Sot është - E Premte | Data: 22-Shtator-2017 | Ora: 00:04
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Veprimet sunet të namazit


Namazi ka disa veprime të caktuara të cilat janë sunet. Është diçka e pëlqyer që ai që falet t`o plotësojë këto sunete, në mënyrë që të marrë shpërblimin për kryerjen e tyre.
 
 

Këto sunete janë:
1-Ngritja e duarve është sunet në katër raste
Një veprim i tillë duhet të bëhet në fillim të tekbirit të secilit namaz.
Ibn El Mundhiri thotë: " Të gjithë dijetarët pajtohen me mendimin se Profeti (a.s) i ngrinte duart në fillim të namazit”.

Duke komentuar në lidhje me këtë çështje, Ibn Haxher thotë: "Ngritja e duarve nga ana e Profetit (a.s) në fillim të namazit është transmtuar nga pesëdhjetë sahabë, duke përfshirë këtu edhe dhjetëshen e përgëzuar me xhenet”.
Bejhekiu ka treguar se Hakimi ka thënë: "Nuk di ndonjë sunet tjetër përveç këtij, i cili është transmtuar nga kalifët e drejtë, nga dhjetë sahabët e përgëzuar me xhenet dhe nga sahabët të tjerë me shpërndarjen e tyre gjithandej”.

Duke e përmbledhur gjykimin e kësaj çështjeje, Bejhekiu thotë: "Është ashtu sikurse ka thënë mësuesi ynë Ebu Abdullah”.(Ebu Abdullah përdoret zakonisht për Ahmed ibn Hambelin)

Mënyra e ngritjeve së duarve

Në lidhje me këtë çështje janë regjistruar shumë transmetime. Shumë dijetarë kanë zgjedhur mënyrat e mëposhtme:

Ngritja e duarve deri tek supet, me majat e gishtërinjve në pozicion parallel me veshët, gishtat e mëdhejn në pizicion të veshit, ndërsa shuplakat drejt me supet.

Neveviu thotë: "Kjo është mënyra se si i ndërthuri Shafiu hadithet në lidhje me këtë çështje dhe të tjerët thonë se një mënyrë e tillë është e mire”.
Është mire që personi që falet t`i shtrijë gishtat ngritjes së duarve Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: "Kur Profeti (a.s) çohej për të falur namaz, ai i ngrinte duart drejt”.[Hadith Sahih; Sahih Et Tirmidhi 240]
 
Kur duhet ngritur duart?
Personi që falet duhet t`i ngrejë duart në të njëjtën kohë kur shqipton tekbirin fillestar ose t`i ngrejë ato para tekbirit.
Nefiu ka treguar se kur Ibn Umeri e fillonte namazin, ai merrte tekbir dhe ngrinte duart e thoshte se edhe Profeti (a.s) vepronte në të njëjtën mënyrë.Nafiu ka treguar gjithashtu se Profeti (a.s) i ngrinte duart kur merrte tekbir, derisa ato idhin paralel me supet e tij apo afërsisht në këtë pozicion.

Përsa i përket ngritjes së duarve para marrjes së tekbirit, Ibn Umeri ka treguar: "Kur Profeti (a.s) falte namazin ai i ngrinte duart, derisa ato ishin paralel me supet e tij dhe merrte tekbir”.[Tranemton Buhariu, Muslimi dhe Bejhakiu]
Një hadith nga Malik ibn El Huvejrith përmban fjalët; "Mori tekbir dhe pastaj ngriti duart e tij”.[Transmeton Muslimi]

Kjo do të thotë se tekbiri vjen përpara ngritjes së duarve, por Ibn Haxhër thotë: "Nuk kam takuar ndonjë që thotë se tekbiri i paraprin ngritjes së duarve”.
 
Preferohet edhe ngritja e duarve përpara përkuljes në ruku dhe pas ngritjes pres saj. Njëzet e dy sahib kanë treguar se Profeti (a.s) vepronte këtë mënyrë.
Ibn Umeri tregon: "Kur Profeti (a.s) falej, ai i ngrinte duart derisa ato ishin në të njëjtën lartësi me supet dhe pastaj merrte tekbir. Kur përkulej në ruku, ai i ngrinte përsëri duart në mënyrë të ngjajshme. Kur e ngrinte kokën nga rukuja ai bënte të njëjtën gjë duke thënë: "Allahu e dëgjon robin që e falënderon Atë”.
 
Buhariu thotë se Profeti (a.s) nuk vepronte në këtë mënyrë kur binte në sexhde dhe as kur ngrihej prej saj. Edhe Muslimi ka transmetuar se ai nuk e bënte një gjë të tillë kur ngrihej nga sexhdeja. Gjithashtu, Muslimi thotë: "Ai nuk i ngrinte duart midis dy sexhdeve”. Bejhekiu e ka transmetuar këtë hadith me fjalët: "Ai nuk pushoi së vepruari në këtë mënyrë derisa takoi Allahun (derisa ndërroi jetë)”.
 

Ibn El Madajini ka thënë: "Sipas mendimit tim, ky hadith është argument për të gjithë. Kushdo që e dërgjon, duhet të veprojë në përputhje me të. Në zinxhirin e transmetimit të tij nuk ka asnjë problem.”
 
Në lidhje me këtë çështje, Buhariu shkroi një brochure, në të cilën transmtohet nga El Hasani dhe Humejd ibn Hilali se sahabët e falnin namazin në mënyrën e mësipërme, duke ngritur duart në tre vende. Hasan Basriu në lidhje me këtë nuk përjashtonte asnjërin nga sahabët.
 

Hanefitë janë të mendimit se personi që falet duhet t`I ngrejë duart vetëm në fillim të namazit. Ky gjykim bazohet në hadithin e Ibn Mesudit, i cili ka thënë: "Do t`ua fal namazin ashtu si e ka falur Pejgameti (a.s)” dhe ka ngritur duart vetëm një here. Ky është një mendim i dobët dhe shumë dijetarë të hadithit e kanë kritikuar këtë transmetim.
 
Ibn Hibai ka thënë se një transmtim i tillë është më i miri në lidhje me këtë çështje, të cilin e transmetojnë njerëzit e Kufes si argument se Profeti (a.s) nuk i ngrinte duart kur përkulej në ruku dhe as kur çohej prej saj. Por, në fakt ky është një transmtim shumë i dobët sepse përmban shumë probleme dhe si rrjedhojë nuk është i vlefshëm. Edhe nëse ne e pranojmë atë, sikurse bëri edhe Tirmidhiu, një transmetim i tillë nuk i hedh poshtë hadithet autentike dhe ato të mirënjohura të përmendura më sipër. Autori i "Et Tenkih” thotë se ndoshta Ibn Mesudi ka harruar nëse Profeti (a.s) i ka ngritur duart apo jo, ashtu si kanë harruar edhe të tjerët.
 
 
Në "Nesb Er-Reja”, Ez-Zelai shkruan (duke cituar autorin e "Et-Tenkih”): " Nuk është e çuditshme që Ibn Mesudi mund ta ketë harruar këtë gjë. Ibn Mesudi ka harruar disa gjëra nga Kurani, të cilat janë të njohura për të gjithë. Ato janë dy suret e Kuranit (El-Felek dhe En-Nas), ai harroi se si duhet të rrinë dy njerëz pas imamit, se Profeti (a.s) e fail namazin e sabahut në ditën e Kurbanit (gjatë haxhit) në kohën e tij, ai harroi që Profeti (a.s) i bashkoi namazet e tij në Arafat, pozicionin e krahëve dhe të bërrylave gjatë sexhdes dhe harroi se si Profeti (a.s) e shqiptoi ajetin kuranor:

"Dhe Ai që krijoi mashkullin e femrës…”(El-Lejl, 3)
Nëse është e mundur që Ibn Mesudi i harroi të gjitha këto gjëra në lidhje me namazin, a nuk është gjithashtu e mundur që ai të ketë harruar edhe në lidhje me ngritjen e duarve?”
 

Nafiu ka treguar se kur Ibn Umeri çohej për të falur rekatin e tretë, ai i ngrinte duart, veprim të cilin ai atribonte Profeti (a.s).[Transmeton Buhariu, Ebu Daudi dhe Nesaiu]
 

Aliu (r.a), duke përshkruar mënyrën se si falej Profeti (a.s), ka thënë se kur ai ngrihej nga dy sexhdet i ngrinte duart derisa ato arrinin supet e tij dhe fillonte me tekbir.[Hadith Hasen Sahih; Sahih Ebu Daud 744]
 

Gratë duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Sheukani thotë: "Ajo që dihet se është sunet, duhet vepruar si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Nuk ekziston ndonjë argument që të veprojë se ka ndonjë dallim ndërmjet tyre në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu nuk ka argument as për të treguar se ato duhet t`i ngrenë duart në një pozicion të ndryshëm me burrat”.
 
2-Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën
Ku është një veprim, kryerja e të cilit është diçka e pëlqyer. Në lidhje me këtë çështje janë transmetuar njëzet hadithe nga tetëmbëdhjetë sahabë dhe pauses të tyre.
 

Sehël ibn Sadi ka thënë: "Gjatë faljes se namazin, njerëzit janë urdhëruar që të vendosin dorën e djathtë mbi të majtën”.

Duke komentuar në lidhje me këtë çështje, Ebu Hazim thotë: "Nuk e di nëse ai (Sehël ibn Sadi) ai atribuon një veprim të tillë Profeti (a.s)”.
El-Hafiz thotë: Një regull i tillë konsiderohet të jetë nga Profeti (a.s), sepse lë të kuptohet që personi që i urdhëroi ata (njerëzit) të veprojnë në këtë mënyrë, ishte Profeti (a.s)”.Gjithashtu, ai ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë: Të gjithë profetët kanë qenë të urdhëruar që ta shpejtojnë prishjen e agjërimit, të shtyjnë ushqimin e syfyrit dhe të vendosin dorën e dajthtë mbi të majtën gjatë namazit”.[hadith Sahih; Sahihul Xhami’]

Ekziston edhe një hadith nga Xhabiri, që thotë: "Profeti (a.s) kaloi afër një burri që po falej me dorën e majtë të vendosur mbi të djathtën. Profeti (a.s) ai ndau ato nga njëra-tjetra dhe ia vendosi dorën e djathtë mbi të majtën”.[Transmeton Ahmedi dhe të tjerët]

Duke e vlerësuar zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, Neveviu thotë se zinxhiri e tij është sahih.

Nërsa Ibn Abdul Berri thotë: "Nuk ka arritur nga Pejgamberi (a.s) asgjë e ndryshme nga kjo. Ky është mendimi i shumicës së sahabëve de të pasuesve të tyre”.
 
Maliku e ka përmendur këtë hadith në "El-Muata” dhe për të thuhet se nuk pushoi së vepruari në këtë mënyrë, derisa vdiq.

Pozicioni i duarve

El Kemal ibn El Humami është i mendimit se nuk ekziston ndonjë hadith autentik, që të tregojë se personi që falet duhet t`i vendosë duart poshtë kraharorit apo poshtë kërthizës. Sipas hanefive, duart duhet të vendosen poshtë kërthizës dhe shafitë thonë se ato duhen vendosur poshtë kraharorit.
Ahmedi ka dy transmetime në përputhje me mendimet në fjalë. Mendimi i saktë është diku në mes.
 

Ndërsa Tirmidhiu thotë: "Sahabët e mirinformuar, pasuesit e tyre dhe ata që erdhën më pas,mendonin se personi që falet duhet të vendosë dorën e tij të djathtë mbi të majtën, ndërkohë që disa thonë se duart vendosen mbi kërthizë dhe të tjerë thonë se vendosen poshtë saj.” Të gjitha këto mendime janë relative tek ta.
 

Megjithatë ekzistojnë hadithe, ku thuhes se Profeti (a.s) i vendoste duart në kraharor. Hulb Et-Ta`I ka treguar se ka pare të Dërguarin e Allahut duke u falur me dorën e djathtë mbi të majtën dhe pozicioni i duarve të tij ishte në kraharor, mbi bërrylat.[Hadith Hasen; Sahih Et Tirmidhi 907]
 
Uail ibn Huxhër ka treguar: "Njëherë, kur u fala me Profeti (a.s), ai vendosi dorën e djathtë mbi të majtën në kraharoin e tij”. Tregimi është regjishtruar nga Ibn Huzejme, i cili e konsideron atë sahih dhe nga Ebu Daudi dhe Nesaiu me fjalët: "Pasta jai vendosi dorën e djathtë mbi pjesën e pasme të kyçit të dorës së majtë dhe mbi parakrahun e ma”të".[ Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 727]
 
 
3-Lutja (duaja) e hapjes

Është mire që muslimani ta fillojë namazin e tij me njërën nga lutjet, me të cilat e fillonte namazin Profeti (a.s). Këto lutje thuhen pas marrjes së tekbirit fillestar dhe përpara këndimit të Fatihasë. Disa prej lutjeve të regjishtruara janë:
 

-Ebu Hurejra (r.a) ka transmetuar: "Kur Profeti (a.s) merrte tekbirin fillestar, ai qëndronte pak në heshtje përpara se të fillonte këndimin e Kuranit. Unë e pieta: "O i Dërguari i Allahut, pse rri në heshtje në kohën ndërmjet tekbirit fillestar dhe këndimit të Kuranit?
 

Çfarë thua gjatë atyre momenteve?” Profeti (a.s) u përgjigj " Them: O Allah! Më largo nga mëkatet e mia ashtu sikurse e ka larguar Lidnjen prej Perëndimit. O Allah! Më pastro nga mëkatet e mia ashtu sikurse pastrohet rroba e bardhë prej njollave. O Allah! Më pastro prej mëkateve të mia me ujë dëbore, shi dhe me ujë breshëri”.[Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe]
 

-Aliu (r.a) ka transmtuar se kur Profeti (a.s) falte namazi, ai merrte tekbirin fillestar dhe pastaj thoshte: "E kam kthyer fytyrën time me besim të sinqertë nga Ai që krijoi qiejt dhe token dhe unë nuk jam prej idhujtarëve. Namazet e mia, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e Botërave. Ai nu ka shok. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. O Allah! Ti je Mbret dhe nuk ka zot tjetër përveç Teje. Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt. I kam bërë dëm vetes dhe Ti i di mëkatet e mia, pra mi fal ato sepse askush nuk mund t`i falë mëkatet përveç Teje. Më udhëzo tek morali më i lartë sepse askush nuk mund të udhëzojë tek morali i lartë përveç Teje. Ty të përgjigjem, të gjitha të mirat janë në dorën Tënde, kurse e keqja s`ka vend tek Ti (s`gjendet tek Ti); ekzstenca dhe rikthimi im janë në dorën Tënde. I Madhëruar dhe i Lartësuar je! Kërkoj falje nga Ti dhe tek Ti pendohem”.[Transmetojnë Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Daudi]
 

-Transmtohet se pas tekbirit fillestar, Umeri (r.a) thoshte: " I lartësuar qofsh o Zot dhe pë Ty është falënderimi. I lartësuar qoftë emir Yt dhe e lartësuar qoftë Madhëria Jote. Nuk ka zot tjetër përveç Teje”.
 
Duke komentuar në lidhje me këtë, Ibn Kajimi thotë: "Është vërtetuar se Umeri (r.a) fillonte me këtë lutje në vend lutjes së mësipërme të Profeti (a.s). Ai e shqiptonte këtë lutje me zë të lartë dhe ua mësonte atë njerëzve. Për shkak të të vepruarit në këtë mënyrë, gjykohet se kjo mënyrë të vepruarit e ka origjinën tek Profeti (a.s). Për këtë arsye, Imam Ahmedi thotë: "Unë veproj sipas asaj që është transmetuar nga Umeri (r.a). Nëse një person fillon me një lutje që është e transmetuar, atëherë kjo është një gjë e mirë për të”.
 
Është një veprim i pëlqyer që personi që falet të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit, në kohën midis lutjes së hapjes së namazit dhe këndimi të Kuranit, Allahu thotë: " Kur të këndoni Kuran, kërkojini Allahut që t`ju mborjë nga shejtani i mallkuar”.
 

Ibn Mundhiri ka thënë: "Është transmetuar se përpara këndimit të Kuranit, profeti (a.s) thoshte: "Kërkoj nga Allahu të më mbrojë prej shejtanit të mallkuar”. (Eudhu bil-lahi minesh-shejtani rraxhim).
 
 
4- Është sunet të thuhet; Eudhu bil-lahi minesh-shejtani raxhim” me zë të ulët. Në "El Mugni” thuhet; "Personi që falet duhet ta shqiptojë frazën e mësipërme me zë të ulët dhe unë nuk di se ka ndonjë ndyrshim në opinionin në lidhje me këtë çështje”. Por Shafiu ka qenë i mendimit se ai që falet mund të zgjedhë vetë nëse e thotë një frazë të tillë me zë të ulët apo të lartë (në ato namaze që fallen me zë të lartë). Është transmetuar nga Ebu Hurejra (r.a) shqiptimi i kësaj fraze me zë të lartë, por ky transmtim është me zinxhir të dobët.
 
Fraza ku kërkohet mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar thuhet vetëm në rekatin e pare. Ebu Hurejra (r.a) ka transmetuar: "Kur Profeti (a.s) ngrihej në rekatin e dytë, ai e fillonte këtë rekat me Fatihanë, pa qëndruar ndonjë moment në heshtje”.[Transmeton Muslimi]
 

Duke folur në lidhje me këtë çështje, Ibn Kajimi thotë: "Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket faktit nëse duhet të thuhet kjo frazë apo jo. Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë dy mendime, që të dyja të transmetuara nga Ahmedi. Disa prej bashkëkohësve të tij janë të mendimit se është e mjaftushme që të kërkohet mbrojte vetëm një here ose secili rekat kërkon shqiptimin e frazës së mësipërme.
 
 
5-Shqiptimi i fjalës "Amin”
Është sunet për secilin person që falet, qoftë ky imam dikush që falet pas imamit apo një tjetër që falet vetëm, që pas këndimit të Fatihasë të shqiptojë fjalën "Amin”. (Fjala "Amin” nuk është pjesë e Fatihasë, por është më tepër një lutje që ka kuptimin: "O Allah! Përgjigju nsaj asaj çfarë thamë”.). Kjo fjalë duhet të thuhet me zë të lartë në namazet që fallen me zë të lartë dhe me zë të ulët në namazet që fallen me zë të ulët.
 

Muajm Muxhemir tregon se është falur pas Ebu Hurejres (r.a) e ai ka thënë: "Në emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”.Pastaj këndoi Fatihanë dhe e mbylli atë me fjalën "Amin”. Gjithashtu, edhe njerëzit e tjerë pas tij thane "Amin”. Pas namazit Ebu Hurejra (r.a) tha: "Pasha Atë, në duart e të Cilit është shpirti im, unë kam ndjekur mënyrën më të ngjajshme të Profetit (a.s) në faljen e namazit”.
 

Buhariu e ka përmendur këtë hadith në formën mualak, ndërkohë që të tjerët si: Nesaiu, Ibn Huzejme, Ibn Hibani dhe Ibn Siraxhi e kanë transmetuar atë.
Buhariu ka regjistruar se Ibn Shihab (Ez-Zuhri) ka thënë se i Dërguari i Allahut thoshte "Amin”. Atau thotë se fjala "Amin” është një lutje. Ibn Zubejri dhe të tjerët pas tij thonin "Amin” dhe xhamia kumbonte nga zërat e tyre. [Hadith Sahih; Sahih; Temamul Minneh]

Fjala "Amin” nuk është pjesë e Fatihasë, por ajo është lutje që do të thotë:
"O Allah m`u përgjigj”
 
 
6- Këndimi i Kuranit pas Fatihasë

Është sunet që personi që falet të këndojë një pjesë nga Kuranit pas këndimit të Fatihasë gjatë dy rekateve të namazit të sabahut dhe atij të Xhumasë, dy rekateve të para të namazit të drakes, të iqindisë, të akshamit, të jacisë dhe në të gjitha rekatet e namazeve vullnetare.
 

Ebu Katade ka transmetuar se Profeti (a.s) këndonte Fatihanë dhe disa sure në dy rekatet e para të namazit të drakes dhe vetëm Fatihanë në dy rekatet e fundit. Ndonjëherë ai këndonte disa ajete. Këndimi i Kuranit në rekatet e fundit. Ndonjëherë ai këndonte ajete. Këndimi i Kuranit në rekatin e pare ishte më i gjatë se në të dytin. Në këtë mënyrë veprohet edhe në namazin e qindisë dhe të sabahut. Transmetohet Buhariu, Muslimi dhe Ebu Daudi, i cili shton: "Ne mendonim se ai (profeti a.s) vepronte kështu me qëllim që t`ua mundësonte njerëzve që të kapnin faljen e rekatit të pare”.
 
 

Xhabir Ibn Semure ka transmetuar se njëherë, njerëzit e Kufes u ankun në lidhje me Sadin tek Umeri (r.a). Pasojë e ankesave të tyrë ishte shkarkimi i Sadit nga puna dhe zëvendësimi i tij me Amarin. Njerëzit e Kufes pretrendonin se ai nuk falej në mënyrën e duhur. Umeri e thirri dhe i tha; "O Ebu is`hak (Sad), këta njerëz thonë se ti nuk falesh ashtu siç duhet”. Sa`di u përgjigj: "Pasha Allahun, unë jam falur me ta ashtu sikurse është falur i Dërguari i Allahut me ne, duke mos lënë asgjë mangët.
 
 
I zgjatja dy rekatet e para të namazit të jacisë dhe i shkurtova dy të fundit”. Umeri i tha: " Kjo është ajo çfarë prisja prej teje”. Ai e ktheu përsëri në Kufe me një apo dy njerëz që të pyesnin për të. Të gjithë njerëzit e lavdëruan Sadin derisa ata arritën te xhamia e fisit Abs.
 
 
 
Një burrë me emrin Usame ibn Katade, i njohur edhe me pseudonimin Ebu Sa`de, u ngritdhe tha: "Meqë jam nën betim, duhet t`ju informoj se Sa`di tha: "I lutem Allahut për tre gjëra: O Allah, nëse ky robi Yt po gënjen dhe foli vetëm sa për tu dukur, atëherë jepi aij një jetë të gjatë, rrite varfërinë e tij dhe sprovoje me sprova nga më të ndryshmet”.Vite me vonë, kur Usame u pyet se sip o ia kalonte, ai u përgjigj se ishte një plak që po vuante nga sprova të shumta, për shkak të lutjes së bërë nga ana e Sa`dit. Abdulmaliku (nga treguesit) ka thënë se ai e ka pare këtë burrë me vetullat që i kishin rënë (për shkak të moshës së vjetër) duke i ngacmuar vajzat e reja nëpër rrugica.[Transmeton Buhariu]
 
 

Ebu Hurejra ka thënë: "Këndimi i Kuranit duhet të bëhet në çdo namaz. Atë çfarë kemi dëgjuar nga Progeti (a.s) ua themi edhe juve. Për atë që tjetër përveç Fatihasë, atëherë ajo është e mjaftushme. Nëse ai shton diçka përveç saj, atëherë kjo është një gjë e mire për të”.[Transmeton Buhariu] Allahu xh.sh e din më së mirri…
 
Sejid Sabik

Teuhid.net


Lexuar: 531 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 14-Qershor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |