Sot është - E Shtunë | Data: 18-Nëntor-2017 | Ora: 16:42
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shenjat e dashurisë së Allahut xh. sh. ndaj robërve të Tij


1. Mbrojtje prej dunjallukit dhe fitneve të dunjas Katade b. Nu'mani, radij Allahu anhu, transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "Kur Allahu, xhele shanuhu, e donë një njeri - e mbron atë nga dynjaja, njësoj sikurse dikush nga ju ia ndalon të sëmurit ujin që ta pijë!" (Sunen Tirmidhiu)
 
 
Allahu, xhele shanuhu, kur e donë robin e Tij, e ruan nga fitnet dhe sprovat e dynjasë qofshin në pyetje shkapërderdhja apo mendjemadhësia apo dhënia pas amoralitetit apo shthurja etj, dhe kjo në të njëjtën mënyrë ashtu si ne ia ndalojmë të sëmurit që ti konsumoj ato gjëra që i bëjnë dëm e nganjëherë të sëmurit ia ndalojmë edhe ujin sepse do ti bëjë dëm shëndetit të tij.
 
 
Allahu, xhele shanuhu, nganjëherë na ndal diçka për të mirën tonë, dhe në këtë njeriu duhet ti hulumtoj shenjat e dashurisë së Allahut, xhele shanuhu, ndaj Tij!
 
 
2. Sprovat (el-ibtila') Enesi, radij Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "Madhësia e shpërblimit është çdo herë në përputhshmëri me madhësinë e mundimit dhe sprovës, kur Allahu, xhele shanuhu, e donë dike Ai menjëherë e vë në provim dhe sprovë – andaj kush është i kënaqur edhe me të do të jetë i kënaqur, ndërsa kush hidhërohet do ta meriton hidhërimin!”
 
 
Do të thotë, mundimet dhe sprovat janë çdo herë në përputhshmëri me imanin dhe besimin e njeriut. Në hadith qëndron se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, është pyetur: "Cilët njerëz janë sprovuar më së shumti? Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, u përgjigj: Pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, ata që janë më afër tyre... Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari aq, sa që ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në të asnjë mëkat”. (Buhariu).
 
 
Allahu, xhele,shanuhu,thotë: ”Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” (El-Bekare,155,157.)
 
 
Nganjëherë do të bije në sprovë për shkak të mos dëgjueshmërisë dhe mëkateve, ndërsa nganjëherë njeriu sprovohet për shkak të nënshtrueshmëris, ibadetit dhe veprave të mira, që do të jetë shenjë e dashurisë së Allahut, xhele sahnuhu, ndaj tij, sepse Allahu, xhele shanuhu, ka vendosur që robin e Tij ta ngrit në shkallë dhe derexhe më të lartë andaj edhe ia ofron mundësin e cila shumë herë nuk dinë të jetë e lehtë!
 
 
3. Kabulli dhe pranimi nga ana e njerëzve në tokë Gjatë kohës së udhëheqësisë së Omer b. Abdul-Azizit, rahimullah, një fëmijë nga tabi’inet i tha babait të tij: "Allahu, xhele shanuhu, e donë Omer b. Abdul-Azizin. Babai e pyeti: Biri im, prej nga të erdhi kjo? Ai tha: Njerëzit e donë Omer b. Abdul-Azizin, andaj me siguri edhe Allahu, xhele shanuhu e ka dashur para se njerëzit ta donë. Babai i tha: Të vërtetën e the biri im - dhe ia citoj hadithin në të cilin Pejgamberi, salallahu alejhi ve selm, ka thënë: Nëse e donë Allahu robin e thirr Xhibrilin dhe i thotë: Allahu e donë filanin e duaje edhe ti, dhe e donë edhe Xhibrili, e thirr Xhibrili në Qiell (ehlu Semae) se Allahu e donë filanin dhe dune edhe ju, dhe e duan edhe ehlu semai pastaj i vendohet pranimi në Tokë. [Transmeton Imam Buhari]
 
 
 
Do të thotë, robin e dashur të Allahut, xhele shanuhu, njerëzit e respektojnë dhe e vlerësojnë për arsye se Allahu, xhele shanuhu, dhe engjëjt e kanë dashur; personi i tillë është i dashur edhe në tokë dhe në qiej, dhe kjo është diçka që nuk mund të blihet me para. Në atë shkallë dhe atë pozitë arrihet me takvallak dhe frikë respekt dhe me vepra të mira. Zemrat e njerëzve nuk mund ta duan atë të cilin Allahu, xhele shanuhu, nuk e donë!
 
 
 
4. Butësia Posedimi i butësisë tek njeriu është shenjë e dashurisë së Allahut, xhele shanuhu, ndaj tij, bazuar në fjalët e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, i cili thotë: ”Kur Allahu, xhele shanuhu, e donë një familje - në mes tyre hedh butësi!”- edhe të gjitha gjërat ju shkojnë lehtë dhe pa probleme; burri është i butë ndaj gruas, gruaja e butë ndaj burrit, që të dy janë të butë ndaj fëmijëve të tyre, fëmijët janë të butë ndaj tyre. Allahu, xhele shanuhu, ua lehtëson rrugët e nafakës dhe furnizimit, dhe ajo ju vije prej nga nuk shpresojnë fare!
 
 
 
5. Kujdesi dhe brenga e Allahut, xhele shanuhu ndaj robit te Tij Allahu, xhele shanuhu, robin e Tij e ruan dhe kujdeset qysh në ditët hershme, dhe teufik - pajtueshmërinë dhe ndihmën ia ofron në çdo hap dhe në çdo situatë. Para atij personi nuk janë dyert e mbyllura, dhe nuk ka situata të vështira e që menjëherë mos të vije lehtësimi: ”Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.!” (Inshirah,6.)
 
 
 
Kur Allahu, xhele shanuhu, e donë një njeri Ai e ruan për Vete, dhe e zgjedh për ibadet dhe robërim për Veten e Tij, duke e sjellë çdoherë në gjendje të gatishmërisë dhe vetëdijëshmëris për Veten e Tij dhe zemra dhe mendja e tij vetëm për Allahun mendojnë, gjuha e tij vetëm Allahun e përmend, trupi i tij është i tëri në shërbim të Allahut, xhele shanuhu.
 
 
 
Allahu, xhele shanuhu, kur e donë një rob - ia merr trupin me ibadet dhe nënshtrueshmëri Atij, ia merr gjuhën me dhikrullah (përmendjen e Allahut), përmendjen dhe lavdërimin e Tij, ndërsa mendja pandërprerë i shkon në atë drejtim se si dhe në çfarë mënyre ta bëjë razi Allahun, xhele shanuhu, dhe ta kënaq Atë!
 
 
 
Ata që nuk e kanë merituar dashurinë Allahut, xhele shanuhu – shpirtin, zemrën dhe mendjen e tyre e sulmojnë lloj lloj zotëra të imët dhe ideologji të ndryshme, gjuha e tyre është pandërprerë në bisedë për njerëzit dhe përmendjen e tyre dhe veprave të tyre, derisa trupi i tyre shkapërderdhet dhe bezdiset nëpër rrugët e shejtanit, dhe kurrë nuk janë të çlodhur!
 
 
 
Dashuria ndaj Allahut, xhele shanuhu, më së shumti duhet të rrjedh nga zemra dhe trupi e më pak nga gjuha, derisa sot ka shumë të atillë që pohojnë se e donë dhe e respektojnë dhe e vlerësojnë Allahun, xhele shanuhu, derisa errësira e zezë e shpirtrave dhe zemrave të tyre ngadalë rrjedh nga fjalët dhe veprat e tyre.
 
 
 
E lusim Allahun, xhele shanuhu, që të na mbroj nga fitnet e dynjasë po ashtu edhe nga sprovat të cilat nuk mund ti bartim. E lusim Atë që me dashurin e Tij të pakufishme të na përfshij, dhe të na bëjë nga ata që banorët e qiellit dhe tokës na donë. E lusim Atë që të na dhuroj butësi, dhe të jetë i butë ndaj neve si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E Lusim Allahun, xhele shanuhu, që të na dhuroj dije të mjaftueshme që fjalët dhe veprat tona të përputhen me shpalljen e Tij - Kur’anin dhe Sunnetin.
 
 
Pergatiti: Skender Gashi
 
shoqatarealiteti.net


Lexuar: 616 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |