Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 19:22
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Robërimi i krijesave ndaj Allahut


Robërimi i krijesave ndaj Allahut ndahet në tre kategori:
 
 
1. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e përgjithëshm. Në këtë kategori marrin pjesë të gjitha krijesat; të mirët dhe të këqinjtë, besimtarët dhe jo besimtarët. Allahu i Madhëruar ka thënë: "Çdo gjë që është në qiej e në tokë atë ditë do t’i vijë Mëshiruesit si rob (i nënshtruar)." Merjem, 93. Ky është robërimi i nënshtrimit, të gjitha krijesat janë robër të Allahut të nënshtruar ndaj tij.
 
 
 
2. Robërimi (nënshtrimi) në aspektin e veçantë. Ky është robërimi (nënshtrimi) adhurimit, pra robërimi që i kushtojnë Allahut robërit e mirë dhe në këtë lloj robërimi hyn çdokush që e adhuron Allahun me atë që Ai ka ligjëruar. Allahu ka thënë: "Dhe robërit e Allahut janë ata të cilët ecin nëpër tokë të qetë." Furkan, 63. Ndaj për këtë i bashkangjiti ata tek emri i Tij, kjo për të treguar se ata kanë arritur në këtë gjendje si shkak i mëshirës së Tij dhe kjo bashkangjitje është në shenjë nderimi.
 
 
 
3. Robërimi në aspektin më të veçantë se ajo para saj. Edhe ky është robërimi (nënshtrimi) i adhurimit. Ky lloj është i veçantë për profetët dhe të dërguarit të cilëve nuk i afrohet askush në adhurimin që ata kryejnë. Allahu ka thënë: "Dhe ti përkujto robërit Tanë (të dërguarit)." Sad, 45.
 
 
Allahu ka thënë për Nuhun (alejhi selam): "Ai ka qënë rob falenderues." Isra, 3.
 
 
Për Daudin (alejhi selam): "Dhe përkujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin (në fe e trup). Vërtet, ai gjithnjë i drejtohej Allahut." Sad, 17.
 
 
Ndërsa për Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Kudsit)." Isra, 1.
 
 
Po ashtu ka thënë: "Dhe se kur u ngrit robi i Allahut ta adhurojë Atë." Xhin,19.
 
 
Muhamed bin Ibrahim el Hamd
Përktheu: Bledar Haxhiu


Lexuar: 8301 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-May-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |