Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 05:20
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Tek Allahu mbështetuni, nëse jeni besimtarë


Allahu xh.sh thotë:"Tek Allahu mbështetuni, nëse jeni besimtarë."

Allahu xh.sh thotë:"Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet Allahu, u rrënqethen zemrat dhe kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi dhe që mbështeten vetëm te Zoti i Tyre" (Enfal 2)
Allahu xh.sh thotë:"O Pejgamber!Të mjafton Allahu dhe besimtarët që të ndjekin" (Enfal 64)
 
 
Allahu xh.sh thotë:"E kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton Atij". (Talak 3)
Nga Ibni Abasi ra.përcillet se ka thënë:"Neve na mjafton Allahu, Ai është Përkrahësi më i mirë!"e ka thënë Ibrahimi a.s. kur u hodh në zjarr dhe e tha Muhammedi a.s. kur i thanë:"Populli (idhujtarët) është tubuar kundër jush, pra keni frikë", ajo vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin dhe thanë "Neve na mjafton Allahu, Ai është Përkrahësi më i mirë!"(Buhariu,Nesaiu)
 
 
Autori thotë:"Tek Allahu mbështetuni, nëse jeni besimtarë" dhe Ai me këtë ka dashur të argumentojë temën dhe të sqarojë se mbështetja është një detyrë që duhet të jetë e sinqertë vetëm për Allahun e Lartësuar që do të thotë:Tek Allahu mbështetuni dhe te askush tjetër.Pra nëse robi i mbështetet Allahut në të gjitha çështjet e tij fetare dhe të kësaj bote, duke përjashtuar të tjerët, sinqeriteti dhe mardhënia e tij me Allahun është e vlefshme.
Imam Ahmedi thotë:"Mbështetja është punë e zemrës".
 

Imam Ibn Kajimi ra.thotë rreth kuptimit të ajetit të temës:"Ai (Allahu) e ka konsideruar mbështetjen tek Allahu një kusht të besimit, që tregon për humbjen e tij në rast se mbështetja humbet.Në një ajet tjetër Allahu xh.sh. thotë:"Musai tha:"O populli im!Nëse i keni besuar Allahut, vetëm Atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij) "duke e konsideruar mbështetjen tek Allahu argument të saktësisë së Islamit të tij.
 
 
Sa më shumë forcohet besimi i robit, aq më shumë forcohet mbështetja e tij dhe nëse besimi dobësohet, bashkë me të dobësohet edhe mbështetja tek Allahu.Nëse mbështetja është e dobët, ajo padyshim se është një argument i besimit të dobët të tij.
 
Shejhul Islam Ibn Tejmijje Allahu e mëshiroftë thotë:"Çdo njeri që i lutet një krijese apo që i mbështetet asaj do të zhgënjehet për atë që mendonte rreth saj, sepse ai është politeist:"Ai që i bën shok Allahut është sikur të bjen nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai që e hedh era e stuhishme në një vend të humbur" (Haxh 31)
 
 
Në një thënie përcillet nga imam Ahmedi në "Ez Zuhd"nga Vehb bin Munebih se ka thënë:"Në disa prej librave të Tij, Allahu xh.sh thotë:"Pasha forcën Time.Ai që kapet fort pas Meje, që për pak e bëjnë edhe qiejt dhe tokat me gjithçka ka mes tyre, Unë do ti siguroj me këtë një rrugëdalje dhe kush nuk kapet fort pas Meje, Unë do tia këpus lidhjet e qiellit, do tia shfaros tokën poshtë këmbëve të tij, do ta vendosë në boshllëk dhe do ta lë në dorë të vetvetes.Robit i mjaftoj Unë si përfundim.Nëse robi më qëndron në adhurim do ti japë përpara se të më kërkojë dhe do ti përgjigjem përpara se të më lutet.Unë i di nevojat e tij me të cilat sillem butë me të".
 
 
Në një hadith thuhet:"Nëse ziheni ngushtë në një çështje të rëndësishme thoni:"Na mjafton Allahu dhe Ai është Përkrahësi më i mirë."
Nga kjo temë përfitohen disa çështje:
1-Mbështetja tek Allahu është prej detyrave të domosdoshme
2-Ajo është prej kushteve të besimit
3-Komenti i ajetit në suren Enfal dhe Talak
4-Pozita e lartë që ka kjo fjalë.E ajo është fjala e Ibrahimit a.s. dhe Muhammedit a.s. në kohë të vështira:"Neve na mjafton Allahu, Ai është Përkrahësi më i mirë!"
 
 
Shkruar nga Et Temimi
Pregaditi Fitim Ismaili
Mbështetja e të Lavdishmit a.xh. në shpjegimin e librit të TEUHIDIT


Lexuar: 7719 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |