Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 01:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Këshillë për përmirësimin e vëllazërisë


Prej shkaqeve për përmirësimin e vëllazërisë, është që ta këshillosh vëllaun tënd në atë që i bën dobi atij, dhe ajo është argument se ti je i interesuar për të, dhe se ti lakmon që ta shohësh mirë atë.


Thotë Allahu (azze ve xhel): "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (El-Asr)
 
 
 
Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh: "Gjëja më e madhe me të cilën është adhuruar Allahu, është këshillimi i krijesave të Tij. Thotë Allahu: "E kush është më fjalëmirë se ai që thërret në rrugë të All-llahut, vepron (punë) të mira dhe thotë: "Unë jam prej muslimanëve?" (Fussilet – 33).”
 
 
 
Këshilla në Islam, llogaritet prej gjërave më të mëdha të kësaj feje, dhe muslimanët për këtë i dhanë besë Pejgamberit (salallahualejhiveselem). Thotë Xherir bin Abdullah El-Bexhelij: "Ia dhash besën Pejgamberit (salallahualejhiveselem) për faljen e namazit, për dhënien e zekatit, dhe për këshillimin ndaj çdo muslimani.” (Buhariu dhe Muslimi)
 
 
 
Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): "Feja është këshillë”. (Muslimi). Dhe ky është sikur hadithi: "Haxhi është Arafat”. (Tirmidhiu, dhe hadithi është i vërtetë). Kështuqë këshilla është prej shtyllave të kësaj feje..
 
 
 
Dhe vërtetësia e këshillës është që ta pranosh të vërtetën, prej kujtdo qoftë thënë ajo, edhe nëse e thotë atë, ai që ti e urren, dhe ta kundërshtosh të pavërtetën, edhe nëse e thotë atë, ai që ti e don. Ta pranosh të vërtetën, edhe nëse e thotë atë Shejtani, dhe ta kundërshtosh të pavërtetën, edhe nëse e thotë atë Shejhul Islami.
 
 
 
Ibn Kajjimi në Medarixhu Salikin (kur përmend një fjalë të Shejh El-Heravij, e cila ka nevojë për kundërshtim) thotë: "Shejhul Islami është i dashur për neve, por e vërteta është më e dashur për neve se ai.”
 
 
 
Andaj, ne e duam të vërtetën, pa marrë parasyshë nëse vjen me të i vogli apo i madhi, miku apo armiku, ngase urtësia është gjë e humbur e besimtarit, ku ta gjejë atë duhet ta marrë.
 
 
 
Kështuqë duhet muslimani të kërkon këshillë nga njerëzit e mirë, të cilët njihen me fenë dhe devotshmërinë e tyre. Ja ky është Omer ibn Abdul-Azizi, i cili kërkonte këshillë nga një prej rojtarëve të tij (i quajtur Amr ibn Muhaxhir), duke thënë: "O Amr, nëse më sheh duke devijuar nga e vërteta, vëndo dorën tënde në gjoksin tim, më trondit dhe më thuaj: O Omer ç’je duke bërë?!”
 
 
 
E ku janë sot ata që kërkojnë këshillë?! Shumica nuk i pranojnë këshillat, dhe po bëhen shumica e gjërave vetëm për syfaqe, e nuk dëgjon përveçse lavdërime të thata, dhe teprime në lavdërata, e të gjithë e dijmë se kjo nuk është përveçse një mashtrim. Allahu na faltë të gjithëve.
 
 
 
Thotë Hasan Basriu: "Ku do të ankohet (do të qajë hall) muslimani, nëse nuk ankohet tek vëllau i tij musliman? Vërtetë muslimani është pasqyrë e vëllaut të tij musliman. I vëren të metat e tij, dhe i falë gabimet e tij.”
 
 
 
Në kohën e selefit, kur takohej dikush me dikënd i thoshte: O vëllau im, unë të gjitha të metat e mia nuk i shoh, dhe të gjitha gabimet e mia nuk i di, nëse më sheh mirë më urdhëro, e nëse më sheh keq më ndalo.
 
 
 
Në këtë ishin takimet e tyre, ndërsa tash sheh njerëz që shohin grimcat e vogla në syrin e të tjerëve, e nuk e shohin gjithë trungun në sytë e tyre. Dhe nuk këshillojnë, por flasin dhe gëzohen. Për atë patjetër duhet të këshillohemi mes veti, ngase kjo është argument i dashurisë për hirë të Allahut.
 
 
 
Thotë Abdullah ibn Mes’udi (radijallahuanhu): "Nëse e shihni vëllaun tuaj në ndonjë mëkat, mos u bëni ndihmësa të djallit kundër tij, duke thënë: O Zot dënoje, o Zot mallkoje! Por, kërkoni për të falje tek Allahu.”
 
 
 
Ndërsa shokët e Muhamedit (salallahualejhiveselem) thonin: Nuk kemi thënë për askënd asgjë, deri të shihnim përfundimin e tij. Nëse përfundonte mirë, atëherë shpresonim mirë për të, e nëse përfundote keq, atëherë kishim frikë nga veprat e tij.
 
 
 
Ti nuk e di se kush mund të përfundon mirë, kështuqë mund të këshillosh dikënd dhe të jeshë shkaktar në udhëzimin e tij, e të jetë pastaj ai dhe gjithë të mirat e tij, në regjistrin e të mirave tua.
 
 
 
Kanë thënë një fjalë shumë interesante! Kanë thënë: "Othmani (radijallahuanhu), është një prej të mirave të Ebu Bekrit (radijallahuanhu).”
 
 
 
Othmani me gjithë sakrificën e tij, me gjithë shprenzimin e tij në rrugë të Allahut, me gjithë xhihadin e tij, me gjithë vendin e lartë të tij që kishte tek Allahu dhe te Pejgamberi (salallahualejhiveselem), e gjithë kjo është në peshoren e të mirave të Ebu Bekrit, ngase ai ishte që e kishte thirrur atë në Islam. Andaj, vëllau im, këshilloi të gjithë muslimanët dhe mos u dëshpro, se ka mundësi që Allahu në duart tua ta udhëzon një njeri sikur Othmani, e të jetë ai dhe veprat e tij më të mira se tuat, në peshoren e veprave tua të mira. Kështuqë dashuria jote ndaj vëllezërve tuaj, ta pamundëson ty që t’i shohësh ata në ndonjë gabim dhe të mos t’i këshillosh, apo të mos mundohesh që t’i përmirësosh
 
 
 
Vëllezërit e mi...
 
 
Vizitoni vëllezërit tuaj, përshëndetuni me njëri tjetrin, njoftohuni dhe afrohuni. Kur të mungon vëllau yt, pyet për të se ku është? Mos ka ndonjë problem? Mos..? Mos...? Dhe mos e qetëso veten tënde, deri të qetësohesh për gjendjen e tij. Shoqëria e kafeve dhe e klubeve të natës, nëse u mungon ndonjëri prej shokëve, interesohen për të, ndërsa ne jo. Përse? Ne kemi më shumë përparësi në këtë. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) në namazin e sabahut, interesohej dhe pyeste për shokët e tij, nëse ndonjëri prej tyre mungonte.
 
 
 
Vëllezërit e mi...
 
 
Ka thënë AbduRahman ibn Jezid: Më ka thënë mua Bilal ibn Se’ad: "Më kanë thënë se muslimani është pasqyrë e vëllaut të tij, a mos sheh ndonjë të metë në çështjen time?”
 
 
 
Dua prej teje që të veprosh sikur Bilal ibn Se’ad. Shko deri tek vëllau yt, dhe thuaj: Ma thuaj të vërtetën, a sheh ndonjë të metë në çështjen time? Kërko këshillë prej tij, dhe kërko zgjidhje të problemit tënd, dhe mundohu që sa më shpejt t’i përmirësosh gabimet tua.
 
 
 
Thotë Se’id ibn Xhubejri: "Allahu e mëshiroftë atë person, i cili m’i tregon të metat dhe gabimet e mia.”
 
 
Andaj, nëse të tjerët na i tregojnë gabimet tona, nuk duhet të hidhërohemi, e ta pastrojmë veten nga gabimet, por duhet t’i pranojmë ato.
 
 
 
Thotë Imam Dhehebiu: "Shenjë e njerëzve të sinqertë është kur të kritikohen në veten apo veprat e tyre, mos ta pastrojnë apo pëlqejnë veten e tyre, por ta qortojnë veten dhe të kërkojnë falje tek Allahu.”
 
 
 
Një shembull për këtë: Nëse vjen një person dhe të kritikon se ti i bën veprat për syefaqësi dhe mendjemadhësi, këtu ti qortoje veten, dhe thuaj: Allahu të shpërbleftë me të mira, dhe kërko falje tek Allahu. E mos u mburr me veten, dhe ta kundërshtosh atë, ngase kjo është shenjë e mossinqeritetit tënd.
 
 
 
Hyri një person tek Ibrahim En-Nah’ij, në mexhlisin ku mbante ai ligjeratë, u ndal në derë të xhamisë dhe tha: O ti që flet dhe vepron për syefaqe. Atëherë filloi të qajë Ibrahim En-Nah’iu dhe tha: "E ke thënë të vërtetën, ti je njeriu i parë që e ke ditur emrin tim, kush ta mësoj atë? Pastaj u ngrit, hyri në shtëpinë e tij, dhe e mbylli derën.”
 
 
 
Patjetër duhet ta qortosh veten tënde. Tha Imam Sha’biju njëherë në mexhlisin e tij: "Pasha Allahun, nëse thotë dikush: Le të del nga xhamia ai që është më i keqi prej jush, do të kisha vrapuar para të gjithë juve.”
 
 
 
Vëllezërit e mi...
 
Thotë Bilal ibn Se’ad: "Një vëlla i cili çdo herë që e takon të përkujton Allahun, dhe të këshillon për gabimet që i ke, është më i dashur dhe më i mirë për ty, se sa një vëlla i cili çdo herë që e takon, të len në dorën tënde një dinar.”
 
 
 
Vëllau të cilin kur e takon të thotë: Si është gjendja e zemrës tënde me Allahun? Si qëndron leximi i Kur’anit, dhikri dhe namazi i natës me ty? Si është gjendja yte me agjërimin dhe me uljen e shikimit? Si është gjendja yte në kërkimin e diturisë dhe prezentimit të derseve? Ky vëlla nuk paguhet me asnjë çmim. Andaj, duhet të jetë ky më i dashur për ty, se sa një person i cili të jep pasuri, edhe nëse ajo është shumë..
 
 
 
Vëllezërit e mi...
 
Ne duhet t’i trimërojmë ata të cilët këshillojnë për hirë të Allahut, t’i dëgjojmë ata në heshtje, ngase njeriu nuk sheh përveç nëse del nga pamja të cilën ai e parafytyron, ndërsa nëse qëndron brenda në të, ai nuk mund ta sheh gjendjen e tij.
 
 
 
Thotë Sufjan Eth-Theurij: "Ka raste kur dikush më tregon ndonjë gjë, të cilën e kam dëgjuar unë para se ta lindë atë nëna e tij, por nga shkaku i sjelljes së mirë heshti dhe e dëgjoj atë deri në fund.”
 
 
 
Gjithashtu duhet ta këshillosh vëllaun tënd në vetmi, e jo para syve të të tjerëve, dhe ta këshillosh atë me urtësi, e jo me ashpërsi dhe vrazhdësi. Ruaje zemrën e vëllaut tënd, zgjidhe kohën dhe gjendjen e përshtatshme për ta këshilluar atë, që ai të pranon këshillat tua.
 
 
 
Shkroi: Shejh Muhamed Husejn Ja’kub
Përktheu: Omer Bajrami
 
burimi:http://www.omerbajrami.com/

Lexuar: 1010 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 27-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |