Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 04:20
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Akidja e mirëfilltë


Akidja nuk mund të jetë e shumëllojshme, e as të kundërshtohet me veten. Nisur nga kjo përmbajtja e akides nuk ka ndryshuar që nga dërgesa e Ademit alejhis-selam, e deri te dërgesa e vulës së Pejgamberëve, Muhammedit alejhis-salatu ves-selam.

Ndërkaq përmbajtja në të cilën kanë thirrur të gjithë Pejgamberët njëri pas tjetrit ka qenë: Besimi në ekzistimin e All-llahut, besimi në njëshmërinë e Tij dhe lartësimin e Tij, duke besuar se All-llahu është i lirë nga vetitë e mangëta që nuk i takojnë Madhërisë së Tij. Njëkohësishtë edhe besimi në Ditën e Gjykimit, në llogarinë, në xhenetin dhe xhenemin e kështu me radhë. Pra, çdo Pejgamber e ka thirrur popullin e vet që të besonte ato që i përmendëm dhe çdonjëri prej tyre me këtë vërtetonte thirrjen e Pejgamberit që ishte para tij dhe lajmëronte e përgëzonte për Pejgamberin që do të dërgohej pas.
 
 
Këtë All-llahu Fuqiplotë e thekson shumë qartë në shumë ajete të librit të Tij:
"Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra, më adhuroni!” (El-Enbija, 25).
 

"Ai u përcaktoi juve për fe atë që i pat përcaktuar Nuhit dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. …” (Esh-Shura, 13).
 

Madje nëse i përcjell ajetet kur’anore do të vëresh se emri Islam ka qenë emërtim i lashtë dhe i përhershëm i kësaj akideje. Marrim si shembull ajetin: "Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” (Ali Imran, 67).
 

Si dhe ajetin ku All-llahu Fuqiplotë flet për magjistarët e Faraonit ku thotë:
"Ata (që besuan) thanë: S’ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë. E ti neve na hakmerresh vetëm pse i besuam argumenteve të Zotit tonë që na erdhën. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na bëjë faraoni) dhe na bëj të vdesim muslimanë” (El-A’raf, 125-126).
 

Gjithashtu edhe fjalën e All-llahut të Lartmadhëruar kur flet për havarijunët -[1]- e Isait alejhis-salatu ves-selam:
"E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut? Havarijjunët thanë: Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, e ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur të dorëzuar)!” (Ali Imran, 52).
 

Nga e gjithë kjo kuptojmë se feja e vërtetë është një dhe nuk është e shumëllojshme dhe se nocioni fetë qiellore që përdoret sot te njerëzit e rëndomtë është term i gabuar sepse nuk ka fe të vërtetë qiellore përveç se njërës, të cilën e kanë patur dhe në të cilën kanë thirrur të gjithë pejgamberët brez pas brezi.
 
 
Pra, si është e mundur që feja e vërtetë të jetë e shumëllojshme apo të ndryshojë në gojët e pejgamberëve dhe të dërguarve kur vetë fe quhet akidja siç e mësuam më parë. Të vërtetat e akides siç e dimë, gjithmonë janë nëpërmjet rrugës së veçantë e që është lajmi kurse i njëjti lajm nuk mund të përcillet në forma dhe mënyra të kundërta e pastaj të gjitha të jenë lajme të vërteta e të sakta qiellore.
 

Ndërkaq, ajo që është zhvilluar dhe ndryshuar gjatë kohës së dërgimit të Pejgamberëve njëri pas tjetrit, është legjislacioni me disa ndryshime në adhurime dhe disa çështje tjera. Ndërsa urtia e kësaj qëndron në atë se legjislacioni ka të bëjë me ngritjen e dispozitave e që kanë lidhje me rregullimin e jetës së shoqërisë dhe individit. Prandaj është më se e natyrshme që zhvillimi kohor dhe ndryshimi i popujve dhe i njerëzve të ketë ndikim në zhvillimin e ligjeve (dispozitave) në fjalë.
 
 
Themi kështu sepse parimet e legjislacionit që nga baza e tyre ngrihen në atë çka kërkon interesi i njerëzve, si i kësaj bote ashtu edhe i botës tjetër. Kurse natyra e këtyre interesave është që ato shpeshherë të pësojnë ndryshime me ndryshimin e kohërave dhe të vendeve.
 

Për ta ilustruar, marrim si shembull Musain alejhis-selam që ishte i dërguar te Beni Israilët. Puna e tyre (duke u bazuar në gjendjen e tyre) kërkonte që legjislacioni i tyre të jetë i ashpër, e në përgjithësi të ngrihet në bazë të porosive të rrepta (azime), e jo në lehtësime (ruhas). Por me kalimin e kohës u dërgua Isai alejhis-selam që erdhi me një sheriat më të lehtë. Këtë mund ta vëresh nga fjalët e All-llahut në gojën e Isait kur ai u drejtohet Beni Israilëve:
"…Dhe (kam ardhur) t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që ishin të ndaluara për juve…” (Ali Imran, 50).
 

Pra, ai atyre u shpjegoi se për çështjet lidhur me akiden ka ardhur vetëm për të vërtetuar atë që është në Tevratin dhe për të ripërtërirë thirrjen e tij. Kurse për sa i përket legjislacionit dhe dispozitave të hallallit dhe haramit, ai ishte ngarkuar me disa ndryshime, konkretisht me disa lehtësime. Pastaj marrë nga një aspekt tjetër, legjislacionet janë të llojit formues prandaj nuk ka gjë që ato të ndryshojnë me kalimin e kohës andaj edhe logjikisht nuk ka kurrfarë pengese që ato të shfuqizohen me kalimin e kohës.
 

Thënë shkurt dërgesa e çdo Pejgamberi përmban akiden dhe legjislacionin. Për sa i përket akides puna e Pejgamberit nuk është diçka tjetër veçse të vërtetojë akiden e pejgamberit të mëparshëm dhe atë pa kurrfarë ndryshimi dhe kundërshtimi. Ndërsa kur bëhet fjalë për legjislacionin (sheriatin), atëherë çdo legjislacion i çdo Pejgamberi shfuqizon legjislacionin e mëparshëm me përjashtim të atyre pikave ku legjislacioni i fundit përputhet ose hesht për to. Këtë që themi e mbështesim në rregullën që thotë: "Sheriati i atyre para nesh konsiderohet si Sheriati jonë deri sa nuk bie ndesh me Sheriatin tonë”.
 

Pra, kur ne studiojmë çështjet e akides dhe argumentet e saj, në fakt ne studiojmë të vërtetat me të cilat All-llahu i obligoi robërit e vet që t’i besojnë ato, duke filluar prej dërgesës së Ademit e deri sa ta vazhdojë All-llahu trashëgimin e njeriut në sipërfaqen e tokës. Kjo ishte lidhja midis akides islame dhe të gjithë atyre me të cilat erdhën të gjithë pejgamberët, bekimi i All-llahut qoftë për ta. Ithtarët e librit e dinë shumë mirë këtë lidhje dhe e kanë të qartë se feja është vetëm një dhe e dinë se të gjithë pejgamberët janë të dërguar që ta vërtetojnë njëri-tjetrin në dërgesën e tyre.
 

Ata (pejgamberët) nuk kanë ndryshime në besimin e tyre. Sikur njerëzit të mos bënin trillime dhe sajesa, nuk do të ndaheshin dhe degëzoheshin në besime të kundërta e të ndryshme. Por njerëzit vetë i bënë këto ndryshime dhe dallime dhe kështu ranë në kundërshtim mes vete, lidhur me pejgamberët dhe pastaj megjithëse e dinin të vërtetën trilluan edhe në emër të Pejgamberëve, duke thënë atë që nuk e kanë thënë pejgamberët.
 

Sa bukur e sqaron All-llahu i Madhëruar në librin e Tij këtë kur thotë:
"E vetmja Fe e pranuar tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush ndrron argumentet e All-llahut le ta dijë se All-llahu shpejt ata do t’i marrë në llogari.” (Ali Imran, 19).


Lexuar: 8584 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |