Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 13:46
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Çfarë do të thotë të jesh rob i Allahut


Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, robin më të mirë të Allahut prej gjithë njerëzimit. Ai e adhuroi Allahun me adhurimin më të përsosur dhe umetit ia transmetoi shpalljen ashtu siç ia zbriti Allahu i Lartësuar.
 
 
Qëllimi kryesor i tij ishte se si Allahun e Lartësuar ta adhuronte në mënyrën më të përsosur e më të mirë dhe që të jetë shembulli më i mirë për adhurimin e Allahut të Lartësuar për mbarë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Suretu Ahzab: 21).
 
 
Ai e porositi umetin që ta pasojë Atë në të gjitha llojet e adhurimeve. Për namazin ai tha: "Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur”, për haxh gjithashtu tha: "Merrini nga unë rregullat mbi kryerjen e haxhit”, e kështu me radhë në të gjitha adhurimet ishte shembulli më i mirë për tërë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit.
 
 
Vlera që të jesh rob i devotshëm i Allahut të Lartësuar Muhamedi salallahu alejhi ue selem në çastet më të vlefshme dhe më me rëndësi të jetës së tij, kur Allahu i Madhëruar e ftoi si musafir të Tij në lartësitë më të larta, ku nuk pati nderin të ngrihej në atë vend asnjë melek e asnjë Pejgamber tjetër përveç Muhamedit salsllahu alejhi ue selem.
 
Allahu i Lartësuar kur e përshkroi këtë ngjarje në Kuran, Muhamedin salallahu alejhi ue selem e quajti rob të Tij: "Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes).” (Suretu Isra: 1)
 
 
Komentatorët e Kuranit thonë se po të kishte pasur një epitet më të lartë për Muhamedin salallahu alejhi ue selem, për këtë rast më të mirë që pati Muhamedi salallahu alejhi ue selem në jetën e tij, atëherë Allahu i Lartësuar do ta quante me të, por mbase nuk ka gradë më të lartë për njeriun sesa të jetë rob i Allahut të Lartësuar. Atëherë, Allahu i Lartësuar e quajti me këtë epitet "abduhu” (robin e Tij).
 
 
Gjithashtu, se sa ka rëndësi që njeriu të jetë rob i devotshëm i Allahut është se me miliona muslimanë në çdo çast i bëjnë dua Allahut në duanë e "tehijatit” gjatë uljes në namaz, ku ata thonë: "Eslamu alejna ue ala ibadilai salihin”, që do të thotë ( paqja e Allahut qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut). E nuk ka dyshim se kjo dua përfshin çdo rob të mirë të Allahut kudo që është në tokë apo në qiell (nga njerëzit, xhinët apo melaiket).
 
 
 
Gjithashtu, ndër duatë më me rëndësi të Pejgamberëve ishte edhe ajo që Allahu t'i fusë në grupin e robërve të Tij të mirë, ku njëri prej tyre Sulejmani alejhi selam e luti Allahun me këtë dua: "e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!" (Suretu Neml: 19)
 
 
Thotë njëri ndër poetët islamë se këto vargje meritojnë të vlerësohen ndër poezitë më të mira islame:
 
E ajo që më shtoi ndershmërinë, krenarinë, Dhe desha që ta shkel me këmbët e mia njërin ndër planetët e lartë Dhe që mua më përfshive në fjalën Tënde "o robërit e Mi",
 
Dhe që mua më bëre Pejgamber Muhamedin salallahu alejhi ue selem.
 
 
Po ashtu, Allahu i Madhëruar nuk i lejon shejtanit që të manipulojë me robërit e Tij të mirë, ku shejtanit iu drejtua me këto fjalë: "...ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.” (Suretu Hixher: 42)
 
Si mund të jemi robër të mirë të Allahut?
 
Duke i kryer farzet e Allahut, duke u ndalur nga ndalesat e posaçërisht nga mëkatet e mëdha në përgjithësi si dhe angazhim sa më të madh në nafile (vepra vullnetare).
 
 
Dhe në fund lusim Allahun e Madhëruar që në Ditën e Kiametit të na bëjë nga ata robërit e Tij të mirë, që Ditën e Kiametit u thuhet: "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!" (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë. Hyni në xhenet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. E ky është xheneti që u është dhënë për atë që keni punuar. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.” (Suretu Zuhruf: 68-73)
 
Përgatiti: Hevzi Kadriu


Lexuar: 8538 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |