Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 02:09
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

25 shkaqe të rritjes së adhurimit në zemrën e njeriut


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Teuhidi është një pemë që mbin në zemrën e besimtarit, ai i shtrin degët dhe e shton rritjen e tij. Bukuria e tij shtohet sa herë që ai vaditet me bindje që të afrojnë për tek Allahu i Madhëruar. Kështu që, shtohet dashuria e robit për Zotin e tij, njëkohësisht shtohet tek ai edhe frika, shpresa dhe mbështetja e fortë tek Ai. Pra, teuhidi me këto plotësohet dhe vërtetohet, vërtetimi i tij nuk është me dëshira dhe as me pretendime larg realitetit.


Vërtetimi i saj është me anë të bindjes dhe besimit, realitetit njerëzor, besnikërisë, moralit të lartë dhe punëve të mira që kanë zënë vend në zemrën e njeriut.

Nga shkaqet që realizojnë rritjen e adhurimit në zemrën e njeriut janë:

1. Kryerja e bindjeve duke shpresuar atë që gjendet tek Allahu.

2. Lënia e mëkateve nga frika e dënimit të Allahut.

3. Meditimi në mbretëritë e qiejve dhe të tokës.

4. Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut, si dhe atë që kërkojnë ato, gjurmët e tyre dhe argumentet që ka në to për Madhërinë dhe Përkryeshmërinë e Allahut.

5. Shtimi i dijes së dobishme dhe punimi me të.

6. Leximi i Kuranit me meditim dhe kuptimi i tij dhe i atyre që ai kërkon.

7. Afrimi tek Allahu me nafilet pas namazeve farz.

8. Përmendja e Allahun në çdo gjendje, me gjuhë dhe zemër.

9. Dhënia përparësi gjërave që do Allahu kur kërkohet të zgjedhësh.

10. Meditimi në mirësitë e Allahut, të dukshme apo të padukshme, si dhe dëshmimi i bujarisë dhe bamirësisë së madhe që bën Ai ndaj robërve të Tij.

11. Nënshtrimi i zemrës ndaj Allahut dhe nevoja për të.

12. Vetmia me Allahun në momentin e zbritjes së Tij, në një të tretën e fundit të natës, leximi i Kuranit në këtë kohë dhe përfundimi i kësaj kohe me kërkim falje dhe teube.

13. Ulja dhe qëndrimi me njerëzit e mirë, me ata që janë të sinqertë dhe që e duan njëri-tjetrin për hir të Allahut, si dhe përfitimi prej fjalëve të tyre.

14. Largimi nga çdo gjë që është shkak për vënien e pengesës ndërmjet zemrës dhe Allahut.

15. Lënia e të folurit të tepërt, ushqimit të tepërt, përzierjen e tepërt me njerëzit dhe shikimin.

16. Të dojë robi për vëllanë e tij besimtar atë që e dëshiron për veten e tij dhe të luftojë me vetveten për arritjen e këtij qëllimi.

17. Pastërtia e zemrës nga mëria e besimtarëve, pastrimi i saj nga smira, mendjemadhësia, mashtrimi dhe vetëpëlqimi.

18. Të kënaqurit me rregullin e Allahut të Lartësuar.

19. Falënderimi në mirësi dhe durimi në fatkeqësi.

20. Kthimi për tek Allahu kur bie në gjynahe.

21. Shtimi i punëve të mira, si bamirësia, morali i mirë, lidhjet farefisnore etj.

22. Pasimi i Profetit (salallahu alejhi ue selam) në çdo të vogël e të madhe.

23. Xhihadi në rrugë të Allahut.

24. Të ushqyerit e mirë (me hallall).

25. Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.


Muhamed bin Ibrahim el Hamd


Lexuar: 1319 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |