Sot është - E Martë | Data: 30-Maj-2017 | Ora: 12:03
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Lindja e diellit nga perëndimi


Ka thënë All-llahu xh.sh. " A mos janë duke pritur tjetër ata ( pas këtyre fakteve) vetëm t'ju vijnë engjujtë (t'u marrin shpirtin), të vijë Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vijnë disa nga shenjat e Zotit, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar me parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: " Pritni edhe ne jemi duke pritur!"* (El-En'amë : 158).
 
 
Ka thënë Hafidh ibn Kethiri në " Elbidaje we niheje" (fillimi dhe mbarimi) : ka thënë Buhariu në tefsirin e këti ajeti : Na ka tregu Musa bin islamil, na ka tregu Abdul vahid, na ka tregu Ammar, na ka tregu Ebu zur'a, na ka tregu Ebu hurejra ka thënë : Ka thënë i dërguari i All-llahut xh.sh : " Nuk do të ndodh Kijameti derisa të lind diellli nga perendimi, dhe e shohin të gjithë njerëzit, kur ta shohin atë do të besojnë të gjithë dhe ajo është në kohë kur nuk vlen besimi ". transmetohet nga të gjithë përveq Tirmidhiut.
 
 
Ka thënë Seferaniu : " Kan thënë dijetarër All-llahu i pas mëshiruar : Lindja e diellit nga perendimi është vërtetuar me hadithe të Pegamberit a.s. dhe argumente të qarta. Dhe me argumente nga Kur'ani të zbritur te Pejgamberi a.s. .
 
 
Ka thënë All-llahu xh.sh. : "ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeri nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj : Pritni, edhe ne jemi duke ju pritur. " (El-En'amë : 158).
 
 
Të gjithë mufesirët (komentatorët e Kur'anit) i kan përmbledhur qëllimin e këti ajeti : Ai i cili nuk ka iman të vërtet kur të lind dielli nga perendimi nuk i vlen përtrirja e imanit, dhe nuk i vlenë mirësija në asnjë veper, sepse e ka humbur imanin bazë dhe nuk i llogariten keto vepra, dhe nuk i vlen imani në këtë moment , dhe ajo qka ka vepruar para kësaj prej të mirave si lidhje farefisnore, ose me liru robë ose me i respektu musafirët dhe të tjera, sepse ajo nuk eshte bazë (esenc).
 
 
Ka thënë All-llahu xh.sh. : "Shmendulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme. (ibrahim : 18).
 
 
Dhe imani i ri ne këtë kohë nuk është i pranueshum .
 
Ka nxjerr Shejhan (Buhariu dhe muslimi) dhe të tjerët nga Ebi hurejra : ka thënë Pejagamberi a.s. : " Nuk do të ndodhë Kijameti deri sa të lind dielli nga perendimi. Dhe kur të lind do ta shohin të gjithë njerëzit, dhe do të besojnë të gjithë, por ne këtë kohë nuk do t'ju pranihet imani atyre".
 
 
Ka thënë ibn Kethirri All-llahu e pas mëshiru në hadithin të cilin e transmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe e ka vërtetuar Nesaiu dhe ibni maxhe prej Asim bin ebi En-Nexhud, nga ibni hubejsh, nga Safwn ibni Asal, kam dëshuar Pejgamberin a.s. du ke thënë : "Me të vërtet All-llahu i ka hapur dyerët para perendimin gjerësia e tij është shtatëdhjetë (apo katërdhjetë) vjet për pendim dhe nuk do të mbyllet deri sa të lind dielli nga perendimi.
 
 
Dhe këto hadithe janë mutevatir me ajete të Kuranit argument që kush beson a po pendohet pas lindjes se diellit nga perendimi nuk do të pranohet prej tij. Është kjo kështu sepse All-llahu e edi më së miri, se këto janë prej shenjave të Kijametit argumente që është afruar .
 
 
Ka thënë All-llahu xh.sh.
 
"A mos janë duke pritur tjetër ata (pos këtyre fakteve) vetëm të ju vijnë engjëjt (t'u marrin shpirtin), të vi Zoti yt (urdhëri për shkatërrim) ose të vi disa nga shenjat e Zotit tënd, (në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj : "Pritni edhe ne jemi duke ju pritur!"* (En-En'amë : 158).
 
 
Ka thënë All-llahu xh.sh :
 
"E kur e panë dënimin e tonë, thanë : " Ne i kemi besuar vetëm All-llahut dhe i kemi mohuar ata që ia shoqëronim". ( Gafir : 84 ).
 
 
Ka thënë All-llahu xh.sh :
 
"Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do të juvi befas, e parashenjat e tij tashmë kan ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t'u vijë kijameti?" (Muhammed : 18).
 
 
Dhe tha gjithëashtu ne tefsirin e tij: " Asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar me parë" d.m.th. nëse beson jomuslimani në këtë moment, nuk pranohet prej tij, përveq nëse ka qenë musliman më herët , edhe nëse ka qenë vepër mirë në veprat e tij edhe ai do të ketë një të mirë të madhe, e nëse nuk ka bërë vepra të mira më herët dhe është penduar në këtë moment, nuk do ti pranohet pendimi prej tij. Sikurse që kan ardhur argumentet nga ajetet kur'anore dhe nga hadithet e Pejgamberit a.s. ka thënë All-llahu xh.sh : " Ose nuk ka bërë në besimine tij kurfarë të mire". (En-En'amë : 158). D.m.th. : nuk i pranohen veprat e tij nese nuk ka qene veper mire më herët.
 
 
Ka thënë Begaviju në fjalën e All-llahut : " Ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë " (El-Enamë : 158). D.m.th. nuk i bën dobi atyre imani në paraqitja e ajetit e cila u'a obligon atyre besimin, ka thënë All-llahu xh.sh ne vazhdim: " Ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire".d.m.th. : nuk pranohet besimi i jomuslimanit e as nuk pranohet pendimi i fasikut.
 
 
E lutemi All-llahun që të na furnizon me iman të sinqertë, me vendosshmëri të dobishme në vepra të mira dhe të na shtoj të mirat në jeten e përjetëshme para daljes së shpytrit.
 
 
Marrë nga libëri : El irshad ila Sahihi El itikad
Autori : Dr. Salih bin fewzan bin abdullah El-fewzan
Përktheu : Besart MURATI
 
shoqatarealiteti.net


Lexuar: 647 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |