Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 00:11
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Artikuj [24]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shtëpitë tona në Ramazan

Muaji i agjërimit dallohet për veçoritë e tij të shumta, të cilat dallojnë edhe muslimanin agjërues. Edhe shoqëria muslimane dhe shtëpitë e muslimanëve dallohen në këtë muaj falë veçorive të tyre dhe besimit (imanit).
Ato janë shtëpi në të cilat shpeshtohet leximi dhe dëgjimi i Kuranit dhe shtohen mirësitë e begatitë, ndërsa në ato shtëpi ku nuk lexohet Kurani, dhuntitë dhe mirësitë pakësohen.

Pa dyshim se të jetuarit me Kuran është një dhunti të cilën e njeh vetëm ai që e ka shijuar. Leximi i Kuranit sjell mbi lexuesin e tij dhuntitë dhe begatitë e Allahut. Dëgjimi i tij është frikërespekt dhe mosndërprerje e lidhjes me fjalët e Allahut Fuqiplotë. Muhamed bin Ka’bi thoshte: "Lexuesin e Kuranit e dallonim nga verdhësia në fytyrë”, duke aluduar për pagjumësinë e tij dhe angazhimet në adhurime. I është thënë njërit prej tyre: " A s’po fle?” Është për gjigjur: "Mrekullitë e Kuranit kanë bërë që të më largohet gjumi dhe sa herë që dal nga një mrekulli, vetëm se më del mrekullia tjetër.”


Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat ushqehen të varfrit, ruhen lidhjet familjare, sidomos në këtë muaj, kur shtohet furnizimi i besimtarit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: "Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij, duke mos iu pakësuar shpërblimi agjëruesit.” Të pranishmit i thanë: " O i Dërguar i Allahut, secili prej nesh s’ka mundësi ta ushqejë agjëruesin.” Ai u tha: "Allahu ia jep këtë shpërblim atij që i jep agjëruesit qoftë edhe një gotë qumësht, një hurmë ose edhe një gotë ujë.”


Me të ushqyerit e të tjerëve agjëruesi musliman fiton një pozitë të lartë. Me këtë ai arrin pastrim të pasurisë së vet dhe sjell begati në shtëpinë e tij. Përmes kësaj vepre arrihet ndihmesa e agjëruesve në agjërimin e tyre dhe njëkohësisht realizohet vizita dhe dashuria e ndërsjellë mes muslimanëve dhe ruajtja e marrëdhënieve mes tyre, vecanërisht nëse agjëruesit janë të afërm. Pra, muslimani në të njëjtën kohë fiton dy shpërblime: të ushqyerit e agjëruesit dhe ruajtjen e marrëdhënieve familjare.


Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat përmendet e madhërohet Allahu, shtohen lutjet drejtuar Tij si dhe shpresohet pranimi i tyre. S’ka gjë më të ndershme tek Allahu sesa lutja (duatë), ndërsa kohët më të vlefshme të lutjeve për agjëruesin janë pikërisht në Natën e Kadrit, në kohën e syfyrit dhe gjatë iftarit.


Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi nga të cilat dalin lëmoshat (sadakatë) për të varfërit dhe nevojtarët. Sadakaja më e vlefshme është ajo që jipet ne Ramazan, kurse bashkimi mes agjërimit dhe sadakasë është dera më e mirë për shlyrjen e mëkateve dhe ruajtjen nga zjarri i xhehenemit. Këto janë vepra që të shpiejnë në xhenet. Në xhenet ka vendbanim pë rata që flasin mirë, për ata që ushqejnë të tjerët dhe që vazhdojnë agjërimin e nuk e ndërpresin atë.


Duke qenë se agjërimi në shumicën e rasteve nuk shpëton nga ndonjë mangësi ose gabim, shlyerja e mëkateve është e kushtëzuar nga kujdesi dhe ruajtja nga veprat dhe fjalët e padobishme, kurse sadakaja mbulon mangësitë dhe gabimet. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim, në këtë muaj është përligjur dhe obliguar sadaka fitri, pastrami për agjërimin nga të kotat e të ligat.


Me këtë veprim realizohet edhe synimi i shoqërisë muslimane, meqë rast i pasuri përjeton ndjenjat e të varfërit dhe në këtë mënyrë muslimanët bëhen si një fortifikatë e fortë, duke mos lënë vend për urrejtje, për zili e për përcarje, ngase i pasuri e ndihmon të varfërin dhe ky i fundit lutet për të, që të ketë begati në pasurinë dhe në furnizimin e tij.


Shtëpitë e muslimanëve janë shtëpi në të cilat nuk dëgjohet muzika, nuk dëgjohen veglat instrumentale e as të këqijat e tjera, kështu që edhe veshët e muslimanëve agjërojnë nga të dëgjuarit e fjalëve të këqija. Ata bëjnë iftar me dëgjimin e Kuranit, me përmendjen e Allahut dhe me fjalët e mira pasi muslimani e di përgjegjësi e të dëgjuarit: "…pse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Isra, 36).


S’ka dyshim se ato shtëpi, pronarët e të cilave janë të dhënë pas dëgjimit të të këqijave ose të shikimit të tyre edhe pse janë agjërueshëm, janë vendbanime të djajve (shejtanëve), të cilat luajnë me zemrat dhe mendjet e këtyre njerëzve dhe kanë zgjatur litarët dhe rrjeta e tyre.


"Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur i turpshëm.” (Lukman, 6)


Ato janë shtëpitë nga të cilat del mëshira, dashuria, sjellja e dobishme për njerëzit dhe bashkimi i muslimanëve rreth sofrës së iftarit.


Ato janë shtëpi që falenderojnë Allahun për begatitë dhe dhuntitë e panumërta, e falenderojnë Atë që u ka dhuruar besimin (imanin) dhe ssuksesin në respektimin e urdhrave të Tij. Për këtë arsye, mëshira është njëra nga vecoritë e shtëpive të muslimanëve në këtë muaj. Mëshira dhe dashuria janë cilësi të pandashme të agjëruesit të sinqertë gjatë agjërimit. Zemra e tij, e cila është pastruar nga uria, nga leximi i Kuranit dhe nga përmendja e Allahut, kaplohet nga mëshira dhe nga dashuria ndaj njerëzve.


Vëlla i nderuar!

Shtëpitë tona në Ramazan janë shtëpi që i ka pastruar agjërimi, falja e namazit dhe durimi (sabri) ndaj adhurimeve të Allahut. Ato janë të stolisura e të zbukuruara me moral islam.

Përktheu: Almedin Ejupi



Lexuar: 630 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 26-July-2011
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |