Sot është - E Martë | Data: 30-Maj-2017 | Ora: 12:01
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

NJe test i thjeshte-Sa e ke kuptuar teuhidin


Shejh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Uehabi ishte me studentët e tij pasi kishte përfunduar studimin e librit të tij "Kitab et-Teuhid", ai dëshironte të fillonte përsëri studimin e këtij libri për herë të tretë ose të katërt.

Nxënësit e tij i thanë: "O Shejh, ne kemi dëshirën për të studiuar një tjetër libër, një libër të fikhut apo hadithit".


Shejhu u përgjigj: "Pse (do dëshironi të studioni libër tjetër)?".
Nxënësit e tij: "Ne në fakt e kemi kuptuar Teuhidin, duam të studiojmë ndonjë shkencë tjetër të Islamit".


Shejhu: "Pritni, do u jap një mendim për këtë".
Pas disa ditësh, Shejhu erdhi në mësim me një fytyrë të shqetësuar. Nxënësit e tij e pyetën arsyen e kësaj.


Shejhu shpjegoi se kishte kaluar nëpër diçka që e kishte zemëruar atë. Nxënësit e tij e pyetën se çfarë ishte.


Shejhu: "Më është thënë se banorët e një shtëpie kanë sakrifikuar një gjel (për një xhin) para dyerve të tyre,dhe kam dërguar dikë për ta konfirmuar këtë çështje".
Disa kohë më vonë, studentët e tij kërkuan nga shejhu për çështjen që ai e kishte përmendur.


Shejhu u përgjigj: "Në fakt, banorët e kësaj shtëpie nuk e kishin prerë gjelin për dikë tjetë veç Allahut, por ishte dikush që kishte bërë zina me nënën e tij". Të tronditur, studentët e tij thanë: "Kërkojmë strehim tek Allahu, Ka bërë zina me nënën e tij? Kërkojmë strehim tek Allahu, ka bërë zina me nënën e tij ...".

Pasi përmendi këtë tregim, Shejh Saleeh shpjegoi se Shejh-ul-Islami e tha këtë histori për tu treguar atyre se thënia "Ne e kuptojmë Teuhidin" është injorancë dhe është një nga truqet më të mëdha të shejtanit. Në fakt, sipas tyre ata kanë bërë mëkat më të madh [zina me nënën e tij] se shirku që i bëhet Islamit. Në të vërtetë, zemrat e tyre nuk u inatosën kur u përmend shirku që i bëhet Islamit .

Dhe kjo ndodh edhe sot, kur disa njerëz injorantë shohin prej mëkateve të mëdha, janë të zemëruar nga to, por kur dëgjojnë për shirkun ndaj All-llahut, apo shohin njerëz në kryerjen e shirkut si sakrifikicë për tjetër kë veç Allahut, etj kjo nuk i lëvizë zemrat e tyre.


Kjo dëshmon injorancën e tyre. Kjo dëshmon se ata nuk e kanë kuptuar Teuhidin.



Lexuar: 358 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-Tetor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |