Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 12:28
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Artikuj [24]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pesë ide për ndryshim familjar në Ramazan

Prej cilësive të burrave dhe grave që kanë marur dhjetë prej dhjet poenave është edhe: "shfrytëzimi i mundësive” dhe përfitimi nga rastet me gjëra të cilat ua realizojnë synimet familjare në jetë. Dallimi mes një tregtarit të sukseshëm në tregtinë e tij dhe tjetrit që ka dështuar qëndron në faktin se i pari i ka shfrytëzuar mundësitë dhe ka përfituar nga rastet. Pasiqë ne gjindemi në muajin e Ramazanit, bashkëshortët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfitojnë maksimalisht në ndryshimin e jetës së tyre bashkëshortore drejt asaj që është më e mirë.


Pse jemi përqëndruar në ndryshim? Ai që analizon detajisht muajin e Ramazanit, sheh se çdo gjë në gjithësi dhe tokë ndryshon. Andaj të gjitha librat qiellor, të cilat kanë shkaktuar ndryshime në ruzullin tokësor, kanë zbritur në Ramazan. Edhe tevrati, edhe zeburi, edhe Inxhili, edhe Kur'ani.

Madje edhe qielli ndryshon në Ramazan, sepse prangosen djajtë dhe thërret një thirrës:

((يا باغي الخير أقبل، ويا باغي الشر أقصر))

"O ti që do të mirën urdhëro dhe ti që do të keqen nguro”. Pra, e gjith atmosfera është e përgaditun për ndryshime. Në këtë ndihmon edhe gjendja e njerëzve.


Xhamiat ndryshojnë, shumë njerëz lexojnë në mus’hafet që gjinden në xhamia. Morali i njerëzve ndryshon, madje edhe orari i hapjes së tregjeve dhe mbyllja e tyre ndryshon. Mëkatet pakësohen kurse adhurimet shtohen, e shpirtit fiton një transparencë.


Andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka tërhjekur vërejtjen nga mos shfrytëzimi i mundësisë dhe përfitimi nga ky muaj për ndryshim, duke thënë:

((رب صائم حظه من صيامه الجوع والعطش، ورب قائم حظه من قيامه السهر)) "Sa agjërues nga agjërimi s’fitojnë asgjë tjetër përveç urisë dhe etjes dhe sa namazli s’fitojnë nga namazi asgjë përveç pagjumësisë”. Sepse agjëruesi në këtë rast nuk i ka ndryshuar cilësit e tija negative dhe nuk i ka zëvendësuar me ato pozitivet.


Pasiqë të gjitha këto gjërat ndryshojnë në Ramazan, kjo na jep shpresë dhe forcë në ndryshim. Ide për ndryshime familjare Bashkëshortët mund të përfitojnë nga muaji i bekaur i Ramazanit dhe atmosfera e rehatshme shpirtërore me disa ide familjare, prej tyre:

1- Bashkëshortët duhet të kontrollojnë ditët e kaluara; vlerësimi i tyre, përfitimi nga gjërat pozitive në to dhe debatimi i gjërave negative. Këta dy bashkëshortë nëse dëshirojnë të arrijnë këtë rezultat, duhet të ulen dhe të parashtrojnë këtë pyetje: Cilat janë gjërat pozoitive të këtij viti? Pastaj kalon në vitin para tij dhe në ate më herët. Të njejtën e veprojnë edhe me negativitetet. Këtë biesë e bajnë gjatë netëve të Ramazanit, sa ndeja të bukura janë këto ndeja.

2- Bashkëshortët duhet të kenë takime ku shtohet imani ose të falin namaz nate së bashku. Familjes duhet ti përgadisin program shpirtëror dhe imanor, siç është namazi i teravisë, ndeja pas iqinidsë për të lexuar tefsir të Kur'anit, e kështu me rradhë. Ose programe tjera fetare dhe mediale. Duhet të mbjellim cilësi pozitive në familje, si fillim i ndryshimit. Duhet të kujdesemi që të vazhdojmë në këtë program të përmirësimit dhe ndërtimit.


3- Bashkëshortët duhet të kujdesen gjatë Ramazanit për vizitat ferefisnore dhe forcimin e raporteve shoqërore, duke bërë vizita prej një shtëpie në tjetrën. Nëse nuk ka mundësi të realizohet kjo atëherë, së paku duke u telefonuar familjes dhe dashamirëve, ose duke u dërguar fakse dhe emaila. Është e pëlqyshme që kjo të jetë vepër kolektive që e gjith familja të mer pjesë në këtë vepër. Sepse kështu realizohet kjo domethënie fisnike shoqërore.


4- Përfitimi nga tubimi i tërë familjes gjatë iftarit tredhjet herë gjatë muajit. Kjo është një mundësi që dy bashkëshortët ta shfrytëzojnë për të forcuar raportet mes tyre, mes tyre dhe fëmijëve të tyre, duke zhvilluar debate dhe duke ndërruar mendime dhe ide. Duke polemizuar problemet dhe duke arritur në rezultate aspirative dhe ndryshim më të mirë.


5- Shfrytëzimi i mundësisë së bajramit, gëzimin, galdimin dhe lumturinë e njerëzve për të shkaktuar ndryshime në sjellje dhe veprime të gabuara, sepse njeriu pranon udhëzimet kur është i gëzuar dhe me shpirt të qetë, kurse refuzon çdo udhëzim kur është i angazhuar ose dekoncentruar. Këto janë pesë idetë, edhe pse besoj se lexuesi posedon edh eide tjera ma shumë, të cilat mund ti realizojë dhe ta shfrytzon Ramazanin për ndryshim familjar drejt asaj që është më e mirë.


Në fund, u propozoj bashkëshortëve disa ide, të cilat ndoshta u ndihmojnë në metodën e ndryshimit në këtë muaj të ndryshimeve.

1- Secili bashkëshort le të përcakton gjërat që dëshiron t’i ndryshojë në palën tjetër. Preferohet që mos të përcaktohet ma shumë se një gjë, me qëllim që ti jep mundësi të ndryshimit palës tjetër.


2- Bashkëshortët duhet të caktojnë qëllimet e tyre të ardhshme familjare.


3- Bashkëshortët duhet të përcaktohen për ndryshimin e një sjelljes negative të fëmijët e tyre dhe të përfitojnë nga ky muaj në këtë drejtim.


Autor: Xhasim Mutava
Përktheu: Bekir Halimi



Lexuar: 610 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 26-July-2011
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |