Sot është - E Merkurë | Data: 01-May-2024 | Ora: 22:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Artikuj [24]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ripërtëri jetën tënde në Ramazan

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…”. (El-Bekare: 185). Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Secili njeri që agjëron një ditë në rrugë të All-llahut, All-llahu për këtë ditë e largon nga zjari i xhehenemit shtatëdhjet vjeshta”. (Buhariu dhe Muslimi).


Zhvillimi mekanik i jetës, dhe vazhdimësia rutinore jetës i sjell mërzinë, andaj shumë njerëz si rezultat i kësaj dëshpërohen dhe mërziten nga jeta.


Mirëpo islami jetës i jep shije të ndryshme, le pas shpine çdo mërzi dhe jeta bëhet e këndshme, siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "… Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), …”. (En-Nahl: 97).


Pesë kohët e namazit e thjenë rutinën e ditës, namazi i xhumasë e then rutinën e javës, nata e kadrit e thenë rutinën netëve, muaji i Ramazanit e then rutinën e vitit dhe në çdo stacion prej këtyre stacioneve, njeriu e ripërtërinë jetën e tij, ndalet para domethënieve të reja, të cilat e kthejnë në rrugën e shëndoshë. Ramazani është stacioni më i madh në këto stacione, sepse në këtë stacion All-llahu u ndihmon besimtarëve duke ua prangosur djajtë, e zgjat dorën dhe dhuron.


Ramazani është frymëzim dhe dhuratë hyjnore për mbarë botën, ku njeriu mund të ripërtërinë jetën dhe të jep shpresa. Prej mjeteve me të cilat njeriu e ripërtërinë jetën e tij në Ramazan, janë këto:


1- Koha e syfyrit. Koha e syfyrit është kohë e bereqetshme, të cilën shumica e njerëzve e humbin kot. Andaj vjen Ramazani që tua tërhjek vërejtjen, që të zgjohen në këtë kohë për të ngrënë ushqimin e syfyrit, mirëpo shumica harojnë hadithin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Zoti ynë zbret për çdo natë në qiellin e dynjasë, kur mbetet pjesa e tretë e natës e thotë: kush më lutet që ti përgjigjem, kush kërkon që ti jap, kush kërkon falje që tia fali”. (Buhariu). Sa këmi nevojë për këtë kohë të bekuar për të ripërtërirë fuqinë tonë dhe për të kërkuar nga All-llahu gjëra që na e përmirësojnë fenë, jetën dhe ahiretin tonë.


2- Namazi i sabahut në xhami. Edhe këtë vepër shumica e njerëzve e humbin gjatë tërë vitit, mirëpo vjen Ramazani e i zgjon njerëzit, u tregon njerëzve se ekziston një namaz të cilin e dëshmojnë melaqet. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”. (El-Isra: 78). Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:"Përgëzoi ata që ecin në erësira për në xhami me dritë të plotë ditën e Kijametit. Atëherë kur do të trishtohen njerëzit, e ata nuk do të trishtohen”.


3- Shtimi i lutjes. Sidomos në këtë muaj të bekuar, pasiqë lutja e agjëruesit është e pranuar. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Tre lutje janë të pranuara: lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë zullum dhe lutja e udhëtarit”. (Bejhakiu, sahih). Dijetarët kanë thënë: All-llahu [subhanehu ve teala] ka vënduar ajetin e lutjes mes ajeteve të agjërimit, për të sinjalizuar se lutja gjat agjërimit nuk refuzohet. Sa e sa nevoja që kemi, e shohim se na realizohen me lutje!


4- Leximi i Kur'anit me mendim dhe meditim. Ky muaj është muaj i Kur'anit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)….”. (El-Bekare: 185). Andaj është e pëlqyeshme për muslimanin që së paku një herë ta përfundojë leximin e Kur'anit, duke mos haruar mendimin dhe meditimin.


5- Namazi me xhemat në xhami. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kush shkon në xhami ose kthehet nga xhamia, All-llahu i përgadit vendbanim në zhennet, çdo herë që shkon dhe vjen”. Ka shumë jete që na bëjë të ripërtërijmë fuqinë tonë në Ramazan, prej tyre është edhe shtimi i nafileve, namazi i natës, sadakaja, kujdesi për farefisin, kuptimi i vëllezëris për hirë të All-llahut, kujdesi për ndjenjat e muslimanit, të gjitha këto jetës i japin domethënie tjetër, që dallon nga ajo që e kemi ditur si të zakonshme.


Prej mjeteve më të rëndësishme që e ripërtërinë jerën është fjala e parë që ka zbritur në Ramazan prej Kur'anit, është fjala: lexo! Leximi në emër të All-llahut është mjeti i parë për ngritjen e nivelit të kulturës së muslimanit dhe përhapjes së vetëdijes në mesin e tyre. Andaj, muslimani gjat Ramazanit duhet të caktojë, së paku një orë që të lexojë në te. Le të filloj nga jeta e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse në te gjindet i tërë islami. Të gjitha këto mjete paraqesin fillim, e asesi fundin. Shume njerëz mendojnë se duhet it bëjnë këto vepra gjat Ramazanit, që më pas ti lënë.


Kjo është shkaktari kryesor që na shkakton kthim të përhershëm pas Ramazanit. Ramazani paraqet xixë e cila duhet të shkaktojë te secili prej nesh përparim, ngritje dhe vazhdim, e jo të jetë vetëm sezonë, sikurse edhe sezonat tjera, ku përfundojnë aktivetet e saja me përfundimin e sezonës. All-llahu është dhurues i suksesit.



Abdul-Latif Brixhavi
Përshtati: Bekir Halimi



Lexuar: 690 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 26-July-2011
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |