Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 07:25
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shërimi me anë të Rukjes


Kohëve të fundit në shoqërinë tonë është përhapur shërimi me anë të Rukjes, një gjë që nuk është e ndaluar. Kjo dukuri ka sjellë edhe disa gabime, ku disa rrenacakë dhe magjistarë po e mbulojnë mashtrimin u tyre me petkun e Rukjes, e për këtë shkak në këtë artikull desha të sqaroj disa kritere që duhet të kemi parasysh.
 
 
E para: Rukja nuk ka të bëjë me njerëz të veçantë. Ajo nuk është lëmi që lyp ndonjë studim special, as nuk lyp ndonjë prirje të madhe. Është një lloj lutjeje për çdo njeri që i lutet Allahut dhe i di rregullat e lutjes.
 
 
E dyta: Rukja ka kriteret e veta, të cilat i kanë përmendur dijetarët(1), e ato janë: 1- Të jenë shprehje të qarta dhe të kuptueshme; 2- Në to, të mos ketë shirk e as të kërkosh ndihmë nga dikush tjetër pos Allahut. Auf b. Malik tregon: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Nuk ka problem nëse bën Rukje, kur nuk bëhet shirk në të.”(2) 3- Të mos bëhet Rukje në vende apo gjendje të ndaluar, p.sh., në momentin kur je xhunub, në varreza etj. 4- Gjatë Rukjes të mos përdoren sharje, mallkime, fjalë fyese etj. 5- Të mos jetë i bindur se Rukja ka ndikim vetvetiu.
 
 
E treta: Ndodh nganjëherë që gjatë Rukjes të bëhen disa gabime, që vërtetojnë se ai që po bën rukje është magjistar, ose së paku bidatçi, si p.sh.:
 
1- Rukje me anë të zmadhuesve të zërit, me telefon ose u bën Rukje një grupi njerëzish përnjëherë. Kjo fetva është e dhënë nga Komisioni i Përhershëm për Fetva, i cili thotë se Rukja të bëhet aty për aty, duke e argumentuar se kjo është në kundërshtim me atë që ka vepruar i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe shokët e tij. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: Kush shpik diçka të re në fenë tonë ajo është e refuzuar.(3).
 
 
2- Prekja e gruas Nuk lejohet prekja e trupit të gruas, të cilën e ke të lejuar të martohesh me të. Komisioni i Përhershëm për Fetva thotë: Nuk lejohet që të preket gruaja gjatë Rukjes, por vetëm duhet t’i lexohet nga larg.(4)
 
 
3- Nuk duhet të përvetësohet rukja, sepse Allahu subhanehu ve teala e ka bërë Rukjen shkak për t’u shëruar, pa marrë parasysh se a e di se çfarë sëmundje ka, sihr (magji), mësysh apo diçka tjetër.
 
 
4- Të vetmuarit me gruan e huaj gjatë Rukjes. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Mos të veçohet kush me gruan e huaj, pos me mahrem (me atë që e ka të ndaluar martesën).(5)
 
 
5- Rrahja e pacientit apo lidhja e tij. Disa nga ata që bëjnë Rukje i rrahin, i lidhin apo i ngufasin pacientët me pretekstin, se ajo mënyrë i largon xhinët. Dijetari i njohur Abdulaziz b. Bazi thotë: Ai që bën Rukje duhet të largohet nga kjo mënyrë, sepse mund të dëmtohet pacienti(6), ai vetëm duhet t’i lexojë Kuran dhe të bëjë lutje për të. Kjo gjë është e përcjell nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Sikur të ketë qenë e dobishme kjo gjë, atë do ta sqaronte i Dërguari i Allahut subhanehu ve teala.
 
 
6- Të kërkosh nga pacienti që të therë dash, gjel apo të ngjashme me shpresën se kjo gjë do ta ndihmojë për t’u shëruar. Në një nga fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva thuhet: Të shkosh për Rukje tek ai që lexon ajete Kurani dhe urdhëron therjen e dashit, kaut e të ngjashme është bidat dhe ngrënie e pasurisë së dikujt në mënyrë të padrejtë.(7)
 
 
7- T’i kërkosh emrin e nënës pacientit apo ndonjë pjesë nga rrobat e tij. Komisioni i Përhershëm për Fetva thotë: Është e ndaluar që të shkohet për Rukje tek ai që pretendon se i di të fshehtat, as nuk lejohet që t’i dërgohet diçka nga rrobat, as që t’i besohet se çfarë thotë ai.(8)
 
 
8- Të urdhërohet pacienti që të mbajë ndonjë kafshë, apo në shtëpinë e tij të vihet ndonjë kafshë, qoftë qen apo ujk. Komisioni i Përhershëm thotë se kjo gjë është një lloj besëtytnie.(9).
 
9- Përdorimi i hajmalive.
 
 
Ato janë disa letra në të cilat shkruhen disa ajete nga Kurani apo diçka tjetër, kjo pa dyshim është e ndaluar. Komisioni i Përhershëm për Fetva thotë: Të mbaj me vete dikush hajmali që ka të shkruar diçka nga Kurani është haram. Por të ketë të shkruar diçka tjetër është edhe më keq. Kategorizimi i të keqes bëhet sipas qëllimit të personit i cili e bën atë. Ajo mund të jetë, ose shirk i vogël, ose bidat dhe mëkat. Pa marrë parasysh, ky veprim assesi nuk është i lejuar(10).
 
 
10- Të shkruarit e ndonjë sure apo disa ajete nga Kurani në letër, hamer apo diçka tjetër dhe larja e tyre me ujë. Në një nga fetvatë e Komisionit të Përhershëm për Fetva thuhet: Shkrimi i sures dhe ajeteve të Kuranit në letër dhe larja e tyre me ujë dhe shafran, e pastaj të pihet prej saj me shpresë se ajo do të sjellë begati, dituri, pasuri, shëndet etj., kjo nuk është përcjell nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, që ka vepruar për vete e as për dikë tjetër. Ai nuk ka mësuar dikë të veprojë kështu, e as shokët e tij nuk kanë vepruar kështu. Sikur të ketë qenë kjo gjë e mirë do t’i jepte dikujt leje që të vepronte kështu(11).
 

 
E Katërta: Ai që bën Rukje duhet që ta lexojë Kuranin mirë, t’i dijë duatë që janë të transmetuara, të cilat i kanë përmendur dijetarët në librat e tyre, si p.sh., Imam Neveviu në librin "El Edhkar”, Ibën Tejmije në librin "Fjala e bukur”, Ibën Kajimi në librin "El-vabilu sajjib min kelami tajib” etj.
 
 
Po ashtu ai që bën Rukje duhet të ketë sjellje të mirë dhe të mos ketë tek ai shenja mëkati dhe gjëra të urryera. Pra, këto janë disa gjëra, të cilat duhen t’i kenë parasysh ata që kanë marrë përsipër këtë detyrë.
 
 
 
1- Fethul Bari 10/166 ,
2- Sahihul Muslim-kitabus-selam
3- Sahihul Buhari, Komisioni për fetva (fetvaja nr. 2361)
4- Komisioni për fetva (fetvaja nr. 2361)
5- Buhariu dhe Muslimi
6- Mexheletu da’ve nr. 1543
7- Fetvaja e Komisionit të Përhershëm nr. 6733
8- Fetvaja e Komisionit të Përhershëm nr. 9807
9- Fetvaja e Komisionit të Përhershëm nr. 9496
10- Fetvaja e Komisionit të Përhershëm nr. 2775 11-Fetvaja e Komisionit të Përhershëm nr. 1257.
 
Shkruar nga Hani Abdullah el-Xhisr
Përktheu: Enver Azizi
revista AlbIslam 59


Lexuar: 3913 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |