Sot është - E Dielë | Data: 19-Nëntor-2017 | Ora: 09:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kush është kompetent të bëjë hallallin dhe haramin?



Allahu i Lartësuar tregon në Kuranin Famëlartë, se si ranë në këtë lloj shirku popujt e mëparshëm, ku na tregon: "Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)”.
 
 
Në një hadith të saktë përcillet, se kur i dëgjoi këto ajete shoku i Profetit sal-lallahu alejhi ue selem, Adij ibën Hatimi i tha Profetit: "Po ne nuk i kemi adhuruar ata”. Profeti e pyeti: "A nuk i bënin ata gjërat e ndaluara të lejuara dhe ju i konsideronit si të lejuara (hallall)? A nuk i bënin ata gjërat e lejuara të ndaluara dhe ju i konsideronit si të ndaluara (haram)?” "Po -u përgjigj ai-, kjo është e vërtetë”. Atëherë Profeti i tha: "Ky është adhurimi që i bënit ju atyre”
 
 
 
Feja Islame në të gjithë tërësinë e saj është e ndërtuar mbi dispozita mes urdhërimit dhe ndalimit, hallallit dhe haramit , prandaj që njerëzit të jenë të orientuar siç duhet me këto dispozita, Islami nuk e ka lënë këtë derë të hapur që ta përdorë kush të dojë e si të dojë, porse ka treguar se ajo është specifikë e Allahut, Ligjvënësit të drejtë e plot urtësi: "Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi (gjykimi). Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!” Pra, në këtë pikë Islami e ka të përcaktuar, se ai që zotëron të bërit hallall dhe haram është vetëm Ligjvënësi i drejtë -Allahu i Lartësuar-, duke e hequr këtë kompetencë nga duart e njerëzve. Kështu që nuk ka mundësi askush që ta marrë këtë të drejtë, qoftë ai monark, sulltan apo dijetar.
 
 
 
E gjithë kjo fjalë na tregon qartë dhe prerë, se hallall është vetëm ajo që është e lejuar në tekstet e Kuranit dhe Sunetit , sikurse haram është vetëm ajo që është e ndaluar po në këto dy burime. Ndaj çdokush që përpiqet që një gjë të tillë ta bëjë të drejtë dhe funksion të tijin, ai sigurisht që e ka kaluar kufirin dhe ka kundërshtuar të drejtën hyjnore në legjislacionin për krijesat. Madje nëse njerëzit i pasojnë të parët e tyre –qofshin pushtetarë apo dijetarë-, në bërjen hallall apo haram të gjërave, të cilat nuk janë të tilla në Kuran dhe Sunet, ata s’kanë bërë gjë tjetër përveçse i kanë marrë këta njerëz si zota në vend të Allahut.
 
 
 
Allahu i Lartësuar tregon në Kuranin Famëlartë, se si ranë në këtë lloj shirku popujt e mëparshëm, ku na tregon: "Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)”. Në një hadith të saktë përcillet, se kur i dëgjoi këto ajete shoku i Profetit sal-lallahu alejhi ue selem, Adij ibën Hatimi i tha Profetit: "Po ne nuk i kemi adhuruar ata”. Profeti e pyeti: "A nuk i bënin ata gjërat e ndaluara të lejuara dhe ju i konsideronit si të lejuara (hallall)? A nuk i bënin ata gjërat e lejuara të ndaluara dhe ju i konsideronit si të ndaluara (haram)?” "Po -u përgjigj ai-, kjo është e vërtetë”. Atëherë Profeti i tha: "Ky është adhurimi që i bënit ju atyre”.
 
 
 
Shejhul Islam Ibën Tejmije –Allahu e mëshiroftë- përmend se Rabia ibën Enesi i ka thënë Ebu Alijes: "Si ranë Bijtë e Israilit (çifutët) në këtë lloj idhujtarie?” Ai u përgjigj: "Ata ranë në këtë lloj idhujtarie për faktin se gjetën në librin e Zotit atë me të cilën u urdhëruan dhe ndaluan dhe thanë: "Ne do të veprojmë si na thonë rabinët, atë që na e urdhërojnë ata, do ta kryejmë dhe atë që ata na e ndalojnë do ta lëmë, kështu ata vepruan se ç’thanë njerëzit dhe e hodhën pas shpine librin e Allahut”. Gjithashtu ky dijetar përmend edhe fjalën e Ebul Buhteriut, i cili ka thënë: "Ata nuk u ranë në sexhde këtyre njerëzve, madje nëse do të ishin urdhëruar që t’i adhuronin, ata kurrë nuk do ta kishin bërë, por ata i urdhëruan duke ua bërë të lejuarat e Allahut të ndaluara dhe të ndaluarat e Allahut të lejuara dhe ata iu bindën e kështu ranë në hyjnizimin e tyre”.
 
 
Nga sa u tha më lart del qartë rrezikshmëria e konsiderimit hallall apo haram, të gjërave, të cilat nuk janë të tilla dhe kjo duhet të na vlejë si një paralajmërim që të mos flasim pa dije në lidhje me këto çështje, sepse kur dikush thotë se kjo është e lejuar apo kjo është e ndaluar, atëherë ai ka folur në emër të Allahut dhe të flasësh në emër të Allahut pa dije është vërtet një çështje e rrezikshme dhe gënjeshtër për Allahun. Allahu na tërheq vërejtjen në Kuran, kur thotë: "Prandaj mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: "Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë”. Dhe: "Thuaj: "Çfarë mendoni ju për ushqimin që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëni të ndaluar e një pjesë tjetër të lejuar?” Thuaj: "A ju ka lejuar Allahu për këtë apo po shpifni gënjeshtra për Allahun?”
 
 
 
Ajetet tregojnë qartë rrezikshmërinë e madhe që ka të konsiderosh si të ndaluar atë e cila nuk është e tillë në fenë e Allahut dhe anasjelltas, ndaj dhe me të drejtë gjejmë tek selefët , se tregonin një kujdes të madh në lidhje me fetvatë dhe të folurit për fenë e Allahut në përgjithësi, gjë e cila është për të ardhur keq kur nuk shihet me të njëjtën rrezikshmëri nga shumë prej muslimanëve të sotëm, për faktin se çdokush merr iniciativën për të folur, për të dhënë mësime dhe gjykime, edhe pse mund të ketë shumë pak ditë në këtë fe, madje edhe pse ndoshta nuk është ulur ndonjëherë në jetën e tij përpara dijetarëve.
 
 
Imam Maliku tregon: "Një burrë hyri një herë tek Rabia ibën Ebi Abdurrahman dhe e gjeti duke qarë. Çfarë ke që qan? -e pyeti ai duke u frikësuar për të nga gjendja në të cilën ai ishte. Ai prapë e pyeti dhe i tha: "Mos vallë të ka rënë ndonjë fatkeqësi?” E ai iu përgjigj: "Jo, porse po pyeten njerëz, të cilët nuk kanë dije dhe po ndodh në Islam një çështje e madhe! Më pas i tregoi për injorantët kur do të drejtojnë (prijnë) njerëzit dhe të cilët do t’i devijojnë ata nga e vërteta duke thënë: "Disa të cilët japin fetva këtu e meritojnë burgun më tepër sesa hajdutët”. Allahu e mëshiroftë këtë dijetar nga tabiinët, çfarë do të thoshte e do të vepronte ai, nëse do të jetonte në kohën tonë?
 
Por meqenëse në shumicën e rasteve janë pushtetarët dhe dijetarët ata që bien në këtë sprovë -bërjen e hallallit haram dhe të kundërtën-, dhe ata të cilët pasohen nga njerëzit, patjetër na del detyrë të sqarojmë sadopak, se si vlerësohen pasuesit e tyre në këto qëndrime.

 
Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin –Allahu e mëshiroftë-, gjatë komentimit të hadithit të lartpërmendur në librin e tij: "Kaulul Mufid ala kitab Et Teuhid” thotë: "Dije se pasuesit dhe ndjekësit e dijetarëve dhe qeveritarëve, në lidhje me hallallin dhe haramin ndahen në tre kategori:
 
a)- T’i pasojnë në këtë çështje duke qenë të kënaqur me vendimet e tyre dhe duke urryer vendimin e Allahut; njerëz të tillë janë jobesimtarë, sepse kanë urryer atë që ka zbritur Allahu, kështu që Allahu ua ka çuar dëm punët e tyre.
b)- T’i pasojnë ata, por njëkohësisht janë të vetëdijshëm dhe të kënaqur me gjykimin e Allahut, si dhe e pranojnë se gjykimi i Allahut është më i mirë dhe më i përshtatshëm për njerëzit dhe shtetet, porse i pasojnë këta njerëz për shkak të epshit apo të përfitimeve materiale. Një person i tillë nuk konsiderohet jobesimtar, porse ai është i prishur dhe konsiderohet si gjynahqar.
c)- T’i pasojnë ata duke mos pasur dituri, apo duke menduar se ky që ata kanë vepruar është gjykimi i Allahut. Njerëz të tillë ndahen në dy kategori:
 
 
1- Njerëz të cilët mund të arrijnë tek e vërteta, porse që e kanë neglizhuar; të tillët konsiderohen gjynahqarë, sepse Allahu ka urdhëruar që të pyeten dijetarët në raste kur njeriu është i paditur.
 
2- Njerëzit, të cilët nuk kanë dije dhe që nuk kanë mundësi të arrijnë të mësojnë, kështu që ai i pason ata duke i imituar dhe mendon se kjo është e vërteta. Këta njerëz nuk kanë përgjegjësi (e as mëkat), sepse ata bënë atë që u urdhëruan dhe janë të justifikuar në ndjekjen e tyre, prandaj është përcjellë se Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: "Atij që i jepet fetva pa dije, gjynahu i tij bie mbi atë që ia dha këtë fetva…”. Nëse ne do ta ngarkonim atë me mëkat për shkak të gabimit të tjetërkujt; atëherë sigurisht që do ta vendosnim në vështirësi e siklet dhe njerëzit nuk do të kishin më siguri nga askush, nga frika se mos konsideroheshin gjynahqarë.
 

Edhe një herë duam të vëmë theksin, se kjo çështje është e rrezikshme, ndaj i bëj thirrje të gjithë thirrësve dhe imamllarëve, që të qortojnë besimtarët dhe t’u tërheqin vërejtjen atyre, në mënyrë që të mos flasin për fenë e Allahut pa pasur dije e kështu të humbin veten e të tjerët, por le t’ia lënë këto çështje që t’i trajtojnë dijetarët kompetentë apo nxënësit e dijes, nëse duan të jenë të shpëtuar. Imam Ibën Hazm el Endelusi –Allahu e mëshiroftë- ka thënë: "Nuk ka sëmundje më të keqe për dijen dhe dijetarët, se sa hyrja e të huajve, të cilët nuk janë kompetentë; sepse ata janë injorantë dhe mendojnë sikur dinë dhe prishin duke menduar se rregullojnë”.
 

Ndërsa Ebul Ferexh ibën Xheuzi –Allahu e mëshiroftë-, ka thënë për ata që flasin për fenë, apo japin fetva pa dije: "Njerëz të tillë, janë sikurse ai që i orienton udhëtarët pa e njohur rrugën, si i verbëri që dëshiron t’i tregojë kiblen njerëzve dhe sikurse ai që nuk e ka haberin nga mjekësia e që bën si doktor; madje ai është më i keq se të gjithë këta”.
referencat dhe fusnotat:
 
Hallall ka kuptimin të lejuara, ndërsa haram ka kuptimin të ndaluara.
Araf, 54.

Kjo për shkak se Profeti flet në emër të Allahut dhe me shpalljen e Allahut: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij”. Nexhm, 34.

Idhujtari, sepse në këtë rast këtyre njerëzve u kanë dhënë kompetencat e Allahut, sepse vetëm Ai ka të drejtë të vendosë ligje dhe kjo është e drejtë ekskluzive vetëm për Të.
Teube, 31.

Sahab, i cili para se të pranonte Islamin kishte qenë i krishterë.
E përcjell Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi, hadithi është i saktë.
Mexhmuatu el Fetava 7/67.

Nahël, 116.
Junus, 59.
Të parët tanë të mirë, prej sahabeve, tabiinëve dhe dijetarëve, të cilët kanë ecur me metodën e tyre.

Një nga dijetarët tabiinë prej të cilit ka mësuar imam Maliku –Allahu e mëshiroftë.

Xhami bejan el ilmi ue fadlihi, 578.
Ahmedi, Ebu Daudi dhe Ibnu Maxhah. Shejh Albani e ka konsideruar këtë hadith të mirë.

Kaulul Mufid ala kitab Et Teuhid, 2/739-740.
Mudavatu Nufus, 1/345.
I’lam el Muaki-ine, 6/131.

Revista Albislam nr. 81


Lexuar: 443 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 02-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |