Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 09:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Cilat janë mëkatet për të cilat njerëzit do të dënohen në varrë?


Kur vdekja i afrohet mosbesimtarit, engjëjt i tregojnë atij se çka e pret prej dënimit, prangave dhe zjarrit, dhe prej mallkimit të Allahut;

Falënderimi i qoftë Allahut

Shirku (ti shoqërosh të tjerët me Allahun) dhe kufri (të mohuarit e Tij)

Në lidhje me popullin e Faraonit Allahu thotë:

Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!” [Ghafir 40:46]

Dhe Allahu thotë:

E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): "Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”. "Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç”.
[el-En’am 6:93]

Kur vdekja i afrohet mosbesimtarit, engjëjt i tregojnë atij se çka e pret prej dënimit, prangave dhe zjarrit, dhe prej mallkimit të Allahut; shpirti i tij do të shpërndahet nëpër trupin e tij dhe refuzon që ta lëshon trupin e tij, dhe engjëjt do ta rrahin atë derisa shpirti ta lënë trupin e tij, duke i thënë, ): "Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”. "Tash përjetoni dënimin e turpshëm” [el-En’am 6:93]

Fakti se shirku është njëri prej shkaqeve që njeriu të dënohet në varrë është për tu gjetur në hadithin e Zejd ibn Thabit (radiallahu anhu) i cili tha: Kur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ishte në kopshtin që i takonte Benul-Nexhar në mushkën e tij dhe ne ishim me të, ku e bezdisi (mushka) atë, dhe gati e rrëzoi atë. Ja aty ai i pa disa varre, 6 apo 5 apo 4. ai tha: "Kush dinë për banorët e këtyre varreve?” Një njeri tha: Unë dijë.” Ai tha: "Këta njerëz kur kanë vdekur?” Ai tha: "Ata vdiqën në shirk.” Ai tha: "Ky Umet do të dënohet në varret e tij. Po mos të ishte se ju nuk do ta varrosnit njëri tjetrin, unë kisha për t’iu lutur Allahut që të ju bëjë juve të dëgjoni çka unë po dëgjojë prej dënimit në varrë.” Pastaj u kthye kah ne dhe tha: "Kërkoni strehim tek Allahu prej dënimit të Zjarrit të Xhehenemit...” Transmetuar prej Muslimit 2857.
 
 
 
Allahu thotë (interpretimi i kuptimit):

Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medinës që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t’i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh. [et-Teube 9:101]

Katadeh dhe el-Rabi ibn Enesi tha në lidhje me shprehjen "Ne do t'i dënojë ata dy herë": Një herë në këtë botë, dhe të dytën është ndëshkimi në varr.

Në hadithin për marrjen në pyetje prej dy engjëjve dhe për dënimin në varr, fjalën hipokrit (munafik), apo skeptik (murtab) në shumë raporte, është përmendur në mënyrë të qartë, ashtu si në raportin e transmetuar nga al-Buhariu (1374) nga Enesi (All-llahu qoftë i kënaqur me atë): "... sa për kafirin dhe hipokritin, do t'i thuhet atij ...". Dhe në el-Sahihejn është transmetuar nga Esma '(All-llahu qoftë i kënaqur me të): "Sa për hipokritin apo skeptikun ..."

Ndryshimi i fesë së All-llahut, duke ndaluar atë që Allahu ka lejuar, ose lejimin e asaj që Ai ka ndaluar

Dëshmia se ky ndryshim i fesë së All-llahut është një nga shkaqet e dënimit në varr është fjala e Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): "Unë e pashë 'Amir ibn Amr el-Khuzaa'i duke i tërhequr zvarrë zorrët e tij në ferr. Ai ishte i pari i cili kishte futur institucionin e el-sa'ibah. "Transmetuar nga el-Buhariu, 4623.

Sa'ibah ishte ajo-deve, lopë ose dele që ata do ta lenin që të kullotë për hir të perëndive të rreme, dhe nuk e kalëronin atë, apo ta hanin apo ta përdornin për të bartur barrë. Disa prej tyre do të zotoheshin për të bërë një pjesë të pasurisë së tyre saa'iben.

Sheikh el-Islam Ibn Tejmija (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Arabët, prej mesit të bijve të Isma'ilit dhe të tjerëve, që jetonin në rrethinat e Shtëpisë së Lashtë që ishte ndërtuar nga Ibrahimi dhe Isma'ili, ishin hanif (monoteist) të cilët e pasonin fenë e Ibrahimit, derisa një nga udhëheqësit e Khuza'ah, ibn Amr ibn 'Luhaj, e ndryshoi fenë e tij. Ai ishte i pari i cili e kishte ndryshuar fenë e Ibrahimit për në shirk dhe ndalojë gjërat që All-llahu nuk i kishte ndaluar. Për këtë arsye Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Unë pashë ibn Amr Luhaj duke i tërhequr zvarrë zorrët e tij." Dakaa'ik el-Tefsir, 2 / 71.

Mos kujdesi për t’iu shmangur urinës që mos të bie në veten tuaj, dhe përhapja e thashethemeve me qëllim të keq në mesin e njerëzve

Transmetohet se Ibn Abbasi ka thënë: i Dërguari i All-llahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kaloi pranë dy varreve dhe tha: "Ata janë duke u ndëshkuar, por ata nuk po dënohen për diçka që ishte e vështirë për tu shmangur. Një prej tyre e ka pas zakon që të ecë për të përhapur nemimah (thashetheme me qëllim të keq) dhe tjetri nuk është kujdesur që ti shmanget urinës mos ti bie atij. "Transmetuar nga el-Buhari (218) dhe Muslimi (292).


Fjalët në hadith, "Ata vdiqën në shirk,” jep me kuptua se shirku është shkak për të dënuarit në varrë.

Hipokrizia është njëra prej shkaqeve e të dënuarit në varrë

Hipokritët janë ata të cilët më së shumti e meritojnë të ndëshkohen në varr. Si mund të jetë ndryshe kur ata janë ata që do të zënë nivelin më të ulët të Xhehennemit?

Është transmetuar nga Ibn Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Shumica e dënimeve në varrë janë për shkak të urinës, pra keni kujdes që ti shmangeni asaj. "Transmetuar nga el-Daarakutni dhe është klasifikuar si sahih nga el-Albani në Sahih el-Tergieb (1 / 152).

Gibah (shpifja)

Bazuar në këtë, el-Buhari (Allahu e mëshiroftë) ka përfshirë një kapitull në Kitab el-Xhena'iz (Libri i Funeraleve) që e emëroi: "Dënimi në varrë për shkak të shpifjes dhe urinës." Pastaj ai transmetoi aty hadithin rreth dy varre të cituara më lart, përveç se versioni i el-Buhariut nuk përmend shpifjen, por ai flet për nemimah (thashetheme me qëllim të keq), por siç ishte zakon i tij, ai i referohej asaj që është transmetuar në disa versione të hadithit: "Sa për tjetrin, ai po dënohet për shkak të shpifjes."

Transmetuar nga Ahmedi (5 / 35); klasifikuar si sahih nga el-Albani në Sahih el-Teargib- ue'l - Terhib (1 / 66)

Të gënjyerit

Sipas hadithit të Samurah ibn Xhundub (All-llahu qoftë i kënaqur me të), Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

"... Ne erdhëm tek një njeri që ishte shtrirë në shpinën e tij, dhe një njeri duke qëndruar me këmbë mbi të, duke e mbajtur një grep të hekurit. Ai vuri grepin në gojën e njeriut dhe e shqeu atë pjesë të fytyrës së tij deri mbrapa (qafës së tij), dhe ai ia grisi hundën e tij dhe syrin e tij prej përpara nga mbrapa në një mënyrë të ngjashme. Pastaj ai iu kthye anës tjetër të fytyrës së njeriut dhe e bëri të njëjtën gjë. Sapo e kishte përfunduar anën e dytë, vetëm se ana e parë ishte kthyer përsëri në gjendjen e mëparshme, pastaj ai u kthye dhe bëri të njëjtën gjë përsëri. Unë i thashë të dy shokëve të mi, 'Subhan Allah! Kush janë këta dy persona? "

Në fund të hadithit, ai tha se lidhur me këtë i cili është duke u ndëshkuar: "Është një njeri që del nga shtëpia e tij në mëngjes dhe tregon një gënjeshtër që është aq serioze sa që ajo përhapet në të gjithë botën". Transmetuar nga el-Buhariu (7074).

Të larguarit prej Kuranit pas të mësuarit të tij, të flesh dhe të lejosh që të ik një namaz i obliguar

Në hadithin e ibn Xhundub Samurah ai ka thënë: i Dërguari i All-llahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "... ne erdhëm përmes një njeriu i cili ishte i shtrirë, dhe një njeri duke qëndruar me këmbë mbi të, duke e mbajtur një gur të madh. Ai e hodhi gurin në kokën e njeriut, duke e shtypur atë. Guri u rrokullis, dhe ai i cili e kishte hedhur atë shkoi pas tij, dhe e murr atë. Me kohë ai u kthye te njeriu, koka e tij ishte rikthyer në gjendjen e mëparshme. Pastaj ai (i cili kishte hedhur gurin) bëri të njëjtën që ai kishte bërë më parë. Unë i thashë të dy shokëve të mi, 'Subhan Allah! Kush janë këta dy persona? " ... 'Njërin që e pe me kokën e tij duke u thyer me gur, ishte njeriu që e kishte mësuar Kuranin pastaj ai e kishte braktisur atë, dhe ai shkonte për të fjetur, dhe e neglizhonte namazin farz.

Sipas një versioni tjetër: "Sa për njeriun që ke parë me kokën e tij duke u shtypur nga një gur, ai është një njeri i cili mësoi Kuranin pastaj e braktisi atë dhe atë e zuri gjumi dhe humbi namazin farz." Transmetuar nga el-Buhariu (7076).

Al-Hafiz ibn Haxher (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë se ky raport është më i qartë se sa i pari. Kuptimin i dukshëm i të parit është se ai është duke u dënuar për shkak të mos leximit të Kur'anit gjatë natës, ndërsa raporti i dytë tregon se ai është duke u dënuar për atë se ai ka fjetur dhe i ka ikur namazi farz. Ai tha: Ka mundësi të jetë se dënimi është për të dy, për mos leximin e tij (Kur’anit) dhe për mos veprimin me atë.

Ibn Haxheri ka thënë: Ibn Hubejreh tha: Braktisja e Kur'anit, pasi ta kesh mësuar atë është një krim i rëndë, sepse ai mund të thotë se ai ka parë në të diçka që e bëri atë të braktisë atë, dhe për shkak se ai e ka braktisur një prej gjërave më fisnike, domethënë Kuranin, ai duhet të dënohet në pjesën më fisnike të trupit të tij, e cila është koka. Fet'h el-Bari, 3 / 251

Për konsumim të Ribas – (Për përdorimin e kamatës)

Në hadithin e Samurah (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë:

"... Pra, ne vazhduam dhe erdhëm tek një lumë - unë mendoj se ai tha, i kuqë si gjaku. - Në lum kishte një njeri që po notonte, dhe atje në breg ishte një njeri i cili kishte mbledhur shumë gurë. Përderisa notuesi ishte duke notuar, njeriu që kishte mbledhur gurët iu afrua atij. Notuesi e hapi gojën e tij dhe njeriu në breg e hodhi një gur në të, pastaj notuesi vazhdoj të notoj. Sa herë që ai kthehej, ai e hapte gojën e tij përsëri, dhe njeriu në breg ia hidhte një gur në gojën e tij. ... Njeriu që e pe duke notuar në lumë ku gurët i hidheshin në gojën e tij është ai i cili ka konsumuar Riba (fajde-kamat). "

ZINA (tradhti bashkëshortore, marrëdhëniet të paligjshme seksuale)

Në hadithin e Samurah (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë:

"Kështu ne vazhduam, dhe erdhëm në diçka si një tanur (një lloj furre, e veshur me baltë, që zakonisht përdoret për të pjekur bukë). - Unë mendoj se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë, në këtë furrë kishte shumë zhurmë dhe zëra. Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shtoi: - Ne shikuam në të dhe pamë burra dhe gra lakuriq. Një flakë e zjarrit u arrinte atyre nga poshtë, dhe kur i arrinte ata, ata fillonin të bërtisnin me zë të lartë. I pyeta ata: "Kush janë këta?" ... Burrat dhe grat lakuriq që ke parë që i ngjan një ndërtimi të një furre janë lavirët dhe laviret. "

Ti urdhërosh të tjerët në të mirë dhe duke harruar veten

Kjo ishte transmetuar se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Në natën në të cilën unë u morra në Natën e Udhëtimit (Isras), unë pash burra ku buzët e të cilëve ishin prerë me gërshërë zjarri. Unë i thashë: 'Kush janë këta, o Xhibril? " Ai tha: "Këta janë hatibët të umetit tënd që e kanë pas zakon që ti urdhërojnë njerëzit për drejtësi dhe e kanë harruar vetën e tyre, dhe ata e kanë lexuar librin e Allahut, por ata nuk kanë vepruar sipas tij." Transmetuar nga Ahmedi, 3 / 120; klasifikuar si sahih nga el-Albani në el-Sahihah el-Xhemi (291).

Sipas el-Bejhakiut: "Në natën në të cilën unë u morra në Natën e Udhëtimi, unë kam ardhur tek disa njerëz buzët e të cilëve ishin prerë me gërshërë zjarri. Sa herë që ju preheshin (buzët), prapë ju rivendosnin. Unë i thashë: "O Xhibril kush janë këta?" Ai tha: "Hatibet e umetit tënd që e thanë atë që nuk e vepruan, dhe ata e lexuan Librin e Allahut, por ata nuk vepruan sipas tij." Transmetuar nga el-Bejhekiu në el Shu'ab-Eman; klasifikuar si hasen nga el-Albani në Sahih el-Xhemi '(128).

 
Prishja e agjërimit në Ramazan pa arsyetim

Transmetohet se Ebu el Umameh-Bahili (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku thotë: "Derisa unë isha duke fjetur, dy njerëz erdhën tek unë dhe më morën për krahësh, dhe ata më çuan në një kodër dhe më thanë: "Ngjitu lartë." Unë i thashë: "Unë nuk mund. Ata thanë: "Ne do ta bëjmë të lehtë për ty." Kështu që unë u ngjita lartë derisa, arrita në maje të kodrës, dëgjova britma me zë të lartë. Unë i thashë: "Çfarë janë këta zëra?" Ai tha: "Këto janë klithmat e popullit të Xhehenemit." Pastaj ata më morën mua, dhe unë pashë disa njerëz varur nga këmbë e tyre, me anët e shqyer të gojëve të tyre, si dhe anët e gojëve të tyre ishin të mbushura me gjak. Unë i thashë: 'Kush janë këta? " Ai tha: "Ata janë ata që e prishën agjërimin para se të ishte lejuar që ata të bëjnë ashtu." Transmetuar nga Ibn Hibani dhe el-Hakim (1 / 210, 290); klasifikuar si sahih nga el-Albani në el - Sahihah (3951).

Vjedhje nga plaçka e luftës

Kjo tregohet nga hadithi i Ebu Hurejres (All-llahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me njeriun që vodhi një veshje nga plaçka e luftës, dhe Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha: "Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, veshjen që ai mori nga plaçka në ditën e Hajberit kur ajo nuk ishte ndarë ende është duke e djegur atë me zjarr. "Transmetuar nga el-Buhariu (4234) dhe Muslimi (115).

 
Zvarritja e veshjes prej mendjemadhësisë

Kjo tregohet nga hadithi i Ibn Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të), sipas të cilit Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Derisa një njeri e tërhiqte zvarrë veshjen e tij nga kryelartësia, ai u gëlltitë nga toka dhe ai do të vazhdojë të zhytet në të deri në Ditën e Ringjalljes. "Transmetuar nga el-Buhariu (3485) dhe Muslimi (2088).
 

Të vjedhësh nga haxhinjët

Kjo tregohet nga hadithi i Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur me të) në lidhje me namazin e eklipsës, në të cilën ai thotë se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Xhehenemi u soll dhe kjo ishte kur ju më patë mua duke u tërhequr mbrapa nga frika se flakët e tij mund të më prekin mua. Unë pashë aty pronarin e shkopit të lakuar (si grep), duke i tërhequr zvarrë zorrët e tij në zjarr, ai e ka pas zakon që të vjedh nga haxhinjët me shkopin e tij të lakuar, dhe në qoftë se ai zbulohej ai thoshte: "Ajo u kap për shkopin tim të lakuar, por nëse ai nuk u vërente atëherë ai e merrte atë. "Transmetuar nga Muslimi (904).

 
Zënia e kafshëve dhe torturimi i tyre dhe duke mos qenë i mëshirshëm ndaj tyre

Sipas hadithit Xhabirit rreth namazit të eklipsës, Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Dhe aty e pashë një grua që kishte një mace të cilën ajo e kishte lidhur dhe nuk e kishte ushqyer, dhe ajo nuk e kishte lënë qe ajo të ha nga parazitët e tokës, deri sa ajo kishte vdekur nga uria. "Transmetuar nga Muslimi (904).
 

El-Bejhekiu ka thënë në librin e tij Ithbat Adhab el -Kabr (f. 97):

Kur ai e kryente namazin e eklipsit, ai e pa atë që po i tërhiqte zvarrë zorrët e tij në Xhehenem, dhe atë i cili ishte duke u dënuar për vjedhje, dhe gruan që ishte duke u dënuar për një mace. Ata ishin bërë eshtra të kalbur në varret e tyre sa i përket njerëzve të kohës së tij, por ata që faleshin me të nuk shohin atë që ai e pa. Fund i citatit.
 

Borxhi

Një nga gjërat që e dëmtojnë të vdekurin në varrin e tij është edhe borxhi që ai e ka borxh. Transmetohet se Sa'd ibn el-Atwal tha: "Vëllai im vdiq dhe i la pas tij treqind dinarë, dhe ai la prapa fëmijë të vegjël. Doja të shpenzoja për ata, por i Dërguari i All-llahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha: "Vëllai yt është burgosur nga borxhi i tij, kështu që shko dhe paguaje atë." Kështu unë shkova dhe e pagova atë, pastaj i erdha dhe thash: "O i Dërguari i All-llahut, e kam paguar atë për atë, dhe nuk ka mbetur asgjë, përveç se një grua që është duke pretenduar për dy dinarë, por ajo nuk ka ndonjë dëshmi. Ai tha: "Ia jep ato asaj, sepse ajo është duke e thënë të vërtetën." Transmetuar nga Ahmedi (16776) dhe Ibn Maxhe (2 / 82); klasifikuar si sahih nga el-Albani në Sahih el-Xhemi '(1550). Islam Q&A .

burimi  nga :botaislame


Lexuar: 8791 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 29-June-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |