-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Merkurë | Data: 22-Shkurtë-2017 | Ora: 09:22
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pranimi i adhurimit


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Adhurimi nuk është i pranuar vetëm nëse në të gjenden këto dy kushte:

1. Të kryhet i sinqertë vetëm për Allahun.

2. Pasimi i Profetit (salallahu alejhi ue selam) në këtë adhurim. Pra, ky adhurim të kryhet ashtu siç e ka vepruar Profetit (salallahu alejhi ue selam).

Shejkhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: "E gjithë feja përmblidhet në dy baza: Të mos adhurohet askush tjetër veç Allahut dhe të mos adhurohet vetëm se me atë që Ai ka ligjëruar, pra të mos e adhurojmë atë me bidate, ashtu sikurse dhe ka thënë Allahu në Kuran: " Kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të punojë mirësi dhe drejtësi dhe të mos i bashkoj askënd për shok në adhurim Zotit të tij." Kehf, 110.
 
 
Dhe kjo është vërtetimi i dy dëshmive, dëshmisë se nuk ka Zot tjetër me meritë përveç Allahut dhe dëshmia se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Dëshmia e parë përmban: Të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut, ndërsa e dyta: Muhamedi është i dërguari i Tij dhe ai i cili na e përcjell fenë e Tij. Kështu që, ne obligohemi ta besojmë në ato që na lajmëron dhe ta pasojmë në ato që na urdhëron.

Kushdo që dëshiron të adhurojë Allahun patjetër duhet t’i plotësojë këto dy kushte, sikur do të thotë: "Vetëm Ty të dua, me atë që ti do.”

Fudejl bin Ijad ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut:" Me qëllim që të provojë kush nga ju është më i mirë në vepra." Mulk, 2.

Më e sinqerta dhe më e përkryera. Shokët e tij e pyetën: "O Ebu Alij çfarë ke për qëllim me më e sinqerta dhe më e përkryera?” Ai u përgjigj: "Vërtet një vepër nëse kryhet e sinqertë, por nuk është e përkryer, atëherë ajo nuk pranohet. Kështu, edhe nëse është e përkryer, por nuk është e sinqertë përsëri nuk pranohet. E sinqertë është të jetë vetëm për Allahun, ndërsa e përkryer është atëhere kur përputhet me sunetin.”

Kështu që, nëse humbin këto dy kushte apo njëri prej tyre, atëhere adhurimi është i papranuar.

Këtë e sqaron shembulli i mëposhtëm:

Nëse një person i falet dikujt tjetër veç Allahut dhe në një formë të kundërt me atë që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) adhurimi do t’i kthehet mbrapsht, pra nuk i pranohet. Po pse një gjë e tillë? Sepse ai i ka humbur të dyja kushtet.

Po ash
tu, nëse ai falet në formën që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) porse këtë falje ia dedikon dikujt tjetër veç Allahut, atëherë adhurimi i tij do të jetë i pa vlefshën. A e dini përse? Sepse ai ka humdur sinqeritetin, ndërkohë që Allahu thotë:" S'ka dyshim se Allahu nuk falë t'i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do." Nisa, 48.

Gjithashtu, Allahu thotë në një ajet tjatër: " E sikur t'i përshkruajnë shok Zotit kishte për t'iu shkuar dëm ajo që kanë vepuar." Maide, 88.

Një gjë e tillë është edhe sikur dikush të falet për hir të Allahut, por në një formë tjetër me atë që na ka mësuar Profeti (salallahu alejhi ue selam) d.m.th.: të ketë shpikur një formë nga vetja e tij, atëherë ky adhurim është i papranuar, sepse në të ka humbur ndjekja dhe pasimi i Profeti (salallahu alejhi ue selam), ndërsa në një hadith Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kush punon një punë që nuk është në përputhje me çështjen tonë është e refuzuar."

Ndërsa, në një trasmetim tjetër Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Kush shpik në çështjen tonë atë që nuk është prej saj do t’i refuzohet."

Këto dy kushte, në realitet, janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse prej sinqeritetit është që të pasohet Profeti (salallahu alejhi ue selam) në të njëjtën kohë dhe pasimi i Profeti (salallahu alejhi ue selam) kërkon sinqeritetin.
 

Muhamed bin Ibrahim el Hamd


Lexuar: 346 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-Shtator-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |