elkalem
Sot është - E Premte | Data: 20-Janarë-2017 | Ora: 02:36
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Artikuj [24]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pritja e muajit Ramazan

Ne emer te All-llahut, Ate e falenderojme, paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi te derguarin e Tij, dhe te gjithe ata qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kijametit. O ju besimtare kijeni frike All-llahun dhe bindjuni Atij shpresoni ne te mira sepse muaji i Ramazanit u afrua, muaj ne te cilin zbriti Kurani qe eshte udhezim per njerezimin, muaj ne te cilin hapen dyert e meshires dhe mbyllen dyert e denimit, ne kete muaj lidhen shejtanet dhe te gjithe xhindet jobesimtare, muaj ne te cilin sevapet shumfishohen dhe gjunahet zvogelohen, muaj i pergjigjes se duase, muaj i durimit i sakrifices dhe i sadakase, eshte pyetur i derguari i All-llahut se kush sadaka eshte sadakaja me e mire eshte pergjegjur {Sadakaja ne Ramazan}


Eshte trasmetuar nga Selman el-Farisij radiall-llahu anhu i cili ka thene: "O ju njerëz, u ka ardh juve një muaj i madhëruar dhe i bekuar, në këtë muaj është nata më e vlefshme se njëmij muaj. E bëri Zoti agjërimin e ditëve të tij obligim dhe faljen e natës në te të vlefshme. Kush shton gjatë muajit ndonjë të mirë prej veprave të mira është sikur obligimi i kryer gjatë muajve tjerë. Kush kryen një farz (obligim) në këtë muaj është sikur ai që kryen shtatëdhjet obligime gjatë muajve tjerë, dhe ky është muaji i sabrit (durimit) kurse shpërblimi i sabrit është xhenneti. ثshtë muaj në të cilin shtohet rizku (furnizimi) i besimtarit.


Ai që jep iftar një agjëruesi është shpagim për mëkatet që ka bërë dhe largon nga ai zjarrin e xhehennemit, dhe e ka shpërblimin e njëjtë me agjëruesin pa u zvogluar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit. Njerëzit thanë: O I dërguar i All-llahut nuk ka çdonjëri prej neve nga pasuria aq sa të ushqente agjëruesit? I dërguari i Zotit tha: All-llahu jep këtë shpërblim edhe atij i cili jep për iftar agjëruesit vetëm një hurmë, një gëllënkë ujë apo qumësht. Dhe ky është muaj fillimi i të cilit është mëshirë, mesi falje e gjynaheve kurse fundi i tij mbrojtje nga zjarri i xhehennemit.”


E shikoni All-llahu ju meshirofte kete ligjerate profetike te nderuar, i pergezoi ne te i derguari i All-llahut shoket e tij duke ju treguar per shumfishimin e puneve te mira dhe se ai eshte muaj i madherishem duke ju thene: {Nuk ka per muslimanet muaj me te mire se ky muaj dhe nuk ka per munafiket muaj me te keq se ky muaj}


Gjithashtu në hadithin kudsijj nga ebi Hurejra r.a se i derguari i All-llahut ka thene: { Ka thene All-llahu i madheruar: اdo pune e mire e birit te Ademit ka dhjet te mira deri ne shtatëqind te mira përveç agjerimit, ai eshte per Mua dhe une shperblej per te, i largohet kenaqesive te tij, ngrenies dhe pijes per Mua, per agjeruesin ka dy gezime nje kur hap iftarin dhe tjetra kur te takoje Zotin e tij, era e gojes se agjeruesit eshte me e mire tek All-llahu se era e miskut}.


Dhe e ka emeruar ate muajin e durimit per durimin qe ben njeriu nga uria, etja, dhe renia e fuqise trupore. Nga ibn Amr thuhet se: (( Agjerimit nuk ja di sevapin askush pervec All-llahut te madheruar)). Mundet qe sevapi i puneve te mira te shtohet edhe me shume ne vendet e shenjta si ne Meke apo ne Medine sic eshte trasmetuar ne hadithin e sakte ku thuhet se i derguari i All-llahut ka thene: {Namazi ne xhamine time eshte i barabarte me 1000 namaze jashte tij pervec Mesxhidi Haramit}.


Gjithashtu shtohen sevapet sipas koheve p.sh. ne muajin ramazan apo ne 10 ditet e fundit te dhil-hixhes etj. Nga vecorite e ketij muaji gjithashtu eshte edhe shumfishimi i te mirave deri ne 700 fish e me shume per ate qe e ka pastruar nijetin per hir te All-llahut xh.sh. dhe që jep sadaka nga fitimi i tij i mire se All-llahu nuk pranon vetem se te miren. Nga Enesi r.a. ne hadith te mire ka thene: {sadakaja e fik zemerimin e All-llahut, e largon te keqen} eshte trasmetuar gjithashtu se {Hija e besimtarit diten e gjykimit eshte sadakaja e tij}.


Gjithashtu ajetet kuranore per miresite e sadakase jane te shumta ndermjet tyre All-llahu i madheruar ka thene: ((( Ne rast se jepni sadaka ne te hapet kjo eshte e mire por ne rast se e fshihni dhe ua jepni ate te varferve kjo eshte me e mire per ju, ju pastron gjunahet tuaja e All-llahu eshte i Gjithedijshem per cka punoni))).


Nga vecorite e ketij muaji eshte edhe falja e nates per te cilen pejgamberi s.a.v.s. ka thene {Ai i cili fal taravite ne ramazan me besim te plote dhe me nijet te paster i falen atij gjunahet e kaluara}. Pra jini te kujdesshem per shfrytezimin e ketyre koheve te mira me vepra te mira qe te fitoni Xhen-netin hapersira e te cilit eshte sa qielli e toka i pregatitur per te devotshmit.


Dhe se fundi All-llahu e din me se miri per cka thashe dhe paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi te derguarin e tij mbi familjen dhe shoket e tij te nderuar. Wes-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.


Perktheu F.Gurra Përkhim i "Istikbal Ramadan”



Lexuar: 480 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 26-Korrik-2011
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |