-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Martë | Data: 17-Janarë-2017 | Ora: 07:46
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dallimi midis sprovës dhe ndëshkimit


Gjithsecili që i duron këto sprova me durim do të shpërblehet, por nëse reagon me hidhërim (zemërim), atëherë do të fitojë Zemërimin e Allahut.
 
Falënderuar qoftë Allahu. Paqja dhe bekimet qofshin për të Dërguarin e Tij, Muhamedin, mëshirën e mbarë njerëzimit, dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë atë deri në Ditën e Fundit të kësaj bote. Ndëshkimet janë pasojë e asaj që njerëzit veprojnë (bëjnë keq). Sprovat janë teste dhe prova, të cilat Zoti i dërgon për të provuar njerëzit. Njerëzit mund të sprovohen me gjëra të mira ose të këqija.
 
Lidhur me ndëshkimin Allahu thotë në Kuran: "Çfarëdo e mire që të vjen është nga Allahu, e nëse të vjen ndonjë e keqe është nga vetë ti”. (Sure Nisa: 79).
 
 
Lidhur me shprehjen "është nga vetë ti” Katade thotë: "dënimi është për ty, o bir i Ademit, për shkak të mëkatit tënd.” Ebu Salihu thotë: "e nëse të vjen ndonjë e keqe është nga vetë ti” nënkupton "për shkak të mëkatit tënd, dhe Unë (Allahu) jam Ai që e urdhëroj atë për ty”. (Tefsiri i Ibën Kethirit). Allahu gjithashtu thotë: "Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai ju fal.” (Sure Shura: 30).
 
 
Ibën Kethiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "Çfarëdo fatkeqësie t’ju ndodh, o njerëz është për shkak të veprave të këqija që ju tashmë i keni bërë, dhe ‘Ai fal shumë’ iu referohet veprave të këqija- Ai nuk ju dënon juve për ato vepra, por Ai i fal ato.” "E sikur Allahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në çastin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se Allahu i ka parasysh robërit e vet”. (Sure Fatir: 45).
 
 
Lidhur me sprovat, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë për të, thotë: "Kur Allahu e do një popull, Ai e sprovon atë, dhe kushdo që ka durim, le të ketë durim, dhe kushdo që shqetësohet, le të shqetësohet.” (Imam Ahmedi, Sahih el-Xhami: 1706). I Dërguari i Allahut gjithashtu thotë: "Niveli (madhësia, sasia) i shpërblimit do të jetë në përputhje me lartësinë (madhësinë) e sprovës. Kur Allahu e do një popull, Ai e sprovon atë, dhe kushdo që është i kënaqur, le të jetë i kënaqur, dhe kushdo që zemërohet, le të zemërohet.” (Tirmidhiu, 2320, Sahih el Xhami: 2210).
 
 
Përvijimet vijuese tregojnë shumë qartë dallimin midis sprovës dhe ndëshkimit: Nëse fatkeqësia (sprova) rezulton nga kryerja e një akti si bindje ndaj Allahut, p.sh., të qenit i plagosur në rrugë të Allahut, humbja e parave kur të migrosh për hir të Allahut, ose humbja e një pune për shkak se je mysliman, ose për shkak të përparimit tënd në zbatimin e ndonjë detyrimi në islam, atëherë kjo është sprovë. Gjithsecili që i duron këto sprova me durim do të shpërblehet, por nëse reagon me hidhërim (zemërim), atëherë do të fitojë Zemërimin e Allahut.
 
 
 
Nëse fatkeqësia rezulton nga mëkate të tilla, si sëmundjet e transmetuara seksuale, ose sëmundjet e shkaktuara nga pirja e alkoolit dhe përdorimi i drogës etj., atëherë ky është ai lloj ndëshkimi që vjen në këtë botë (në krahasim me të qenit i afatizuar gjer në Ahiret). Nëse fatkeqësia nuk është e lidhur, as me veprën e mirë, as me mëkatin - të tilla si lloje të tjera sëmundjesh, humbja e fëmijës, dështimi në biznes - atëherë ajo varet nga situata (gjendja) e njeriut.
 
 
Nëse ai është i mirë dhe i devotshëm, kjo është një sprovë dhe nëse ai është mëkatar, kjo është ndëshkim për të. Fatkeqësia mund të jetë një ndëshkim për t’i pastruar mëkatet, ose mund të jetë një sprovë duke pasur si qëllim ngritjen e statusit (gjendjen) të njeriut dhe ngritjen e sevapeve të tij - kjo mund të jetë e përcaktuar nëse një njeri është i bindur ose jo. Një njeri nuk duhet ta lavdërojë veten, madje vlen e kundërta, ai duhet ta kritikojë veten për të metat e tij e të përpiqet të arrijë përsosmërinë. Njeriu do të përfitojë nga fatkeqësitë që e godasin në çdo rast, nëse ai bën durim dhe shpreson shpërblim tek Allahu.
 
 
Përshtati nga anglishtja:
Fitim NUHIU (revista AlbIslam nr.59


Lexuar: 1305 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-Korrik-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |