Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 08:38
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ankesat e grave ndaj burrave të tyre


Allahu i Lartësuar thotë:
" Dhe në qoftë se ndonjë grua ka frikë nga ashpërsia e burrit ndaj saj ose nga braktisja e saj.” (En-Nisa: 128)


Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse frikësohet nga ashpërsia e burrit ndaj saj apo nga braktisja e saj? Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse ndodh mes asaj dhe burrit të saj ndonjë problem? Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse sheh tek burri i saj ndonjë send që nuk i pëlqen asaj?

Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse ndërhyn shejtani mes saj dhe burrit të saj? Si duhet të sillet gruaja e devotshme nëse ndodh një problem brenda shtëpisë nga ana e burrit?

Këtu do të sjellim disa pyetje të cilat ia kanë parashtruar disa gra dijetarëve dhe përgjigjet e tyre:

1. Pyetja e parë


Burri im nuk e fal namazin, e shan fenë (flet keq për fé) dhe sillet keq me mua. Çfarë të bëj me të?


Shejh Abdul Aziz bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, përgjigjet: "Nëse është realiteti i burrit tënd ashtu siç e përshkruan ti në pyetjen tënde, se ai nuk fal namaz dhe e shan fenë, ai me këto vepra është qafir (jobesimtarë) dhe ty nuk të lejohet të jetosh me te dhe as të qëndrosh në shtëpinë e tij. Ti duhesh të shkosh tek familja jote (prindërit, vëllezërit etj), ose në ndonjë vend të sigurt dhe në të cilin do të jesh e qetë. Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me besimtaret ndaj jobesimtarëve: "...as ato (besimtaret) nuk janë të lejuara për ta (jobesimtarët) e as ata (jobesimtarët) nuk janë të lejuar për to (besimtaret).” (El Mumtehine: 10)

Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
"Ajo e cila na dallon ne prej tyre (jobesimtarëve) është namazi dhe ai i cili e lë namazin ka bërë kufër.” (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih, shih Sahih el Xhami es-sagir nr.4143)

Gjithashtu edhe fyerja e fesë është kufër i madh (që e nxjerr njeriun prej Islamit) sipas të gjithë muslimanëve dhe ti e ke obligim ta urresh personin që shan fenë për hir të Allahut dhe ta luftosh atë dhe mos të lejosh që ai të të prekë ty. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të sjellë rrugë për të për të dalë (nga çdo vështirësi). Dhe Ai do t’i sjellë atij rizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte.” (Et-Talak 2-3)

Allahu ta lehtësoftë gjendjen dhe të shpëtoftë nga sherri (dëmi) i tij – nëse je e sinqertë- dhe Allahu e udhëzoftë atë në rrugën e vërtetë dhe ia mundësoftë të pendohet. Me të vërtetë Allahu është bujar.


2. Pyetja e dytë

Burri im (Allahu e faltë) është shumë i moralshëm dhe e ka frikë Allahun, mirëpo nuk merret me mua fare në shtëpi dhe gjithmonë qëndron me fytyrë të mrrolur, gjoksngushtë – nganjëherë më thotë se ti je shkak për këtë – mirëpo Allahu e di se unë elhamdu lilah i kryej të gjitha obligimet e mia ndaj tij dhe mundohem t’i ofroj atij rehati dhe qetësi dhe mundohem t’i largoj nga ai çdo send që e urren dhe bëj durim ndaj sjelljeve të tij (e këqija) ndaj meje.
 
 
Dhe sa herë që i flas apo e pyes për ndonjë gjë hidhërohet, grindet dhe më thotë këto fjalë janë boshe dhe pa vlerë dhe duke e ditur se ai është i gëzueshëm me shokët dhe kolegët e tij, kurse unë nuk shoh tek ai tjetër veçse qortime dhe sjellje të këqija dhe kjo është ajo çfarë më mundon dhe më ka lënduar shumë dhe shumë herë kam qenë në dilemë që ta lëshoj shtëpinë. Unë –elhamdu lilah- kam dituri mesatare dhe i kryej obligimet që m’i ka obliguar Allahu.
 
O dijetar i nderuar: Nëse unë e lëshoj shtëpinë dhe vazhdoj t’i edukoj fëmijët e mi dhe jetoj me mundime të jetës, a e kam mëkat? Apo të qëndroj me burrin tim në këtë gjendje dhe të mos flas dhe të mos bashkëpunoj me te në zgjidhjet e problemeve të tij? Më udhëzoni se çfarë të bëj. Allahu ju shpërbleftë.

Shejh Abdul Aziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë, përgjigjet: Nuk ka dyshim që të dy bashkëshortët e kanë obligim të çojnë një jetë të lumtur dhe të jenë fytyrëçelur, të buzëqeshur ndaj njëri-tjetrit, po ashtu të jenë të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit. Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe çoni jetë të mirë me to.” (En-Nisa: 19)
 
Dhe ka thënë: "Dhe ato kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë etj) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta (edhe për bindje, respekt etj) në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër (përgjegjësie) mbi to.”
(El Bekare: 228)

Po ashtu Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë:
"Respektimi është prej sjelljes së mirë.” (Muslimi)
 
Dhe ka thënë: "Mos e nënvlerësoni asnjë gjë të mirë (të pëlqyer), edhe nëse ajo është buzëqeshja ndaj vëllait tënd.” (Muslimi)

Po ashtu ka thënë: "Besimtari me iman më të plot është ai i cili ka moral të mirë dhe më i miri prej jush është ai i cili është i sjellshëm me gratë e tij dhe unë jam më i sjellshmi me familjen time.” (Hadithin e transmeton Ebu Hurejra, Tirmidhiu 1/217-218, Ahmedi 2/250, 472, shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Silsiletus-Sahiha 1/511.)

Dhe shumë hadithe të tjera të cilat flasin për vlerën e sjelljes së mirë dhe jetës së mirë ndërmjet muslimanëve në përgjithësi, e sidomos mes dy bashkëshortëve dhe familjes.

Ti ke bërë shumë mirë që ke bërë durim nga të gjitha ato sjellje të këqija të cilat i ke përjetuar nga burri yt dhe unë të porosis që të bësh ende durim dhe të mos e lëshosh shtëpinë sepse (inshallah) ka dobi nëse ti nuk e lëshon shtëpinë dhe përfundimi do të jetë i mirë, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: "Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.” (El Enfal: 46)
 
Dhe ka thënë: "...ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim Allahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve.” (Jusuf: 90),
 
po ashtu ka thënë:
"...ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Ez-Zumer: 10)
 
dhe thotë: "Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.” (Hud: 49)


Po ashtu është e preferuar që të bëhesh tërheqëse për të dhe t’i flasësh atij me fjalë të cilat ia qetësojnë zemrën dhe këto gjëra do t’ia përkujtojnë atij obligimet ndaj teje dhe mos kërko nga ai ndonjë gjë nga gjërat e dynjasë përderisa është i angazhuar me punë të rëndësishme derisa të zgjerohet zemra e tij për t’i kryer obligimet e tij ndaj teje dhe do ta falënderosh përfundimin inshallah, Allahu ju lehtësoftë punët e mira dhe jua përmirësoftë gjendjen e burrit tënd e udhëzoftë atë duke i dhuruar sjellje të mirë dhe jetë të mirë me familje.


Lexuar: 9101 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |