Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 13:26
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

BESËTYTNITË JANË SHIRK


Pyetje: Si është halli i atyre besimtarëve, që deklarohen se janë besimtarë muslimanë, por besimin e tyre e njollosin me besëtytni të ndryshme?
 
 
Përgjigje: Edhe pse besimtarët besojnë në Allahun xhele shanuhu, ata ndodh që ta njollosin besimin e tyre me besëtytni të ndryshme dhe kjo ndodh si rezultat i padijes së tyre, mosnjohjes së akides, rregullave të besimit islam të bazuara në njësimin e Allahut xhele shanuhu. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: "Shumica që i besojnë Allahut, i bëjnë shirk (i shoqërojnë Atij shok )” Jusuf 106; pra, ka prej atyre që e kanë ditur se Allahu është Zoti, Krijuesi i gjithësisë, por megjithatë u kanë besuar idhujve.
 
 
Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Nëse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: "Allahu!” Ankebut 61, mirëpo Adhurojnë tjetërkënd. Ata thoshin: "...Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut,...”. Zumer 3. Këta e kanë besuar Allahun, por adhurojnë dikë tjetër.
 

Kështu ngjashëm është halli i atyre, që edhe pse deklarohen si besimtarë, por besojnë në disa besëtytni si për shembull, rrëzohet fëmija dhe i thonë fëmijës "pështy në vendin ku je rrëzuar se do të rritesh”; kur e vesh rrobën mbrapsht, thotë "do të gëzohem”; nëse i pret udhën ndonjë mace (e zezë) kthehet mbrapsht, duke menduar se mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe.

Të gjithë këto vepra janë nga besëtytnitë, gjegjësisht shirk. Mirëpo na duhet të përmendim këtu se ky lloj shirku është nga shirku i vogël me të cilin nuk del nga feja, por megjithatë është shirk, besëkotësi dhe janë nga njollat (mëkatet) më të këqija, që e njollosin shpirtin.
 


Pyetje: Shumë gra shtëpiake kur pinë kafe, pasi mbarojnë pirjen e kafes, i kthejnë filxhanët dhe presin pak kohë që të thahen mbeturina e kafes dhe pastaj prej vijave që formohen në brendësinë e filxhanit bëjnë komente për gjendjen, apo të ardhmen e ndonjërës (it). A lejohet një gjë e tillë?
 

Përgjigje: Kjo është ajo që në trojet tona i thonë fall, ajo që Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e ka quajtur "kehane”. Na përcjell Buhariu nga Aishja, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Melekët zbresin në afërsi të reve dhe përmendin ndonjë gjë që është caktuar (nga kaderi), e shejtanët e vjedhin atë me dëgjim dhe me atë i frymëzojnë fallxhorët, e me atë (një të vërtetë), u ngjisin njëqind gënjeshtra nga vetja e tyre (d.m.th., shejtanët).”
 
 
Ata njerëz, janë të paditur ndaj fesë islame dhe parimet e saj dhe merren me kësi far besëtytnish, të cilat janë shumë të dëmshme. Asnjëherë njeriu që ka sado pak logjikë të shëndoshë, nuk duhet t’ia lejojë vetes që t’i besojë vijave që formohen në filxhanin e kafes, apo komenteve të fallxhoreve që i bëjnë sipas vijave në shuplakën e dorës. Për dëmin e besëtytnive të fallxhorëve Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush shkon te fallxhori nuk i pranohet namazi dyzet ditë, e kush i beson, ai e ka përgënjeshtruar atë që i është zbritur Muhamedit.”
 


Pyetje: A lejohet të shkohet te këta fallxhorë me qëllim për t’i zbuluar dhe për t’i ndaluar nga kjo vepër e shëmtuar?
 

Përgjigje: Nëse bëhet me këtë qëllim – Allahu e di më së miri – lejohet. Edhe dijetari i shquar Muhamed Salih Uthejmini në fetvatë e tij ka thënë se lejohet të shkohet te fallxhori për ta provokuar dhe për t’ia zbuluar manipulimet që bën ndaj njerëzve, kështu që të dali e vërteta në shesh. Për këtë gjë është argumentuar me rastin kur Ibën Sajadi (për të cilin mendonin se është dexhalli) shkoi te Pejgamberi dhe ai, sal-lallahu alejhi ue selem, mendoi diçka me vete dhe pastaj e pyeti: "Çfarë kam fshehur (në mendje)? Ai tha: Tym. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, i tha: Largohu se nuk do të rritet nami kurrë.”
 


Pyetje: Nëse na pyet dikush se ku gjendet shtëpia e ndonjë fallxhori, a na lejohet t’ia tregojmë?
 

Përgjigje: Jo, nuk lejohet t’ia tregosh, as ku është shtëpia e fallxhorit, as të tregohet se ku është kisha, e ku gjendet ndonjë vend ku dihet se ai vend njihet me shirk dhe haram, se nëse i tregon këto vende pyetësit, atëherë bëhesh pjesëtar në mëkatet që do të bëjë ai. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ai që tregon (udhëzon) për në veprat e hairit, është si ai vepruesi.” Pra, po e njëjta gjë vlen për atë që tregon, udhëzon dhe i orienton njerëzit në veprat e sherrit. Allahu na ruajt!
 


Pyetje: Shumë të rinj ndjekin komentet për të ardhmen e tyre në horoskopet e revistave të ndryshme. A lejohet të lexohen këto horoskopë?
 

Përgjigje: Horoskopi paraqet njoftime (të rrejshme), që kinse i caktojnë sipas yjeve dhe sipas datëlindjes (prej x datës – deri në x datë) janë gjë e caktuar në atë horoskop. P.sh., ka që sipas datëlindjes janë demi, e tjetri cjapi, e kështu me radhë. Allahu e ka krijuar njeri, e yjet i thonë se është dem. Pastaj aty fusin gënjeshtra, që i sajojnë vetë këta manipulues dhe ky është falli modern. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush merr dituri nga yjet (për të komentuar të ardhmen e dikujt), ai ka marrë një degë nga sihri (magjia).” Pasojat e leximit të horoskopit janë të njëjta me shkuarjen te fallxhorët. E njëjta gjë vlen edhe për ato kanale televizive, ku dalin gra fallxhore dhe hedhin fall me letra, apo kërkojnë t’ua tregosh datëlindjen e pastaj të tregojnë për të ardhmen. Allahu na ruajt nga sherri i tyre.
 


Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me disa njerëz, po edhe besimtarë muslimanë, ndërrojnë kahen e tyre, gjegjësisht ndërrojnë qëndrimin e tyre kur i ndodh ndonjë gjë, apo kur i del diçka përpara, si për shembull macja (e zezë).
 

Përgjigje: Besimtari musliman, i cili i ka besuar Allahut dhe ka besuar në kada dhe kader, nuk bën ta njollosë besimin e tij me kësi far paragjykimesh. Mushrikët mekas e kanë pasur nga besimi i tyre, që para se të udhëtojnë, të shohin një zog nga do të fluturojë. Nëse ka fluturuar nga ana e djathtë, kanë udhëtuar, e nëse ka fluturuar nga ana e majtë e kanë shtyrë udhëtimin. Në gjuhën arabe zogut i thonë "tajr” dhe nga kjo e kanë quajtur "tijere” këtë bindje të tyre. Me ardhjen e Islamit kjo besëtytni është zhdukur në mesin e arabëve muslimanë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me këtë ka thënë: "Et-tijeretu (oguri) është shirk”. Po ashtu ka thënë: "Zogu fluturon sipas kaderit”, për t’u treguar atyre se zogu nuk fluturon për t’u treguar njerëzve, se a duhet të udhëtojnë, apo jo. Kështu duhet që një herë e përgjithmonë muslimanët të kuptojnë se edhe macja (e zezë) bredh sipas kaderit të Allahut e jo për t’i dhënë shenjë dikujt se duhet të kthehet nga rruga që ka marrë, apo jo.
 


Pyetje: Si i trajton Sheriati këta njerëz që përhapin besëtytni ndërmjet besimtarëve muslimanë?
 

Përgjigje: Ata që fusin besëtytni ndërmjet besimtarëve muslimanë, së pari duhet të këshillohen, e nëse nuk ndalin, atëherë në sheriat ka dënime të papërcaktuara (Tazir) dhe të përcaktuara (Hudud). Për ato raste që besëtytnia është nga shirku vogël, si p.sh., të besosh se nëse macja e zezë nëse ta pret udhën, nuk duhesh të vazhdosh, se ka për të ndodhur ndonjë gjë e keqe, dënimi jepet nga lloji tazir dhe këtë e cakton kadiu. Nëse është nga besëtytnitë ku kryhet shirku i madh, si sihri, ai që merret me sihër ekzekutohet aty ku kapet. Dhe këtë e kryejnë organet kompetente të shtetit islam. Për sa i përket fallxhorit, Ebu Mesudi radijallahu anhu ka thënë se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka ndaluar nga kundërvlera e qenit, mehri i lavires dhe bakshishi për fallxhorin.
 


Pyetje: Nëse biem në ndonjë besëtytni si duhet të pendohemi, a ka ndonjë dua të veçantë për këtë?
 

Përgjigje: Për çdo gjë që është mëkat duhet të pendohemi. Sa u përket besëtytnive, si "tijere” Abdullah ibën Mesudi ka thënë: "Secili prej nesh domosdo…”, që nënkuptohet se kushdo prej nesh mund të bjeri në kësi far besëtytnish, pa e hetuar. Nëse mëkati ka qenë nga besëtytnitë, si oguri, atëherë duhet bërë kjo dua: "Allahume la tajre il-la tajruk ue la hajre il-la hajruk, ue la ilahe gajruk.”, që d.m.th., "O Zot, s’ka ogur përveç asaj që Ti vendos, s’ka të mirë, përveç të mirës Sate dhe s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.” E kur dyshojmë se kemi bërë ndonjë mëkat që mund të jetë shirk, atëherë duhet bërë kjo dua: "All-llahumme inní eudhu bike en ushrike bike ue ene ealemu ue estagfiruke lima la ealemu.”, që d.m.th.: "O Zot, kërkoj mbrojtje te Ty nga shirku, të cilin e di dhe kërkoj faljen Tënde për atë që nuk e di.”, sepse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Shirku në umetin tim është më i fshehtë sesa ecja e milingonës në sipërfaqen e zezë në natën e errët.”
 


Pyetje: Çfarë do të na thoni në lidhje me disa njerëz që shtiren si hoxhallarë, por ata mbështjellin nuska, apo hajmali dhe ua japin atyre që i ka goditur ndonjë sprovë kinse ajo hajmali do t’i mbrojë, apo do t’ua largojë atë sëmundje, apo sprovë?
 

Përgjigje: Së pari, ata nuk janë hoxhallarë, edhe pse shtiren se janë të tillë dhe ndoshta punojnë në institucione islame, apo ushtrojnë detyrën e imamit në xhami. Këta janë dexhallët e vegjël, që jetojnë në kohët e sotme para se të dalë ai "i madhi”. Besimtarët nuk duhet t’ia lejojnë vetes të bien në kurthet e këtyre manipuluesve. Këta janë ata që i ka përmendur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në hadithin: "…e shesin fenë për interesa të kësaj dynjaje”, Allahu na ruajt neve dhe gjithë besimtarëve nga sherri i tyre.
 


Pyetje: Disa vendosin nëpër dyert e tyre (në shtëpi), apo nëpër vetura patkonj, duke menduar apo thjesht janë të besimit se do t’u sjelli fat. Si është e vërteta e kësaj pune?
 

Përgjigje: Patkoi është vetëm patkua dhe jo ndonjë gjë tjetër, apo të shërbejë për gjëra të tjera. Ai shërben për ta mbathur kalin. Ata që mendojnë, apo besojnë se patkoi sjell fat, le të mendojë mirë se kali i vet ka pasur katër patkonj, e çfarë fati i ka sjellë?!... Pra, për njeriun është nënçmim që patkoin e kalit ta vari në veturë, apo në derën e shtëpisë kinse po i sjellka nafakë (fat). Po të ishte kështu do të ishte më e arsyeshme të vendosë këpucën e vet, e jo të kalit? Këto janë besëtytni, besëkotësi, d.m.th. shirk.
 
E njëjta gjë vlen për brirët e dashit, "syrin e kaltër” që e mbajnë kinse i mbron nga mësyshi, druri i frashrit e kësi far gjërash të ngjashme. Këto janë besëtytni të paganëve nga kohët e lashta, prandaj duhet t’i shmangemi atyre.
 
 
Shkruar nga Ali Shabani


Lexuar: 8555 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |