Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 09:56
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Rënia e besimit


Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: " Çdo punë e ka kulmin e vet e mbas kulmit vjen rënia, në qoftë se kjo rënie mbetet në nivelin e sunetit tim, ky person është i udhëzuar e nëse rënia e tij bie nën sunetin tim (pra largohet nga suneti i profetit) atëherë ky person quhet i humbur.” 1.
 
Pra nga ky hadith kuptohet se kufiri midis udhëzimit dhe humbjes është suneti i Profetit (salallahu alejhi ue selem).
 
Llojet e rënies
 
 
1. Dembelizmi dhe rënia e përgjithshme në të gjitha adhurimet duke i urryer ato.
 

Kjo është gjendja e munafikëve. Sure Nisa ajeti 14: "Vërtetë, munafikët përpiqen që të mashtrojnë Allahun, porse Allahu i mashtron ata (për shkak të mashtrimit të tyre) dhe kur ngrihen për në namaz ngrihen si dembela e që t’i shikojnë njerëzit dhe nuk e përkujtojnë Allahun veçse pak.” Në një ajet tjetër Allahu thotë: "Ajo gjë që i ka ndaluar munafikët që t’u pranohen punët e tyre është se ata mohuan Allahun, Profetin e Tij, e kur vijnë në namaz vijnë duke qenë dembela dhe atë që e shpenzojnë, e shpenzojnë duke e urryer.”3
 

2. Dembelizmi dhe rënia në disa adhurime duke mos patur dëshirë për kryerjen e tyre, porse pa i urryer ato.
 

Kjo gjendje ndodh tek shumë muslimanë, të cilët pasojnë epshet e tyre, por nuk janë në kundërshtim me Allahun e janë brenda kufijve të fesë. Allahu thotë në suren Munafikun ajeti 10: "Në zemrat e tyre ka sëmundje dhe Allahu ua shton atë.”
 

3. Dembelizmi dhe rënia e përgjithshme kur shkaku i kësaj gjëje është trupi dhe jo zemra.

Ky person ka dëshirë për të adhuruar Allahun, por nuk ka mundësi fizike, si p.sh: thotë do të agjëroj të hënën dhe të enjten, por nuk mundet. Kjo gjendje vjen nga bërja e gjynaheve, të cilat të largojnë nga veprat e mira.

4. Dembelizmi dhe rënia e përkohshme, një gjendje që ndodh rallë herë.
 

E kjo gjendje është e zakonshme, në përgjithësi shkaku i kësaj gjëndjeje është lodhja ose sëmundja e trupit, gjë që u ka ndodhur edhe sahabëve të Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Nga Imam Muslimi trasmetohet se Handale (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "Më takoi mua Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e më tha si ndjehesh, o Handale? I thashë se jam bërë hipokrit. Më tha: ‘Subhanallah, çfarë po thua o Handale’ e unë i thashë: ‘O Ebu Bekër! Kur ulemi me Profetin (salallahu alejhi ue selem) ai na përkujton xhenetin dhe xhehenemin e neve na duket sikur i shohim ato (kaq të lartë e kishin imanin në ato momente) e kur ndahemi nga ai dhe shkojmë në shtëpitë tona meremi me familjet, fëmijët, gratë etj., dhe harrojmë xhenetin, xhehenemin etj.
 
 
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tha edhe unë e kam këtë gjë, pastaj shkuam te Profeti (salallahu alejhi ue selem) të dy, e Handaleja i tha atij, çfarë i tha dhe Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) . E Profeti (salallahu alejhi ue selem) tha: "Pasha atë që ka në Dorë shpirtin tim! Sikur ju të vazhdonit në këtë gjëndje të përkujtimit të fortë ndaj Allahut siç jeni kur jeni me mua, atëherë do t’ju jepnin dorën melaiket në shtëpi apo në rrugë, por, o Handale, një orë (kështu) e një orë (ashtu, këtë e përsëriti tri herë).1 Transmeton Imam Ahmedi, e ka kontrolluar shejh Albani

3 Teube, 54


Lexuar: 7763 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 22-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |