Sot është - E Dielë | Data: 19-Nëntor-2017 | Ora: 02:13
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Fryti i besimit


Kurani është fjalë e Allahut
 
Në të, Allahu e prezanton Veten tek robërit e Tij me cilësitë e Tij. Herë e prezanton Veten "nën mbulesën” e madhështisë, lartësimit, dinjitetit, e atëherë drithërohen shpirtërat, përulen kokat dhe tretet mendjemadhësia, ashtu siç tretet kripa në ujë.
 
Herë Ai e prezanton Veten me cilësitë e bukurisë dhe të përsosmërisë. E Atij është përsosja e emrave, bukuria e cilësive dhe bukuria e veprave, të cilat shfaqin vetë bukurinë e Atij. Atëherë, dashuria për Allahun e Lartësuar në zemrën e robit, fiton gjithë forcën e dashurisë, sipas njohjes së cilësive të bukurisë dhe përsosmërisë së Allahut të Lartësuar nga ana e robit.
 
 
Ndërkohë, zemra e robit mbetet e zbrazur nga çdo gjë tjetër, përveç dashurisë për Allahun e Lartësuar. E nëse dikush dëshiron, që këtë dashuri të robit ta lidhë me veten e tij, zemra e atij robi refuzon kategorikisht. Një dashuri e tillë në zemër, mbetet natyrë e saj dhe jo obligim.
 
 
 
Herë tjetër, Allahu i Lartësuar, prezantohet me cilësitë e mëshirës, mirësisë, dashamirësisë dhe bamirësisë. E kur ndodh kjo gjë, atëherë tek robi fillon të burojë forca e shpresës ndaj mëshirës së Allahut, shtrihet shpresa e tij, forcohet aspirata e tij dhe kalon tek Zoti i tij. Shpresa e tij fillon të drejtojë rrjetin e rrugës së tij dhe sa më shumë forcohet ajo, aq më shumë përmirësohen veprat e robit, siç ndodh me bujkun, që sa herë që i forcohet shpresa për frutdhënie, e mbush tokën me të mbjella, e nëse i dobësohet kjo shpresë, atëherë e lë mbas dore mbjelljen.
 
 
Kur Allahu i Lartësuar e prezanton Veten me cilësitë e drejtësisë, hakmarrjes, zemërimit, pakënaqësisë dhe ndëshkimit, atëherë tek robi mposhtet nxitja e shpirtit dhe bie forca e tij në epsh, zemërim, argëtim, dëfrim dhe në lakmi ndaj të ndaluarave, e ndërkohë, robi hipën në një mjet, ku drejtimi i tij bëhet nga frika, mbrojtja dhe kujdesi.
 
 
Kur Allahu i Lartësuar e prezanton Veten me cilësitë e urdhërit dhe të ndalimit, të premtimit dhe porosisë, dërgimit të profetëve, zbritjes së librave, vendosjes së ligjeve, atëherë nga këto cilësi buron forca e interpretimit dhe e realizimit të urdhërave të Tij, si dhe kumtimi i tyre, këshillimi me to, përmendja dhe tërheqja e vëmendjes mbi to, të besuarit në lajmërimin dhe interpretimi i asaj që kërkohet, e largimi nga ajo që është ndaluar.
 
 
 
Kur Allahu i Lartësuar prezantohet me cilësitë e dëgjimit dhe të shikimit, atëherë tek robi lind forca e turpit. Ai turpërohet nga Zoti i tij, nëse Ai sheh tek robi atë që nuk i pëlqen, dëgjon nga ai atë që nuk i pëlqen ose fsheh në brendësinë e tij atë që Zoti i tij e urren. Kështu që lëvizjet, fjalët dhe mendimet e robit, mbeten të peshuara nga peshorja e ligjit të Allahut, e jo të neglizhuara e as të lëna nën ligjin e natyrës (së njeriut ) apo të dëshirave (epsheve) të tij.
 
 
 
Kur Allahu i Lartësuar prezantohet me cilësitë e mjaftimit të Tij për robin (d.m.th robit i mjafton Allahu), e plotësimit të nevojave të robit, e drejtimit të rrisqeve të robërve, e largimit të fatkeqësive nga ata, e ndihmës së Tij mbi të dashurit e Tij, mbrojtjes dhe përkujdesjes së veçantë për ta, atëherë tek robi lind forca e mbështetjes tek Allahu i Lartësuar, ngjallet kënaqësia ndaj Allahut e ndaj gjithçkaje që Ai sjell mbi robin e Tij.
 
 
 
Kështu që, robi ndërmerr gjithçka që e kënaq të Lartin (i lartësuar qoftë!) Mbështetja tek Allahu i Lartësuar në kuptim përmban dijen e robit mbi të mjaftuarit e Allahut për robin, zgjedhjen e drejtë (të mirë) të Allahut për robin e Tij, besimin që ka ai tek Allahu dhe të qënurit i kënaqur robi, ndaj asaj çfarë bën Zoti i tij dhe çfarë zgjedh për të.
 
 
E kur Allahu i Lartësuar e prezanton Veten me cilësitë e krenarisë dhe madhështisë, atëherë robi ndihet i qetë, pasi atij i arrin përulja ndaj madhështisë së Allahut, nënshtrimi ndaj krenarisë së Tij, ndrojtja (frikërespekti) e zemrës dhe e gjymtyrëve ndaj Allahut të Lartësuar. Atëherë, në zemrën e robit, në gjuhën, gjymtyrët dhe në rrugën e tij, zë vend qetësia dhe butësia dhe largohet mendjelehtësia dhe vrazhdësia.
 
 
 
Allahu i Lartësuar e bën të njohur Veten tek robërit e tij, herë me cilësitë e Tij të larta, herë me emrat e Tij të bukur. Pra, duhet që robi të dashurojë për cilësitë e dashura e të veçanta hyjnore, të ketë mall për takimin me Zotin e tij, të jetë i lumtur në shërbim të Tij, të konkurojë në afrimin tek Ai, Zoti i tij, qëllimi i tij i vetëm. Po kështu, ai duhet të dëshmojë cilësitë e larta dhe të mbështetet tek Ai (Allahu), të ketë nevojë për Allahun, t’i kërkojë ndihmë Atij, t’i nënshtrohet dhe t’i përulet vetëm Atij.
 
 
 
Përsosja e kësaj është që: Robi të dashurojë Zotërimin e Allahut në kada dhe kader, begatinë e Allahut në sprovim, dhënien e Tij në pengim, mirësinë, bamirësinë dhe mëshirën e Tij, drejtësinë e Tij në hakmarrje, bujarinë e Tij në falje dhe mbulim mëkatesh. Gjithashtu, duhet të dashurojë mençurinë dhe begatinë e Allahut në urdhërin dhe në ndalimin e Tij, krenarinë e Tij në kënaqësinë dhe zemërimin e Tij, maturinë e Tij në neglizhencën e Tij, bujarinë e Tij në pranim dhe panevojshmërinë e Tij.
 
 
E nëse ti e lexon me vëmendje e përkushtim Kuranin, (të thellohesh në të) dhe kërkon mendimet e teologëve mbi të, ai (Kurani) do të paraqesë: Sunduesin, Mbikëqyrësin mbi shtatë qiejt në Arshin e Tij. Drejton çështjet e robërve të Tij, urdhëron e ndalon, dërgon të dërguar, zbret libra, kënaqet dhe zemërohet, shpërblen dhe ndëshkon, jep dhe ndalon, nderon dhe poshtëron, ul dhe lartëson, shikon dhe dëgjon që nga sipër shtatë qiejve, di të hapurën dhe të fshehtën, vepron ç’të dëshirojë, i cilësuar me gjithë përsosmërinë, i pastër nga çdo e metë, nuk lëviz as sa grimca e as më e madhe, përveçse me lejen e Tij, nuk bie as edhe një gjethe pa qenë në dijen e Tij, nuk mund të ndërmjetësojë askush tek Ai, përveçse me lejen e Tij, nuk ka për robërit e Tij as mbrojtës, as ndërmjetës, përveç Tij.
 
 
Si përfundim themi se të thelluarit në Kuran sjell njohjen e Rrahmanit.
 
 
Përgatiti: Erion Sula


Lexuar: 445 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-Maj-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |