Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 14:51
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Artikuj [24]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Përmallimi për Ramazan

A nuk je përmalluar?!

Agjërimi i vërtetë është që të mos agjërojmë vetëm nga pijet dhe të ngrënit apo epshet.

Jo, jo, jo…

Dëshira jonë është që të agjërojmë, agjërim të vërtetë. Të agjërojë zemra nga meditimi për dicka pos Allahut, të agjërjoë mendja, të agjërojë shpirti, të agjërojnë gjymtyrët.


Hadithi i Xhabirit radijallahu anhu: "Kur të agjërosh ndonjë ditë, le të agjërojë dëgjimi yt, shikimi yt, gjuha yte, dhe mos e bëj ditën e agjërimit sikur ditë kur nuk agjëron”


A nuk je përmalluar për një ditë agjërimi në këtë formë? Ndoshta me të vërtetë ke agjëruar shumë, mirëpo një ditë agjërimi prej sabahut në aksham dhe i zgjuar, jo duke fjetur, qëndroj në këmbë, dhe ka përmendje të Allahut, dhe lutje, dhe prezencë të zemrës, nuk ka as pakujdesi e as mëkate, një ditë e mbushur me adhurime, një ditë e mbushur me ndjenja të besimit.


A nuk je përmalluar?!
A nuk të përmallon fjala e Allahut në hidathin kudsij: "Agjërimi është për mua, dhe unë e shpërble jpër të. Cdo punë e birit të Ademit është për të, përvec agjërimit sepse agjërimi me të vërtetë është për Mua…”


Që të agjërosh për Të dhe vetëm për Të. Larg nga njerëzit .


Kur iu afrua vdekja Abdurrahman ibn Esvedit qau. Iu tha: "Cfarë të bën të qash?” Tha më vjen keq për agjërimin dhe namazin. Jam i mërzitur që do të vdes, dhe nuk do të mund të agjëroj e të falem pas kësaj.


Kur iu afrua vdekja Amir ibn Abd El Kajs qau. Iu tha: "A po frikësohesh nga vdekja e për atë po qan?” Tha: "E cfarë kam unë që të mos qaj, e kush është më meritor për këtë se unë, pasha Allahun, nuk qaj nga frika për vdekjen, e as nga dëshira e madhe për këtë botë, mirëpo qaj për etjen (në lënien e pirjes dhe të ngrënit), dhe namazin e natës në dimër”


Qau Jezidi dhe po thonte: "Mjerë pët ty, o Jezid. Kush do të agjërojë për ty pas vdekjes? Kush do të falet për ty pas vdekjes?”


Këta janë përmalluar për agjërim.


Nga ligjerata e Mahamed Hysejn Jakubit



Lexuar: 914 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 26-July-2011
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |