-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Martë | Data: 28-Marsë-2017 | Ora: 14:59
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ku do të jesh ti nesër ....?!


Falenderimi i takon vetëm Allahut , kurse Salavatet ia dergojm Muhammedit alejhi selam , Familjes se tij , shokve të tij dhe të gjith atyre qe e ndjekin rrugen e tij .
Ku je ti tash ?
Pastaj ku do të jesh ti nesër ?
Ti tash jeton në një shtepi të gjerë , ndersa nesër do të jesh në varr të ngusht dhe të frikësuar .
Ti tash jeton mbi tok mirpo nesër ti do të jesh prej banorve të varrit .
Ti sot je i bukur nëser krymbat do të han nga kjo bukuria jote .
Ti sot je i fort kurse nesër do të shkaperderdhen eshtrat tu dhe do të bëhen pluhur.

Ti sot do t`vdesësh kurse nesër do të ringjallesh .
Nesër do të zbritesh prej pallatit ( shtepis ) tënde në varrin e erret , dhe prej shpreses se gjat ne përfundimin e jetës tënde , dhe prej mendimit dhe zenjes me telashet e njërzve ne mendimin e vetës tënde dhe telashes tënde .

Megjithkëtë ti je i zën ende me dynjan dhe i larguar nga rruga e Allahut dhe ibadetet e tij , ty të ka mashtruar pasuria dhe e ke harruar varrin dhe diten e ringjalljes , ti po zbukurohesh ne anen e jashtme kurse anen e mbrendshme që Allahu e ka lyp nga ti e ke harruar .
 

Allahu po të thirr duke thënë :
1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijëve, të pozitës)!
2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!

5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).

6. Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.

7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.

8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).Tekathur 1-8
 
Ende po vazhdon duke qenë i zën ndersa Allahu po te thirrë : Ju njerëz dinie se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. Hadid 20.
 
Po vazhdon duke qenë i zën kurse Hasan basriu po të thirrë duke ta treguar të vertetën e dynjas dhe po thotë : Kjo dynja është që : Kush është i shendosh do të smundet , kush u sigurua në të u pendua ,kush u varfrua mbeti i piklluar , kush u bë i pasur u sprovua , ne pasurin hallall do të pyetësh kurse për pasurin haram do të denohesh .
 
 
Ende po vazhdon duke shpresuar kot dhe i larguar nga puna , fillo dhe puno e pendohu q`far pret , vdekja do të vie ndoshta pa e përfunduar këtë lexim prandaj ngrihu , ngrihu q`far pret ngriu pendohu tek Allahu ngrihu dhe fali 2 reqate Namaz Pendimi
 
O rob i Allahut tutju Allahut dhe mos merr asgje përveqse me hakk dhe të drejt .
O rob i Allahut , tutju Allahut , dhe mos i bë askujt pasdrejtësi .
O rob i Allahut , tutju Allahut, dhe mos ha haram dhe gjera të ndaluara .
O rob i Allahut , tutju Allahut , dhe mos iu afro gjynaheve .
O rob i Allahut , tutju Allahut, dhe ule shikimin tënd .
O rob i Allahut ,tutju Allahut , dhe mos ndegjo haram .
O rob i Allahut , tutju Allahut , dhe pastro vetën tende nga dytsyrat dhe shirkijatet e kufret e zemres tende .
Allahu po të therrët : Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi . Isra 36.
 
 
O rob i Allahut mos u bë mendjemadh ndaj ibadetit dhe urdhrave të Allahut .
Allahu po të thërret :
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt. Isra 37-38
 
Ti nesër vella i nderuar do të jesh ne shtratin e vdekjes kurse familja dhe te afermit afer teje , mirpo ata skan kurfar force dhe fuqie që të ndihmojn ty , as dobi as dëm prandaj mendo dhe pendohu o vella i nderuar .
Mjekët smunden me të ndihmuar asgjë të gjith binden se ti tash po ndahesh nga jeta e kësaj botes dhe do të udhtosh , dhe udhëtimi yt dihet se ku do të dergojn , prandaj kthehu pendohu .
 

Në këto momente ngjyra jote fillon të ndryshon , fuqia jote dobësohet të bashkohen kembet tua dhe duart tua më slevizin kurse shikimi yt do të jet i frikësuar .
 
Në këto momentë të vjen meleku i vdekjes për ta marr shpirtin dhe për të dërguar në boten tjetër.
Melaqja e vdekjes i cili hyn tek kryetaret , ministrat , mbretrit , pa leje sepse lejen e merr nga sunduesi i qiejve dhe tokes .
 
Të vjen melaqja e vdekjes për ta marr shpirtin dhe për të transferuar prej ksaj dynjas në boten e shperblimit ose denimit , dhe fillon me ta marr shpirtin duke filluar nga kembet pastaj barkut e ti , ti ne këto momente je në mes jetës dhe vdekjes , gjysma jote me të vdekurit e gjysma tjetër me të gjallet .
 
Kujto vetën tënde në këtë moment e ti ua thua lamtumiren femijve tu duke i shikuar për herën e fundit dhe smudnesh as të flasesh.
 
 
Gjithashtu ua thua lamtumiren të afermve tu të dashurve tu shokve tu duke shikuar nga ana e djatht e nga ana e majt , dhe sikur ju thu ti atyre : Për këtë ditë përgadituni ...për kët ditë falni namaz ...për këtë ditë jep sadaka ... për këtë ditë agjeroni ... për këtë ditë falni namaz nate ...
 
Ku do të jesh nesër ...?!

Nesër do të jesh para melaqes se vdekjes dhe ai ta merr shpirtin , dhe kur shpirti arrin ne fyt dhe kjo është situata me e veshtir për njëriun dhe ky është vendi që Allahu ka treguar për të në Kur`an dhe ka thënë :
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
E ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. Vakia 83-85.
Dhe thotë Allahu :
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
Dhe thuhet (nga familja e të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
Dhe ai bindet se ai po ndahet.
E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet (Kijame 26-30.)
 
 
Ndalu dhe mendo : melaqja e vdekjes ta ka marr shpirtin të ka lën të vdekur , e djali yt të puth në ballin tënd , kurse nëna jotë tëshikon në dy syt e tu , mirpo mjerë për ty mjer për ty ... ti dot vdesësh .. po është e vertetë se dot vdesësh .
 
 

Sepse fjala e Allahut ka ardh dhe caktimi i tij patjeter do të ndodh , thotë Allahu : Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka fatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.Junus.. 49.
 
 
Po ti do të vdësesh sepse Allahu ka thënë : Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. Ali imran 185 .
 
Dhe se fundi e lusim Allahun me vdek me fjalen e fundit : La ilahe il-lAllah Muhammed Resulullah .

Mos na harroni ne duat e juaja të Sinqerta .
Allahu ju shperbleft me xhennetin Fidews
 
Perktheu : Ebu Hamza

shoqatarealiteti.net & realitetiislam.net


Lexuar: 575 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |