. 1903, 6057, Ebu Davudi, nr. 2362, Tirmidhiu, Nesaiu, nr. 3232, Ibën Maxhe.

Pra, është hadith i saktë në të cilin mjafton të përmendet si shënues i tij imam Buhariu për të cilin janë të pajtimit të gjithë dijetarët, se libri i tij është më i sakti pas Librit të Allahut, Kuranit Fisnik.

Në disa transmetime hadithit i shtohet edhe fjala "injorancë”, hadith i cili sipas këtij transmetimi do të ishte: "Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të si dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”


Komenti i hadithit: Agjërim do të thotë: ndalje nga ngrënia dhe pirja, si dhe nga kryerja e marrëdhënieve intime që nga lindja e agimit e deri në perëndim të diellit, duke i bashkuar këtyre veprimeve edhe qëllimin e agjërimit, atëherë ky agjërim nga gjërat e lejuara nuk do të ishte i vlefshëm, nëse nuk i bashkëngjitim edhe largimin nga gjërat e ndaluara. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithin e lartpërmendur tregon rrezikun e gënjeshtrës dhe të punuarit me të, rrezik ky i cili shtohet në muajin e Ramazanit.


Për këtë shkak dijetarët e përmendin gjithmonë tekstin e lartpërmendur në tema të tilla, ku përmes tij u tërheqin vërejtjen besimtarëve që të kenë kujdes së pari nga haramet e pastaj nga ngrënia dhe pirja. Përmes këtij udhëzimi profetik kuptojmë se Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, na tregon për rrezikun e gënjeshtrës në Ramazan, por kjo assesi nuk do të thotë se kjo vepër para apo pas Ramazanit është e lejuar.


Fjalia e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem: "Kush nuk e lë gënjeshtrën” Lënia e gënjeshtrës nënkupton të mos e flasësh atë, të mos e përkrahësh, të mos ua mësosh të tjerëve dhe jo vetëm kaq, por edhe ta luftosh, pra të largohesh nga të gjitha format e saj direkte apo indirekte. Këtu është me rëndësi të përmendet edhe kuptimi i fjalës gënjeshtër, të cilën dijetarët gjatë komenteve të tyre për këtë fjalë thonë se gënjeshtër do të thotë: "Largimi prej të vërtetës, qoftë ky largim në fjalë duke mos e thënë të vërtetën apo në vepra, duke e vepruar atë që në fakt nuk është realiteti dhe origjinaliteti i personit, i cili e vepron.


Këtu tek kjo e fundit për ta sqaruar sa më kthjellët do ta ilustrojmë me një shembull, ajo është paraqitja e formës së jashtme të njeriut në atë formë, e cila në fakt nuk është forma e tij origjinale dhe nuk i takon atij, siç është veshja e rrobave të shtrenjta që të tjerët të mendojnë se është i pasur, të veshë rroba të posaçme që i veshin dijetarët apo hoxhallarët, që të tjerët ta respektojnë si të tillë, të paraqitet në ecje apo të folur si njeri i devotshëm, kurse në fakt zemra e tij është zemër djalli.


Kështu që paraqitja jo origjinale konsiderohet pjesë e gënjeshtrës. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, në një hadith të saktë thotë: "Personi që paraqitet jo në formën e tij origjinale është njësoj sikur të ketë mbathur rrobat e gënjeshtrës”. Fjalia: "Dhe të vepruarit me të” Gënjeshtrën mund ta ndajmë në disa lloje: gënjeshtër me gojë, gënjeshtër me vepër dhe gënjeshtër e përbërë prej dy komponentëve së bashku, pra, ajo me gojë, e cila pasohet menjëherë edhe me vepër.


Kështu që në këtë pjesë të fjalisë futen të gjitha llojet e gënjeshtrës me të gjitha format dhe mënyrat e saj, duke mos lënë vend për manipulime të askujt apo keqkuptime. Këtu nuk dua të lë pa përmendur, se gënjeshtra është e ndaluar në përgjithësi, si me këtë hadith ashtu edhe me argumentet e tjera fetare, përveç rasteve në të cilat e ka lejuar i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem.


Këto raste numërohen vetëm tri. a) kundër armikut, b) bashkëshortët mes vete për të shtuar dashurinë bashkëshortore dhe; c) një person i tretë, i cili mundohet të pajtojë dy myslimanë të hidhëruar mes tyre. Tre rastet e lartpërmendura, edhe pse futen në radhën e gënjeshtrës, në fakt ato nuk kanë si qëllim gënjeshtrën, por përmirësimin prandaj nga ky aspekt nuk do t’i quanim gënjeshtra me plot kuptimin e fjalës gënjeshtër. Fjalia e lartpërmendur gjithashtu nga larg na jep të kuptojmë, se ka raste kur tjetërkush mund të gënjejë, kurse personi i dytë të përfitojë nga gënjeshtra e të parit, duke e shfrytëzuar atë gënjeshtër për përfitime personale, vepër kjo e cila gjithashtu është e ndaluar.


Këtu nuk ka rëndësi që mes personit të parë dhe atij të dytit ka pasur marrëveshje apo jo. Fjalia: "Allahu nuk ka nevojë nga ai person ta lërë ushqimin dhe pijen e tij” Ashtu si është përmendur në hadith, Allahu nuk ka nevojë për privimin e njeriut nga buka dhe uji, përderisa ai nuk e privon veten e tij nga haramet e ndryshme e posaçërisht nga gënjeshtra, e cila theksohet në hadith.


Në hadith përmendet se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e gënjeshtarit, gjë e cila nuk duhet të keqkuptohet dhe nuk do të thotë se Zoti ka nevojë për agjërimin e të sinqertit. Kjo për arsye se Zoti nuk ka nevojë për askënd dhe për punën e askujt, ngase ai nuk varet nga punët e askujt, por përfitim nga punët e mira kanë vetëm vepruesit e tyre e jo Zoti. Me fjalën "Allahu nuk ka nevojë” është si qëllim se një person i tillë nuk përfiton nga ai agjërim.


Gjithashtu nuk e ka si qëllim Zoti që robin e tij ta shohë të ndalet nga buka dhe uji (dhe të ngjashme me to), të cilat për plot njëmbëdhjetë muaj të tërë janë hallall e në anën tjetër të mos largohet nga njëri prej harameve më të mëdha, i cili është i ndaluar si në Ramazan ashtu edhe jashtë tij. Pra, Ramazani është një ushtrim, si trupor ashtu edhe shpirtëror përmes të cilit besimtarët edukohen për t’u larguar nga çdo vepër e ligë e nëse ky synim brenda Ramazanit nuk arrihet, por vazhdon të kundërshtohet me gënjeshtra, atëherë qëllimi i Ramazanit nuk është arritur, kështu që agjëruesi nuk përfiton nga ai agjërim asgjë tjetër përveç urisë, etjes dhe lodhjes.


E thënë ndryshe, Ramazani është një kurs edukativ përmes të cilit Allahu duke ua ndaluar gjërat hallall i edukon robërit e Vet, që të largohen nga veprat haram. Nëse njeriu kur është duke agjëruar nuk e lë anash gënjeshtrën dhe të punuarit me të, atëherë çfarë do të veprojë ai kur nuk është duke agjëruar?! Lind pyetja: agjërimi i personit që nuk largohet nga gënjeshtra dhe nga të punuarit me të gjatë këtij muaji të madhërishëm, a i pranohet ky agjërim apo jo?


Rreth çështjes në fjalë ka divergjencë ndërmjet dijetarëve, ata kanë dhënë mendime të ndryshme, normalisht secili duke u bazuar në faktet e tij. Por duke mos pasur mundësi t’i përmendim të gjitha mendimet së bashku me argumentet e tyre do të mjaftohemi vetëm me përmendjen e atij mendimi, të cilin e shohim se është më i vërtetë. Gënjeshtra në Ramazan dhe jashtë tij është një prej mëkateve të mëdha nga i cili duhet të largohemi.


Agjërimit nëse i bashkëngjitet gënjeshtra pa qëllim mendojmë se një personi të tillë i humbet shpërblimi i agjërimit, por nuk i prishet vetë agjërimi; e thënë ndryshe shpresojmë ta ketë kryer detyrimin, por prej tij nuk pritet shpërblim. Pra, gënjeshtra padyshim se ndikon negativisht në agjërim, ajo ndodhë ta pakësojë shpërblimin, ta humbë të tërin, por ndodh edhe ta prishë agjërimin tërësisht.


Vërejtje: Jam menduar për një kohë të caktuar rreth shkakut; pse Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, bëri këtë lidhje mes gënjeshtrës dhe agjërimit dhe cili ishte shkaku që na e tërheq vërejtjen në mënyrë të veçantë nga ky mëkat, duke e ditur mjaft qartë se mëkatet e mëdha janë të shumta dhe ato po ashtu si gënjeshtra mund të ndikojnë mjaft keq në zvogëlimin e shpërblimit, apo edhe në prishjen e këtij adhurimi.


Duke qenë sa më transparent nuk mund ta mohoj faktin, se edhe pas leximit të komenteve të dijetarëve, që i kanë bërë këtij hadithi në librat e tyre thuajse tek asnjëri nuk munda të has në një përgjigje konkrete për lidhshmërinë e këtyre dy punëve mes tyre dhe shkakut. Duke mos pasur si qëllim të sjell në dije diçka të re, por duke u bazuar në përgjithësi në atë që dijetarët e Islamit e kanë përmendur në fjalët e tyre rreth kësaj pike do të vija me këtë përfundim, pa e menduar që doemos është mendim i saktë, do të thosha:



Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ua tërheq vërejtjen agjëruesve nga gënjeshtra në mënyrë të veçantë për disa shkaqe:


1- Të dyja kanë të bëjnë me gojën, si ngrënia dhe pirja ashtu edhe gënjeshtra, e cila del nga goja, duke mos harruar se bazë e të gjithave është zemra. Këtë e mbështes në faktin se Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, bashkë me ushqimin nuk i përmend marrëdhëniet intime, edhe pse largimi nga to është kusht i agjërimit.


2- Të dyja kanë lidhje të madhe me epshin dhe është mjaft i vështirë largimi, si prej njërës, ashtu edhe prej tjetrës. Njërën e kërkon trupi, pra ujin ose bukën, ndërsa tjetrën e kërkon shpirti i trazuar.


3- Veprimi i të dyjave ka interes trupor-psikik, ushqimi e ngop barkun dhe e qetëson mendjen gjithashtu njeriu gënjen për të përfituar për vete, edhe pse ky përfitim është i vogël dhe i kësaj bote, të cilin e pason dënimi në botën tjetër. Ngase nuk ka njeri në botë të gënjejë kundër vetes së tij dhe për përfitime të të tjerëve.


Shkruar nga Lulzim Susuri
albislam



Lexuar: 657 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 26-July-2011
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |