Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 07:56
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dhurata më e mirë në xhennet


Dhurata më e madhe, më me vlerë dhe më e lartë, pa dyshim se është shikimi në Fytyrën e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe dëgjimi i bisedës së Tij.

Transmeton Imam Muslimi nga Suhejbi [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Kur banorët e xhennetit të hyjnë në xhennet. Atëhere All-llahu do tu thotë: a dëshironi edhe diç ma tepër? Ata do të thonë: a nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në xhennet dhe na shpëtove nga xhehenemi.
 
 
All-llahu do ta largon mbulesën, kurse atyreve nuk u është dhënë asgjë ma e dashur për ta se sa shikimin në Zotin e tyre”. (Muslimi). Në transmetimin tjetër qëndron: pastaj e lexoi ajetin: "Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun)”. (Junus: 26).
 
 
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] saqroi se përskej dhuntive të mëdha që ua ka dhënë All-llahu në xhennet, nuk u ka dhënë gjë që është më e dashur për ta se sa shikimi në Fytyrën e Tij t Bekuar. Andaj All-llahu për kafirat ka thënë: "Jo dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre”. (Mutaffifin: 15).
 

Këtyre ua bashkoi dy llojet e denimit, denimin e zjarit dhe denimin e mosparjes së All-llahut [subhanehu ve teala], ashtu siç ua bashkoi miqve të Vet dy dhunti: dhuntinë e kënaqjes në xhennet dhe dhuntinë e kënaqjes me shikimin e All-llahut. Urime atij, i cili do të ketë nderin e madh të shikon në Zotin e botëve.
 
 
E lusim All-llahu të na bëjë nga ata që e shohin All-llahun dhe për të cilët ka thënë All-llahu: "E s'ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në Xhennet). Të mbështetur në kolltukë vështrojnë. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve”.
(El-Mutaffifin: 22-24).

Marrur nga libri: "Igathetul-Lehefan”, fq. 62
/radio-pendimi/


Lexuar: 1049 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |