Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 04:22
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ata të cilët do të hyjnë në xhenet pa u gjykuar...


Transmeton Muslimi në autoritet të Imran Ibn Husein se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "70 000 njerëz prej Umetit tim do të hyjnë në xhenet pa u gjykuar.” Sahabët thanë: "Kush janë ata o Pejgamber i Allahut?”
 
Ai tha: "Ata janë musliman të cilët nuk i mjekojnë sëmundjet me rukje, e as që besojnë në shenja të këqija dhe të mira (prej zojeve etj.) e as që i nënshtrohen damkes (të shërohen me hekur të nxehtë), por i mbështetën vetëm Zotit të tyre.” (Hadithi Sahih)
Ibn El-Mubarek raporton se Ibn Abasi ka thënë: "Në ditën e Gjykimit, një thirrës do të thërret:’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar.
 
 
Ejani o ju që e keni lavdëruar Allahun çdoherë.’ Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti. Thirrësi do të thërrasë prapë: ’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që e keni lutur Zotin tuaj, në frikë dhe shpresë, dhe që keni shpenzuar (në sadaka) prej asaj që i kemi furnizuar me të.
 
 
 Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti. Thirrësi do të thërrasë për herë të tretë: ’Sot ju keni për të mësuar se kush është bujar. Ejani o ju që as tregtia e as shitblerja prej përkujtimit të Allahut, e as prej namazit të rregullt, e as prej dhënies të Zekatit. Frika e vetme e tyre ka qenë për Ditën kur zemrat dhe sytë do të rrotullohen. Pastaj ata do të veprojnë ashtu dhe do të nisen kah xheneti.”

(Hadithi Sahih) (Et-Tedhkirah prej Imam El-Kurtubi rrahimullah)

botaislame.com


Lexuar: 7164 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |