-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Dielë | Data: 11-Dhjetor-2016 | Ora: 07:01
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shembuj të selefëve të nderuar për dashurinë dhe urrejtjen


Thotë Ebu Derda, radijallahu anhu: "Sa gjysmakë ishin disa prej vëllezërve tanë të pasur. Na donin për hir të All-llahut dhe na braktisnin në çështjet e dunjasë. Nëse takoje ndonjërin prej tyre të thoshte: "Të dua o Ebu Darda," por nëse i drejtoheshe atij për diçka që të nevojitej, nuk të përgjigjej. Thotë Ejub Esejhatejani, radijallahu anhu: "Nëqoftë se do më thonin se ka vdekur dikush nga pasuesit e sunetit, do të ishte për
mua sikur të humbisja një pjesë të trupit tim".
 

Imam Ahmed Ibn Hambel, radijllahu anhu, nëse shikonte ndonjë të krishterë i mbyllte sytë. Kur e pyetën pse vepronte kështu, tha: "s'mund ta shikoj dikë që shpik dhe thotë genjeshtra për All-llahun".
 

Shiko, All-llahu të ruajtë, si ishte ngulitur madhërimi i All-llahut në zemrën e imam Ahmedit, saqë s'mund të shikonte atë që shpif dhe gënjen për All-llahun e Lartesuar. Shpifja e tyre më e madhe është, kur thanë për All-llahun se ka bir, por i Pastër është All-llahu, me Lartësi dhe Madhështi, nga ajo që thanë.
 
Në lidhje me të krishterët, Omer Ibën Hattabi, radijallahu anhu ka thënë: "Përçmoini ata, por mos i bëni padrejtësi, se ata ofenduan All-llahun e Lartësuar dhe kjo është fatkeqësia më e madhe për ta”.
 

Gjithashtu Behlul Ibn Rashidi, radijallahu anhu, nga shokët e Malik Ibën Enesit, radijallahu anhu, i dha shokëve të tij dy dinarë për të blerë vaj. Një burrë u tha atyre se te një i krishterë kishte vaj nga më i miri që mund të gjendej, prandaj e dërguan këte burr tek i krishteri bashkë me dy dinarët. Kur arriti te i krishteri i tha se donte vaj për Behlul Ibën Rashid. I krishteri u përgjigj: " I afrohem Zotit të Lartësuar me shërbimin ndaj Behlulit, ashtu siç i afroheni edhe ju duke i shërbyer atij". Dhe i dha atij me dy dinarë vaj që e shiste me katër dinarë.
 
 
Kur u kthye tek Behluli i tregoi se çfarë i tha i krishteri. Behluli tha: "me ke shërbyer me diçka që të obligon me një punë tjetër. Mi kthe dy dinarët e mi dhe ktheje vajin". Burri u çudit dhe e pyeti pse kështu? Tha: "Mu kujtua fjala e All-llahut te Lartesuar:
"Nuk do të gjesh popull që beson në All-llahun dhe Ditën e Fundit, të bejë miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij”. [El Muxhedele, 22]
 

Dhe kam frikë të ha vajin e të krishterit se mos gjej në zemrën time afrimitet ndaj tij dhe të bëhem prej atyre që devijuan, u larguan nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me qëllim për të përfituar diçka nga dunjaja".
U pyet Imam Ahmedi për komshiun rafadij. Tha: "Mos i jep selam. Dhe nëse të jep selam mos ia kthe atij selamin".
 

Ibën Rixha distancohej prej atij që i blente qefinin, e lante, apo varroste nje rafadij.
Gjatë kohës së qëndrimit të Izu Ibën Abdu Selam në Damask, ndodhi një rënie çmimesh e tillë aq sa shiteshin kopshte me çmim shumë të ulët. Gruaja e tij i dha disa flori dhe i tha: "Na bli një kopësht që të shëtisim gjatë verës në të". I mori Izu Ibën Abdu Selami florinjtë i shiti dhe vlerën e tyre e dha sadaka. Kur u kthye e pyeti e shoqja: "A na e bleve kopshtin"? Iu përgjigj: "Po, një kopësht në xhenet. Gjeta disa njerëz në nevoje dhe e dhashë sadaka çmimin e tij".
 

"Allahu ta shperblefte" ia ktheu gruaja e tij.
Mahmud Ibën Abdu El Meliki, nga ulematë e medhhebit Malikij, ishte gjithmonë i preokupuar, i gatshëm, i sinqertë në ndihmën ndaj muslimanëve. Një natë me shi të rrembyer i veshur me një xhelabije të leshtë, shkoi te një nga shokët e tij dhe i tha: "Nuk më zinte gjumi natën nga brengosja që ndiej për të varfërit e umetit të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem". Pastaj i tha: "Këtu ke 100 dinar flori, se fitimi ishte i pakët këtë vit. Kujdes e mos më lë të iki nëse ke nevojë për diçka prej meje".
 

Ebu Velid El Tartushi, rahimehullah, hyri tek halifja e Egjiptit dhe gjeti tek ai si ministër nje prift të krishterë, të cilit ia kishte besuar këtë post dhe e respektonte mendimin e tij dhe i tha:
"O mbret tolerant dhe i nderuar, i interesuar për këshillë, dije se atë që e ke nderuar, s'është gjë tjetër veçse gënjeshtar".
 

Kjo gjë nxiti zemërimin e halifes dhe urdhëroi për përzënien e priftit dhe emëroi një dijetar në vend të tij dhe e nderoi atë.
 

Ne lidhje me këtë histori El Karafij thotë:
"Kur u përkujtua halifja për genjeshtrën e priftit ndaj të derguarit të All-llahur sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për shkak të të cilit, ai (halifja) u nderua dhe baballarët e tij dhe gjithë njerëzit e botës, e largoi nga vetja afrimitetin që ndjente ndaj priftit dhe e largoi atë nga shtëpia e tij e nderuar dhe mori në vend të tij atë që e meritonte, pavarësisht nga prejardhja".

Dr. Abdul Aziz Bin Muhamed Abdu Latif
Përktheu: Ankebut.com


Lexuar: 1445 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-Tetor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |