Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 18:06
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Të tallurit me fenë


Tallja dhe përqeshja me fenë dhe pjestarët e sajë është cilësi e armiqëve të Allahut teala Cilësi e munafikëve dhe e qafirave,tregonë Allahu teala për të gjithë Pejgamberët eTij se popujt pabesimtarë janë tallur me ta:"E sa Pejgamber kemi dergëuar më herët ,çdo Pejgamber që dërgohej popullit tallej me të".(Zuhruf-6)
 
Po ashtu ka thënë Allahu teala për Pejgamberin a.s dhe mohimin dhe talljen që e bënë popullit të tij ku thotë:"Dhe saherë që të shofin ty ata të cilët nuk kanë besuar tallën duke thënë ja ky është ai i cili i përgojon zotrat tanë,kurse ata(mushrikët)e kanë harruar përmenjen e Allahut".(el-enbija 36)
 
Ka thënë shejhul Islam Ibni Tejmije r.s: Ata u tallën me Pejgamberin a.s kur iu tha atyre që të largohen nga shirku,por edhe tashë vazhdojnë pabesimtarët të tallen me Pejgamberin a.s dhe e etiketojnë atë se ka qenë mendjelehtë,i qmendur dhe në rrugë të humbur,gjitherë këtë e bëjnë kur dikush i thërret ata që të pendohen nga kufri i tyre,e këtë tallje e bëjnë nga kufri dhe shikru që e kanë në zemrat e tyre.(mexhmuatul fetawa 15|47)
 
Kurse Ibni Kudame ka thënë. Ai që e shanë Allahun teala,ka bërë kufër,qoftë se ka qenë duke bërë shaka apo me qëllim,poashtu ka bërë kufër secili që tallet me Allahun tela,me argumentet e Tij,me Pejgamberët apo me Kuranin.(el-mugnij 9/33)
 
Ka thënë Allahu teala për munafikët:"Kur i takojnë muslimanët ata thonë edhe ne kemi besuar,e kurë takohen me shejtanët e tyre thonë ne jemi me ju,ne vetëm talleshim(me muslimanët)".(el-bekare 14),kurse Allahu ua kthenë duke thënë:"Thuaj,talluni:Allahu do ta qetë në shesh atë që ju i frikësoheni".(tevbe 64)
 
Ka thënë shejhul Islam Ibni Tejmije: Tallja me Allahun teala me ajetet e Tij e me Pejgamberët është kufër që e nxjerr tallësin nga feja pasi që ai të ketë besuar.(mexhmuatul fetawa 7|273)
 
Kështu patë ndodhur edhe në betejen e tebukut kur disa munafik thanë: Nuk kemi parë më barkmdhenjë se këta lexuesit e Kurani(hafizat),rrenacakë dhe fikacakë në takimin me armikun,e Allahu teala për këto fjalë i shpalli qafira në Kuran,pasi që ata kishin besuar,e nuk ju bëri dobi atyre dalja në xhihad me Pejgamberin a.s as pse i kishin lënë familjet e tyre dhe pasurit,e as ajo që ishin dalur në verën e nxehtë të uritur dhe të etur,porse gjithnë Pejgamberi a.s vazhdonte duke ia lexuar ajetin që zbriti për ta,transmetohet nga Ibni Umer r.a që thotë:Më duket se po e shohë njërin prej atyre që u tallë me lexuesit e Kuranit,shkonte zvarrë pas devës së Pejgamberit a.s duke i kërkuar falje dhe thoshte: Ne vetëm ishim duke u argëtuar dhe luanim",kurse Pejgamberi a.s ia kthente:"A me Allahun ajetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij talleshit?,e nuk u kthy kah ai Pejgamberi a.s e as nuk i thoshte tjetër fjalë.
Pra ke kujdes o musliman nga rrëshqitjat e gjuhës,ose fol mirë ose hesht.

Poashtu në këtë llojë të kufrit bënë pjesë edhe tallja me diturin fetare dhe me dietarët,dhe mosrrespektimi i tyre përshkak të dituris që e kanë,kështu është përmendur ne librin Kurretu ujunil muwahidin.
Ngase qafirat dhe munafikët tallen me muslimanët përshkak të fes dhe devotshmëris së muslimanve,tregon Allahu teala për ta dhe thotë:"Është zbukuruar për pabesimtarët jeta e kësaj bote,e ata tallen me ata që kanë besuar,kurse muslimanët në diten e kiametit do të jenë në pozita të larta ".(el-bejjine 7)
Poashtu për talljet e munafikëve që i bëjnë me muslimanët Allahu teala thotë:"Ata (munafikët) që i përqeshnin besimtarët,që me vullnetin e vetë japin lëmosh,i përqshin edhe ata që nuk kanë më shumë se ajo që është e domosdoshme për jetesën e tyre,Allahu u dha si shpërblim për talljet e tyre - denimin më të rënde".(tewbe 79)
Poashtu Allahu teala i ka cilësuar kriminel ata që tallen me fenë,ku thotë:"Vërtetë kriminelët talleshin me ata të cilët patën besuar,e kur kalonin pran tyre(muslimanët) ata ua mbyllnin syrin njëritjetrit (pabesimtarët),e kur kthehenin në shtëpit e tyre kthehenin të gezuar(për talljet që i bënin me muslimanët),e kur i shihnin ata (muslimanët) thonin,ja këta janë të humburit".(elmutafifin 29-32)
Poashtu tallje me fenë dhe kufër llogaritet edhe përqeshja me njerzit e mirë të cilët thërrasin ne islam,ndalojnë nga e keqja dhe urdhërojnë për të mirën,akuzimi i tyre me qëllim që të tjerët mos të prezentojnë në ligjëratat dhe tubimet e tyre,dhe shpifja për ta më qëllim të pengimit të thirrjes së tyre.
Kufër poashtu është edhe tallja me hixhabin (veshje e grave muslimane) apo tallja me të mbuluarat etiketimi i tyre dhe përqeshja me to.
Poashtu kufër është edhe përqeshja me mjekrren,apo me muslimanët të cilet bartin mjekrra,dhe cilësimi i tyre se këta na qenkan terrorista,apo përqeshja me ta,se kjo (bartja e mjekrrës) nuk të bënë burrë,apo se ajo është prapambeturi,papastërti apo e shëmtuar.
Poashu kufër është edhe përqeshja me ligjet e islamit,si p.sh poligamia (ngase në islam është e lejuar që burri në një kohë mundë të ketë katër gra),apo gjirimi i filmave të ndryshën e humoreve dhe tallja në to me muslimanët,fenë e tyre dhe ligjet e islamit.
Pra ke kujdes o musliman mos rri me ata që veprojnë vepra të tilla,mos i dujë ,mos i shiqo emisionet e tyre,mos u qesh me talljet e tyre,mos trego simpati ndaj tyre,por përkundrazi,urrej ata largohu nga ta dhe nga veprimtaria e tyre e flliqur,tërheqju vërejtjen edhe të tjerëve nga ata,,ngase Allahu teala thotë:"O ju që jeni musliman,mos i merrni miq ata që tallen me fenë e juaj dhe përqeshen,prej atyre që ju është dhënë libër më herët (qafirat),dhe keni frikë Allahun nëse jeni musliman".(el-maide 57)
Kurse për ata që nuk i armiqsojnë këta njerëz ,nuk largohen prej tyre dhe nuk tregojnë urrejtje për ta Allahu teala thotë:" Juve u është zbritur ne libër (Kuran) se kur të ndëgjini se me ajetet e Allahut po bëhet kufër dhe tallje,mos rrini me ata ,derisa të kalojnë në një bised tjetër,(e nese ju rrini me ta) edhe ju jeni sikur ata,kurse Allahu do të i tubon qafirat dhe munafikët të gjithë në xhehennem".(nisa 140)

Kurse Ibni Kajjim në komentin e këtij ajeti ka thënë: Qëndrimi ne mëkatarët në momentin që ata bëjnë mekate,të bënë edhe ty mëkatar,kurse qëndrimi dhe ndeja me qafirat kur ata bëjnë kufër edhe ty të bënë qafir
 
Allahu teala ka pëgaditur dënim të idhët për ata që tallen me fenë,thotë Allahu teala për Pejgamberin a.s:"Ne të mjaftojm ty(o Muhammed) kundër atyre që tallen".(haxhr 95)

Poashtu thot:"Ata u përqeshën edhe me të dërguarit para teje(o Muhammed) porse e morën dënimin e merituar për talljet e tyre".(el-enbija 41)

Poashtu Allahu tela në shumë vende përmend të derguarit e Tij,dhe talljen që bënë me ata pabesimtarë dhe denimin e idhët që i goditi ata nga ana e Allahut teala si rezultat i talljeve të tyre.

Thotë Allahu teala:"Ata pëgënjeshtruantë vërtetën kur ju erdhi,e më vonë do ta kuptojnë lajmin e asaj me të cilën talleshin".(en enam 5)

Poashtu thotë:"Këtë ( denim e keni) përshkak se ju u tallët me ajetet e Allahut,juve ju mashtroi jeta e kësaj bote,sot pra nun do të nxirreni prej tij (xhehennemit) e as nuk kërkohet që atati kthehen pendimit dhe rrespektimit të Allahut".(el xhathijeh 35)

Lusim Allahun teala që të na udhëzon në rrugën e drejt,të na bënë prej atyre që bëjnë vepra të mira dhe largohen nga veprat e kqija,të na bënë prej atyre që e duan Allaun tela dhe muslimanët, e që e urrejnë kufrin dhe jomuslimanët,vërtet Ai i ndëgjon dhe i sheh të gjitha.
 
 
e pergaditi:Zekerija QAZIMI

shoqatarealiteti.net


Lexuar: 9112 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-June-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |