Sot është - E Martë | Data: 16-April-2024 | Ora: 21:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

A është e lejuar festimi i ditëlindjes se profetit Muhamed s.a.w.s


 

Në Kuran askund nuk është e cekur se ne duhet ta festojmë Mevludin apo ditëlindjen e Muhammedit a.s. (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) . Profeti vetë (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) nuk e kishte bërë këtë asnjëherë dhe nuk kishte urdhëruar që të praktikohet ky festim gjatë tërë jetës së tij apo pas vdekjes, por përkundrazi ai na këshilloi që të mos e teprojmë rreth tij, sikurse e kanë tepruar të krishterët me Isanë (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ). Ai në një rast tha :"Mos e teproni me mua sikur që e tepruan të Krishterët me të birin e Merjemes dhe se unë jam vetëm një rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij".( transemtohet nga Bukhari).
 
 
Për çka edhe transmetohet për të Dërguarin e All-llahut se ai nuk e kishte praktikuar këtë, por në këtë ditë, pra në ditën e lindjes i kishte shtuar adhurimet, gjë që nuk është e njëjtë me festimin.
 

Në një rast kur është pyetur për agjërimin në ditën e Hënë ai kishte thënë "Se në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë më është besuar-caktuar Misioni apo i është ardhë Shpallja e parë” .( Muslim, al-Nisaa’i dhe Ebu Davudi).
 

Por, sido qoftë ne e dijmë që shokët e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ishin njerëzit që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të),a tregohet që Ebu Bekri që ishte me i afërti me të dhe që e donte atë më së shumti , a e kishte festuar ditëlindjen e Pejgamberit, apo Omeri a e ka praktikuar këtë gjatë 12 viteve te sundimit të tij , apo Othmani a e ka praktikuar këtë , apo i afërmi i tij Aliu a e ka bërë këtë, apo ndonjë nga shokët e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) a e kanë praktikuar këtë – Jo vAll-llahi jo për arsye se nuk kanë qenë në dijeni për rëndësinë apo nuk e kanë dashur me të vërtetë Pejgamberin (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) dhe asnjë njeri nuk guxon ta thotë këtë përveç atyre që janë të devijuar dhe që i udhëheqin të tjerët drejt devijimit.
 

Nëse shkojmë më tutje ndonjëri nga imamët Ebu Hanifja , imam Maliku, imam Sha'fiu ,apo imam Ahmedi, apo Hasan al-Basri, apo Ibn Sirin e kanë praktikuar këtë apo i kaneë urdhëruar tjerët në këtë sepse është vepër e mirë, jo vAllahi madje në tre shekujt e parë as që është përmendur kjo dukuri , Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) në një hadith sahih tha " Më të mirët nga njerzit janë njerzit e kohes sime (apo te shekullit timë) ,pastaj ata qe vijnë pas tyre e pastaj ata qe vijnë pas tyre , e pastaj do vijnë njerzë qe nuk do ti kushtojnë rëndsi nëse dëshmitë e tyre do vijnë para betimeve të tyre apo e kunderta ( d.m.th. që nuk do I marrin këto qështje aq seriozisht " ( transmeton -Bukhari, Muslim dhe Tirmidhi ).
 

Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) është shpikur shumë shekuj më vonë në kohën kur shumë gjëra të vërteta të fesë larguan dhe bid'atet u përhapën me të madhe.
 

Ky lloj festim a është një shenjë e dashurisë për të Dërguarin të All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ), por a është e mundshme që sahabët dhe imamët dhe njerëzit e tre shekujve më të mirë që të mos jenë të vetëdijshëm për këtë, por ata që erdhën me vonë të jenë më të vetëdijshëm.
 

Cka na tregon Kur'ani për dashurinë ndaj të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) është se përmes pasimit të udhëzimit që ai na e ka sjellë këtë na e tregon All-llahu në një ajet e që kuptimi i tij është në vijim.
 

"Thuaj (o Muhamed): ‘ Nëse ju me të vërtetë e doni All-llahun atëherë më pasoni mua, dhe All-llahu do t'ua falë mëkatet. Dhe Allahu është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirploti
Thuaj ‘Bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit , por nëse ata i kthejnë shpinat , atëherë All-llahu nuk i do pabesmitarët.” [Ali Imraan 3:31-32].
 

Ky ajet na sqaron se dashuria është vetëm një pohim, por argument i sinqertë është pasimi i asaj që i Dërguari i All-llahut ( Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) na e ka sjellë.
Ajeti i dytë na sqaron dhe e vërteton rëndësinë dhe domosdoshmërinë në bindje ndaj All-llahut dhe për këtë arësye All-llahu ka përfunduar ajetin me një vërejtje të ashpër përmes së cilës ata që refuzojnë të binden janë të përshkruar si kafira, dhe All-llahu nuk i don pabesimtarët. All-llahu na ruajtë nga kjo gjë.
 

I Dërguari i All-llahut ( Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) na ka treguar për rreziku që vie nga mosbindja ndaj All-llahut dhe rreziku prej shpifjeve –risive në fe.
Festimi i mevludid apo ditëlindjes së të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) me të vërtetë është një shpifje në fenë që i Dërguari i All-llahut ( Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) na e ka sjellë – gjë që të gjithë dijetarët pajtohen.
 
I Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të ) me një rast tha: " Fjala më e mirë është Fjala e All-llahut dhe udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhamedit a.s. Dhe gjëja më e keqe prej të këqijave janë risië në fe dhe cdo risi çon në devijim.” ( Muslimi dhe El-Nisaa’i).
 

Përgatiti: Blerim Paci


Lexuar: 8414 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |