Sot është - E Martë | Data: 23-Maj-2017 | Ora: 09:51
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Momenti i Vdekjes


Falënderojmë Allahun xh.sh dhe bëjmë salavat dhe selam mbi Pejgamberin a.s dhe mbi të gjithë ata të cilët shkojnë në rrugës së tyre deri në ditën e gjykimit. Vdekja, vëllezër gjë e tmerrshme dhe e vështirë, vdekja të cilin nuk bën pa e shijuar çdo krijesë, vdekja moment të cilin Allahu xh.sh. Falënderojmë Allahun xh.sh dhe bëjmë salavat dhe selam mbi Pejgamberin a.s dhe mbi të gjithë ata të cilët shkojnë në rrugës së tyre deri në ditën e gjykimit.
 
 
Vdekja, vëllezër gjë e tmerrshme dhe e vështirë, vdekja të cilin nuk bën pa e shijuar çdo krijesë, vdekja moment të cilin Allahu xh.sh e ka fshehur dhe e ka lenë në dijen e vet dhe nuk ka dashur tia tregojë askujt, vdekja kader i caktuar prej Allahut xh,sh nuk ecën para dhe as nuk shkon mbrapa në kohë, thotë Allahu xh.sh "thuaj vdekja te cilën mundoheni ju mi ik asajna nuk kini me mujte ajo do te ju takoj kudo qe jeni pastaj do te ktheheni te zoti dhe do te ju informoj për atë se çka keni bere ” pastaj thotë Allahu në ajetin tjetër "çdo kush e ka vdekjen e caktur”dhe kur ju vjen atyre exheli, momenti për të dalë prej kësaj dynjaje, ai as nuk shpejton dhe as nuk vonon.
 
 
Vdekja është e rëndë dhe e vështirë dhe ka dhimbje të mëdha në të. Të gjithë pejgamberet e kanë përjetuar këtë dhe të gjithë e kanë lutur Allahun t’ua lehtësojë momentin e vdekjes dhe në krye të tyre Pejgamberi ynë a.s. kur thotë: "Vdekja paska dhimbje, paska mundim, o Allah mi lehtëso dhimbjet e vdekjes” dhe afër momentit të vdekjes e ka marrë një enë dhe vendosur dorën dhe ka lagur trupin e vet prej dhimbjes se madhe qe ka përjetuar në momentin e vdekjes. Dhe çdo musliman dhe çdo krijesë e Allahut do ta përjetojë një dhimbje të tillë dhe nuk do ti shmanget asaj dhimbje.
 
 
Por megjithëse edhe muslimanët do ta përjetojnë këtë dhimbje te tmerrshme, ajo është e pakrahasueshme me vuajtjet që ndien pa besimtari kur lë këtë botë, dhe sidomos para se ta lërë, ashtu si ka thënë Pejgamberi a.s: "Nuk do të vdesë asnjë njëri për deri sa ta shohë vendin e vet a është prej xhehnetlive apo prej xhehnemlinjve” dhe tek muslimani i cili është prej xhehnetlinjve ka dallim të madh momenti i vdekjes prej atij të pa besimtarit.
 
 
Melaiket e Allahut xh.sh të cilat vijnë t’ja marrin shpirtin robit të devotshëm të Zotit , vijnë me fytyra të ndriçuara me pamje të bukura qysh ka ardhur në hadith të berra me njazif që transmeton nga Pejgamberi a.s. ku thotë: ”Kur ti vijë momenti muslimanit për të dalë prej kësaj bote i dërgon Allahu xh.sh melaike të bukura, të ndriçuara sikurse dielli që ndriçon.
 
 
Ata afrohen dhe i thonë muslimanit: o ti shpirt i mirë o ti nefc i mirë dil prej kësaj bote, ktheu te Zoti yt, i kënaqur në Zotin dhe Zoti i kënaqur me ty” pastaj këtë e tregon edhe Allahu ne Kuran ku thotë "ata te cilete kane than Zoti ynë është Allahu pastaj kane vepruar drejt dhe mire ju kane nënshtruar ligjeve te Allahut i zbresin melaqet atyre qe kane than Zoti jone është Allahu dhe ju kane nënshtruar ligjeve te Allahut dhe i thonë mos keni frike për këtë çka po pason për këtë çka po vjen për te ardhmen e msheft dhe mos u mërzitni për atë qe e late mbrapa dhe i pergezojne dhe i marrin myzhde për xhehnetet te cilat i ka premtu Allahu i marrin myzhde dhe ie thonë myzdhe pra o rob i Zotit myzhde o vëlla musliman myzhde te jep myzhede per xhehnet te cilët te ka premtuar Allahu yt xh.sh ma herët ne jemi kujdestar te juve ne dynja dhe jemi ne ahiret Allahu nuk na ka lan nuk na ka humbe ne dynja pra nuk na humb as ne ahiret, dhe për juve ka atë çka e do shpirti dhe epshi juve dhe për juve ka xhenet atë çka e kërkoni ”
 
 
pra ky ajet ka zbritur si përgëzim dhe myzhde se në momentin e vdekjes muslimani përgëzohet dhe kur përgëzohet muslimani si është thënë në hadith vallahi nuk ka dëshirë më të madhe se të takojë Allahun sa me shpejtë për atë arsye ka thanë Pejgamberi a.s: ”Ai që e do takimin e Allahut e do Zoti takimin e tij, dhe ai që e urren takimin e Allahut e urren Allahu takimin e tij” Ajshja apo dikush tjetër prej grave të Pejgamberit ka thënë: ja resul-lullah po thanë ne e urrejmë vdekjen, thotë jo jo nuk është ajo nuk është ajo jo Ajshe por është për qellim kur melaiket vijnë për tij ja marr shpirtin muslimanit dhe muslimani duke shkuar e sheh vendin e vet në xhenet atëherë ai dëshiron takimin e Allahut dhe Allahu e do takimin e tij dhe në të kundërtën kur pa besimtarit i vjen momenti ti dali shpirti e urren takimin me Allahun sepse po e sheh vendin xhehenem dhe e urren Allahu takimin e tij dhe nuk ka mirëseardhje të Allahu xh.sh,
 
 
Pra kjo është situate e muslimanit kur i del shpirti, që me gjithë vuajtjet dhe mundimet, është e pakrahasueshme me situatën e pa besimtarit i cili përveç vuajtjeve, përballet dhe me pamjen e tmerrshme të melekëve që vijnë t’i marrin shpirtin, si ka ardhur edhe në hadith: "Kur t’i vijë momenti pa besimtarit të dalë prej kësaj bote, Allahu ia dërgon melekët tja marrin shpirtin me një pamje të trishtueshme, me një ere të keqe, të padurueshme shumë të tmerrshme, me një pamje ma të tmerrshme që nuk mund të përshkruhet dhe i thonë o ti shpirti i poshtër dil prej këtij trupi të poshtër dhe shpirti i atij del sikurse kur e futë një therr me plot gjemba në trup të njeriut dhe shpërndahet nëpër vena të njeriut dhe mundohesh për ta ngritur apo sikurse futë ne një tub me lesh dhe duke munduar për ta ngritur atë prej leshit qysh del ajo vështirë qashtu del shpirti i pa besimtarit.
 
 
Ibrahimi a.s. e ka pyetur melaiken e vdekjes i ka thënë a ka mundësi të të shohë në formën e vërtetë? I përgjigjet: nuk mundesh të durosh o Ibrahim. Ibrahimi i përgjigjet: unë druaj se jam i fortë. I thotë: kthema shpinën. Dhe Ibrahimi ja kthen shpinën dhe pasta ai i thotë: kthehu dhe kur kthehet e sheh melaqen e vdekjes me pa pamje të pa përshkueshme flokë të gjata, tesha të zeza, i zi, prej hundës dhe gojës nxjerr flakë prej zjarrit të Xhehenemit. Ibrahimit prej pamjes i bije të fikët dhe kur i vjen vetëdija Ibrahimit, meleku i vdekjes shndërrohet në pamjen e vet të mëparshme dhe i thotë: a të thashë që nuk mund të durosh? Ibrahimi thotë vallahi, vallahi veç këtë pamje të shohë pa besimtari mjafton për të”.
 
 
Thotë Allahu xh.sh "dhe me i pa ti me i pa ti o Muhamed pra ti o valla edhe une me i pa kan mohu zotin jane bere qyfar po thote Allahu qe jan qafira me pa kur te jav nxerrin melaqet atyre shpirtrat ahh sa dhimshem ja nxerrin shpirtrat i rrahin gojes e fytyres e trupit nxirrne shpirtin e juve me dhimje te medha te pa pershkrushme dhe i thojne perjetone denimin e dhemshem po vellazen per ate arsye ky kete moment e urren e urren takimin e Allahut xh.sh por vallahin nuk ka ku shkon nuk ka çka bën dhe nuk mun i ik asajna dhe pretendon sikurse te ish kthy ne kete dynja thotë ahh i mjeri unë te isha kthye edhe një here ne këtë dynja për atë arsye thotë Allahu xh.sh
 
 
dhe kur te i vjen atina momenti me dal prej dynjas kur ti sheh melaqet e tmerrshme kur ta sheh denimin e dhimshem kur ta sheh vendin e vet ne xhehnem se qka eshte ka bahet kur te sheh ate pamje qe se ka pa ma heret e harron dynjan i harron te afermit e vet qmendet i dalin ment prej kokes para se me dal shpirti dhe thote oo kthem vallahi nuk i perjeton dhimt dhe vujtjet te cilat i kan dhe i perjetojne te gjalle brimen dhe piskamen qe e bajne te afermit e vet nuk nin ma kurgjo foli sa te dush po thote o Zote kthem, kthem nashta une punoj mire qe um ka ik, kursesi po thote Allahu ajo eshte fjale goje qe po e thote aj kurr skan mu kthy po ka denim te dhimshem ne varr para se me shku ne aihiret te Allahu xh.sh.
 
 
Kjo është situata e pa besimtarit dhe ajo më lartë situata e muslimanit dhe që të dy situatat nuk shpëton njeri pa i përjetuar o njërën o tjetrën. Tjetër është se shejtani është shumë i përkushtuar në shtrembërimin e njerëzve dhe ashtu si rri para tyre prej lindjes dhe gjithë jetës për ti bërë ushtarë të vet, ashtu edhe në moment të vdekjes i paraqitet në forma të ndryshme, ndoshta në formë të nënës ose të babës dhe i thotë ndryshoje fenë të të shpëtoj ose,ose………
 
 
me miliona janë rrugët e tij për ta çuar njeriun në mohim në momentin e fundit të jetës, dhe ta bëjnë prej xhehnemlinjve. Për këtë arsye Pejgamberi a.s është lutur në momentin e fundit për të ardhur me fjalën lahi-lahi il Allah dhe na ka ardhur garanci se nëse fjala jonë e fundit është lahi-lahi il Allah pra kundër shejtanit kundër asaj ç’ka kërkon ai, ke hyrë në xhenet në emër të Allahut xh.sh. Allahu na bëftë prej atyre që e përfundojnë këtë botë me fjalën lahi-lahi il Allah.
 
 
Të vetmit persona që nuk i përjetojnë dhimbjet e vdekjes janë dëshmorët,(shehidët) ndërsa të gjithë të tjerët nuk i shpëtojnë mundimeve të vdekjes. Pejgamberi a.s ka thënë: "Shehidi dëshmori nuk ka dhimbje kur të jep shpirtin përpos sikurse të kapesh picë dikë në trup, aq dhimbje ka veç më shumë s’ka gjë”, pra ai është i shpëtuar prej kësaj, i larguar i pastruar .
 
 
Të gjithë në do t’i përjetojmë këto dhimbje, Allahu na i lehtësoftë. Jo më kot shumë dijetarë kanë hapur një varr në të cilin janë shtrirë shumë herë për t’i përkujtuar vetes se sot po hyn dhe po del, por nesër nuk do të mundesh të dalësh. Sot ke shanse të përmirësohesh por nesër jo. Për këtë arsye Pejgamberi a.s ka thënë: "Shpejtoni të përkujtoni sa më shumë vdekjen përkujto se vdekja të largon prej punëve të këqija, vdekja të largon prej sendeve të këqija se nuk ke shpëtim pa e përjetuar atë moment” Allahu na lehtësoftë momentin e vdekjes.
 
 
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi


Lexuar: 1354 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |