Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 12:39
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Do të shohësh Fytyrën e Allahut subhanehu ue teala (në xhenet)‏


Dije, Allahu të mëshiroftë, se shikimi i Allahut subhanehu ue teala në xhenet është qëllimi kryesori, gjëja për të cilën kanë garuar dhe kanë vrapuar muslimanët e parë.

Transmetohet se Xhubejr ibn Abdullah el Bexhelij, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Një natë kemi qenë ulur me Pejgamberin salallahu alejhi ue selem dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem shikoi Hënën, dhe ishte nata e 14-të, dhe tha: "Ju do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siç po e shikoni këtë (d.m.th. Hënën), duke mos pasur pengesë në shikimin e Tij. Nëse keni mundësi që të mos ju shmangë diçka nga namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, atëherë bëjeni këtë.” Dhe pastaj e lexoi ajetin ku Allahu subhanehu ue teala thotë: "dhe lartëso lavditë e Zotit tënd para lindjes së diellit (falja e sabahut) dhe para perëndimit (falja e mesditës dhe e pasdites).” (Kaf, 39) (Buhariu 4851 Muslimi 633)

Fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: "Ju do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siç po e shikoni këtë”, d.m.th. siç po e shihni Hënën e qartë për njerëzit dhe do ta shihni me sytë tuaj.
 

Kurse fjala: "duke mos pasur pengesë në shikimin e Tij,” d.m.th. do ta shihni Allahun subhanehu ue teala pa pasur ndonjë dëm apo pengesë, sikur që keni ndonjëherë pengesë në shikimin e Hënës kur dëshironi ta shihni, ndonjëherë keni pengesë nga retë dhe nuk mund ta shihni, kurse Allahu subhanehu ue teala do të shihet qartë dhe do të shihet ashtu siç shihet Dielli dhe Hëna kur nuk ka pengesë.
 

Dhe fjala: "nëse keni mundësi që të mos ju shmangë diçka nga namazi” tregon se ka gjëra në dynja të cilat do t’ju shmangin nga këto dy namaze (namazi i sabahut dhe i ikindisë), në qoftë se keni mundësi t’u shmangeni këtyre pengesave të cilat ju pengojnë nga namazi, atëherë bëjeni, kështu që ta arrini këtë shpërblim të madh, e që është shikimi i Allahut subhanehu ue teala dhe shpërblime të tjera që ka përgatitur Allahu subhanehu ue teala për robërit e Tij.

Dhe sa shumë pengesa janë që e largojnë njeriun nga këto dy namaze, disa njerëz i pengon qëndrimi natën nga mosfalja e namazit të sabahut, kurse disa të tjerë i pengon televizioni nga falja e namazit, duke e humbur kohën në shikimin e filmave apo serialeve apo ndeshjeve të futbollit. Kurse për disa të tjerë pengesë më e madhe është gjumi.
 

Kurse disa të tjerë e kanë pengesë kërkimin e diturisë, duke ndenjur tërë natën për kërkim të diturisë dhe kjo është shkaktar që ai të mos shkojë në namazin e sabahut. Ai që rri tërë natën për të mësuar dhe kjo bëhet shkak për mospraninë e tij në namazin e sabahut dhe kjo nuk është e lejuar. Shembulli i tij është sikurse shembulli i një personi i cili mundohet të ndërtojë një shtëpi mirëpo rrënon një qytet.

Ai duhet të flejë herët pas namazit të jacisë, kështu që të zgjohet herët për namazin e sabahut dhe të mësojë pas namazit të sabahut. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Umetit tim i është dërguar bereqeti në mëngjes.” Transmeton Taberaniu në El Eusat 754, dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahih El Xhami 2841. Pra, le të kenë kujdes njerëzit, sepse shumica e të rinjve nuk e dinë këtë gjë.
 

Dhe hadithi i sipërpërmendur tregon për vlerën e madhe të këtyre dy namazeve. Disa prej selefëve kanë thënë: "Mirësia më e madhe në xhenet është ta shohësh Allahun subhanehu ue teala, kurse veprat më të mira në dynja janë këto dy namaze. Ai që është i kujdesshëm ndaj këtyre dy namazeve dhe i fal në kohë me frikërespekt duke i plotësuar të gjitha kushtet dhe sunetet e namazit, shpresojmë se do të jetë prej atyre që do ta shohin Allahun subhanehu ue teala.”

Paramendo vlerën e kësaj mirësie nga hadithi që e transmeton Suhejbi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kur banorët e xhenetit të hyjnë në xhenet, Allahu subhanehu ue teala do t’u thotë: "A dëshironi diçka tjetër t’ju shtoj nga mirësitë?” Ata do të thonë: "A nuk na ke zbardhur fytyrat tona? A nuk na ke futur në xhenet dhe na ke shpëtuar nga zjarri i xhehenemit?” Thotë: "Pastaj Allahu subhanehu ue teala do të heqë perden (pengesën) dhe nuk u është dhuruar atyre asgjë më e dashur sesa shikimi i Allahut subhanehu ue teala”, pastaj ka lexuar ajetin: "Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).” (Junus, 26) (Muslimi 181)

Dhe pa dyshim se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta shohësh Fytyrën e Zotit tënd. Pra, nëse dëshiron ta shohësh Allahun subhanehu ue teala, atëherë shpejto në namaz


Lexuar: 2610 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |