Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 00:39
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shpjegim i domethënies së Tagutit


''Shpjegim i domethënies së Tagutit''
të Imamit dhe Rigjallëruesit, Muhamed bin Abdil-Uehab
nga Dr. Muhamed bin Abdir-Rahman el-Khumejjis

 
Pjesa e parë:
Detyrimi i parë i njerëzimit

Ta dish, Allahu pastë mëshirë ndaj teje, që gjëja e parë të cilën Allahu e ka bërë të detyrueshme për birin e Ademit [njeriun], është që ai ta refuzojë tagutin dhe të besojë në Allahun. Dëshmia për këtë është thënia e Allahut:"Dhe vërtet kemi dërguar tek çdo popull një të dërguar [t'u thotë njerëzve]:"Adhurojeni vetëm Allahun dhe shmanguni nga taguti [perënditë e rreme]". [en-Nahl, 36]

Shpjegim


Gjuhë:

Ferede: e detyrueshme Tagut është përftuar nga folja "tegha" [të shkelësh], dhe do të thotë gjithçka që ka kaluar dhe shkelur kufijtë e vet.

Shpjegim: Shejhu, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, nisi këtë broshurë duke sqaruar gjënë e parë që Allahu e ka bërë të detyrueshme për njerëzimin, gjë e cila është përftuar nga Libri i Allahut, më të lartit.

Ky detyrim është: Refuzimi i tagutit dhe besimi në Allahun, siç thotë Allahu: "Dhe vërtet kemi dërguar tek çdo popull një të dërguar [t'u thotë njerëzve]:"Adhurojeni vetëm Allahun dhe shmanguni nga taguti [perënditë e rreme]". [en-Nahl, 36]

Kështu, gjëja e parë është refuzimi dhe mohimi i tagutit, që është: gjithçka që adhurohet përveç Allahut, ndërsa është i kënaqur me këtë adhurim. Kjo përfshin çdo zot [të rremë] që adhurohet përveç Allahut, siç është një dru, një gur, dielli, hëna, një engjëll, një njeri, dhe kështu me radhë. Këto gjëra s'kanë të drejtë të adhurohen së bashku me Allahun, ngaqë këto s'kanë ndonjë pushtet mbi çështjet [e universit].

Pas kësaj vjen zbatimi i fesë sinqerisht vetëm për Allahun, duke e adhuruar vetëm Atë dhe duke pohuar të drejtën e Tij në këtë veças nga gjithë të tjerët.

Ky detyrim – mohimi i tagutit dhe besimi në Allah – është realitetit i asaj çfarë mendohet me la ilahe ilaAllah [S'ka perëndi që ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut], se vërtet kjo është një mohim dhe një pohim. La ilahe [S'ka perëndi që ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut] është mohim i të drejtës së adhurimit të të tjerëve përveç Allahut. Ky është mohimi i tagutit.

Dhe ilaAllah [përveç Allahut] është një pohim që Allahu është i vetmi që ka të drejtë të adhurohet.

Me anë të kësaj, detyrimi i parë që i është urdhëruar robit bëhet i qartë. Dhe, kjo s'është ndonjë shtjellim intelektual apo gjë tjetër, siç pohojnë disa grupime [devijuese] të retorikës, si dhe të tjerë.

Është mu kjo që sapo u përmend: mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun.

Përmbledhje:

1. Detyrimi i parë për robin është: mohimi i tagutit dhe besimi në Allahun.

2. Tagut do të thotë gjithçka që adhurohet përveç Allahut, ndërsa është i kënaqur me këtë adhurim.

3. Disa grupe devijuese nga ithtarët e retorikës pohojnë që shtjellim intelektual është detyrimi i parë për të rriturin e arsyeshëm [sh.p. dmth që është në rregull nga mendtë, normal]

Provim:

1. Ç'është detyrimi i parë për njerëzimin? Thuaje dëshminë për këtë.

2. Ç'do të thotë fjala tagut?

3. Shpjego realitetin e domethënies së la ilahe ilaAllah, dhe çfarë mendohet kur thuhet se kjo është një mohim dhe një pohim.

4. Kush nuk pajtohet për sa i përket detyrimit të parë për të rriturin e arsyeshëm, dhe ç'është besimi i tyre?


Lexuar: 8626 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |