-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Hëne | Data: 23-Janarë-2017 | Ora: 03:34
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

25 premtime nga Allahu


25 premtime nga Allahu

Duhet të kuptohet mirë se kur Allahu premton diçka, atëherë Allahu, sub’hanehu ue tea’la, e mendon atë, siç thotë Allahu, sub’hanehu ue tea’la, "Ky është premtimi i Allahut; Allahu nuk e shkel premtimin e Vet” (Ez-Zumer, 39: 20), dhe në një ajet tjetër, "Premtimi i Allahut është i vërtetë; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Lukman, 31: 9)
 
 
Xhenneti

"Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t’u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: "Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.” (Bekare, 2: 25)
 

Dritë

 
"ditën që do të shohësh besimtarët dhe besimtaret, me dritën e tyre që shkëlqen para dhe në të djathtë të tyre (e do t’u thuhet): "Lajm i mirë sot për ju: kopshtet e Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të banoni përgjithmonë. Kjo është fitorja më e madhe!”
 

Allahu do të jetë me ty
 
"Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t’ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.” (El-Enfal, 8: 19) "Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë të drejtë.”
 
 

Mirësia e Allahut

"Vërtet Allahu e plotësoi premtimin e Vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por, kur ju u frikësuat, u grindët midis jush dhe kundërshtuat (Pejgamberin, a.s.), pasi Ai ju tregoi atë që pëlqenit, (Allahu e tërhoqi ndihmën e Vet). Disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerë nga ju dëshirojnë botën tjetër. Pastaj Ai, për t’ju provuar, bëri që të zmbrapseni para armikut dhe pastaj, sigurisht që jua fali atë gabim. Allahu ka mirësi të madhe për besimtarët.”
 

Mbrotje nga Allahu

"Pa dyshim, njerëzit më të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet me besimtarët (e tij). Allahu është mbrojtës i besimtarëve.” (Al-Imran, 3: 68)
 

Mëshira e Allahut

"Përsa u përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata do t’i pranojë Zoti i tyre në mëshirën e Vet. Kjo është fitorja e lavdishme!” (El-Xhathije, 45: 30)
 

Fitore
"Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (El-Gafir, 40: 51), "…Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët.” (Er-Rum, 30: 47)
 
 

Allahu do t’i shlyejë të kqijat
 
"Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.” (El-Ankebut, 29: 7)
 

Dashuri mes Besimtarëve
 
"Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri (në zemrat e besimtarëve). (Merjem, 19: 96)
 

Asnjë mund nuk shkon kot

"Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t’ua humbim shpërblimin punëmirëve.” (El-Kehf, 18: 30)
 

Mbrotje prej Shejtanit
 
"Sepse, në të vërtetë, nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.” (En-Nahl, 16: 99)
"A nuk e sheh se Ne i kemi dërguar djajtë te mohuesit, për t’i yshtur ata me forcë?” (Merjem, 19: 83)
 

Allahu të jep qëndrueshmëri

"Prandaj (O Muhamed) qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar.” (Hud, 11: 112)
"Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë” (Ibrahim, 14: 27)
 

Përfundim të mirë

"Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!” (Er-R’ad, 13: 29)
"…sepse toka është e Allahut. Ai ia jep atë trashëgim cilit të dojë prej robërve të Vet. Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut” (El-A’raf, 7: 128)
 

Allahu të shpëton
 
"Pastaj, Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t’i shpëtojmë besimtarët.” (Junus, 10: 103)
"Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.” (El-Enbija, 21: 88)
 

Udhëzim

"Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë” (Junus, 10: 9)
 

Bekime

"Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë.” ( El-A’raf, 7: 96)
 

Paqe dhe Siguri

"Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (El-En’am, 6: 82)
 

Falje

"Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.” (El-Ma’ide, 5: 9)
 

Shpërblime nga Allahu
 
"Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët” (Al-Imran, 3: 57)

S’ka frikë e pikëllim

"Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (Bekare, 2: 277)
 

Allahu i mbron besimtarët
 
Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët. Ai nuk i do tradhtarët mohues.” (El-Haxh, 22: 38)
 

Jetë të mirë

"Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, dukeqenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl, 16: 97)
"Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime (nuk i beson këtij Kur’ani dhe nuk vepron sipas udhëzimeve që ka), do të ketë jetë të mjeruar …” (Ta-Ha, 20: 124)
 

Autoritet-Udhëheqje
 
"Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët”. (En-Nur, 24: 55)
 

Allahu nuk lëjon që jobesimtarët t’i shkatërrojnë besimtarët

"Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’ishkatërrojnë besimtarët.” (En-Nisa, 4: 141)
 

Nxjerrja nga errësira në dritë

"Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare, 2: 257)

 
Përmbledhur nga: Anwar al-Awlaki (El-Hadid, 57, 12) (Merjem, 19: 76) (Al-Imran, 3: 152)


Lexuar: 475 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-Shtator-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |