Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 02:37
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Llogariteni veten para se të llogariteni


Llogariteni veten para se të llogariteni
 
Umeri (radij-All-llahu anhu) ka thënë: "Llogariteni veten para se të llogariteni dhe peshojeni atë para se të peshoheni, sepse më e lehta për ju nesër është që të llogarisni veten tuaj sot. Dhe zbukurohuni për paraqitjen madhështore, ditën kur do të paraqiteni e nuk lihet pa u shfaqur prej jush asgjë!"
 

 
A e ke pyetur ndonjëherë veten se:
1. A e ke falënderuar Allahun, subhanehu ve te’ala, kur je zgjuar nga gjumi? A ke deklaruar: "Falënderimi i qoftë Allahut i cili më bëri të vdes, e pastaj më ringjalli dhe te Ai do të kthehemi?”
 
 
2. A i ke kujtuar mëkatet tua dhe a je penduar për to duke vendosur se do t’u largohesh dhe kurrë të mos i bësh, si dhe t’ua kthesh të drejtën të tjerëve.
 
 
3. A i ke kujtuar fjalët e Resulullahut, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem: ” Kur njeriu zgjohet të gjitha organet e tij e paralajmërojnë gjuhën duke i thënë: "Ke frikë All-llahun për neve, ngase ne jemi me ty. Nëse ti je e drejtë edhe ne jemi, e nëse ti devijon edhe ne kemi devijuar.”?
 
4. A e ke falur namazin e sabahut me kohë?
 
 
5. A e ke filluar ditën me lutje ndaj Allahut që të furnizojë me furnizim hallall, dhe a je interesuar për të?
 
6. A ke cituar sot diç nga Libri i Allahut?
 
 
7. A ke lexuar sot diç nga Sunneti i të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi e sel-lem)?
 
 
8. A ke bërë dhikër pas çdo namazi?
 
 
9. A i ke falë sunnetet e caktuara para dhe pas namazit?
 
10. A ke qenë gjatë namazit i përkushtuar, duke menduar vetëm për atë që e citon?
 
 
11. A e ke kujtuar vdekjen?
 
 
12. A e ke kujtuar Ditën e Gjykimit dhe trishtimet e saj?
 
 
13. A e ke lutur Allahun tri herë të të shpiejë në Xhennet, ngase ai që e lut All-llahun, xhel-le shanuhu, që ta dërgojë në Xhennet, Xhenneti thotë: "O Zot, fute në Xhennet!”?
 
 
14. A ke kërkuar tri herë shpëtim nga zjarri te All-llahu, xhel-le shanuhu, ngase për atë që e bën këtë Xhehenemi thotë: ”Shpëtoje o Zot nga zjarri!”?
 
 
15. A ke lexuar diç nga fjalimet e Resulullahut, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem?
 
 
16. A ke menduar të largohesh nga shoqëria e ligë?
 
 
17. A ke provuar ta pakësosh të qeshurit dhe shakatë?
 
 
18. A ke qajtur nga frika prej Zotit tënd?
 
 
19. A e ke bërë dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes?
 
 
20. A e ke kërkuar me të vërtetë shehidllëkun (të biesh shehid), ngase Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Ai që do të kërkojë me të vërtetë shehidllëk nga Allahu, All-llahu, xhel-le shanuhu, do t’i japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e tij.”
 
21. A e ke lutur All-llahun, xhel-le shanuhu, që të të forcojë në fenë e Tij?
 
 
22. A ke kërkuar falje të mëkateve për besimtarë dhe besimtare, ngase atëherë për çdo mu’min dhe mu’mine edhe ti ke vepër të mirë?
 
23. A e ke falënderuar All-llahun, xhel-le shanuhu, për begatitë e Islamit?
 
 
24. A e ke falënderuar All-llahun, xhel-le shanuhu, për dhurimin e shqisave të të dëgjuarit, të shikuarit dhe për begatitë e tjera?
 
25. A ke dhënë sadaka për të varfërit dhe të pafuqishmit?
 
 
26. A e ke lënë zemërimin për shkak të nefsit (epshit-vetvetes) tënd dhe a ke filluar të mos zemërohesh pos për shkak të All-llahut, xhel-le shanuhu?
 
27. A ke ndejtur pa u krenuar dhe pa u lavduar me vetveten?
 
 
28. A e ke ftuar familjen tënde, vëllezërit, fqinjtë dhe të tjerët me të cilët je në kontakt, në rrugën e All-llahut të Madhëruar?
 
29. A ke bërë ndonjë vepër të mirë ndaj prindërve?
 
 
30. A ia kishe frikën All-llahut në të ardhurat , ushqimin, pirjet dhe rrobat tuaja?
 
 
31.A i ke dërguar sot ndonjë salavat (përshëndetje) pejgamberit (sal-lAllahu alejhi e sel-lem)?
 
 
32. A ke vizituar ndonjë të sëmurë?
 
33. A e ke urdhëruar sot dikend për të mirë?
 
 
34. A e ke ndaluar sot dikend nga e keqja?
 
35. A e ke këshilluar dikend për hir të All-llahut?
 
 
36. A e ke plotësuar premtimin dhe a e ke mbajtur fjalën e dhënë?
 
 
37. A e ke falur atë që të ka bërë padrejtësi ty?
 
38. A e ke dashur dikend vetëm për All-llahun xhel-le shanuhu?
 
 
39. A e ke urrejtur dikend vetëm për All-llahun xhel-le shanuhu?
 
 
40. A e ke pastruar zemrën tënde prej sëmundjeve (inatit, mllefit dhe zilisë)?
 
 
41. A e ke pastruar gjuhën tënde prej rrenës, përgojimit, bartjes së fjalëve, polemikave dhe hyrjes në biseda të kota?
 
 
42. A e ke mbajtur veten tënde në zakone të mira si: durimi, devotshmëria, mëshira, butësia, mbështetja dhe sinqeriteti?
 
 
43. A i ke kryer të gjitha veprat tua publike dhe të fshehta me sinqeritet të plotë?
 
 
44. A ke qenë racional (i matur) në varfëri dhe në pasuri?
 
45. A e ke vizituar atë, i cili nuk po të viziton më ty?
 
 
46. A ke vepruar drejt gjatë hidhërimit dhe kënaqësisë?
 
47. A ka qenë sot heshtja jote meditim, të folurit tënd dhikër (përmendje e Allahut) dhe shikimi yt mësim?
 
 
48. A i ke kryer obligimet ndaj vetes tënde dhe obligimet ndaj të tjerëve, ndaj prindërve, ndaj gruas tënde, ndaj fëmijëve të tu, të afërmve tu, të fqinjve tu dhe obligimet e thirrjes në islam?
 
49. A e ke mbyllur ditën tënde me pendim të sinqertë, me kërkim falje nga mëkatet dhe frikërespekt ndaj All-llahut xhel-le shanuhu?
 
 
50. A ke deklaruar: ”Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhi’un” (Vërtet, ne i përkasim All-llahut dhe te Ai do të kthehemi) nëse të ka goditur ndonjë telashe?
 
51. A e ke cituar duanë vijuese: " All-llahumme inni e’udhubike en ushrike bike ve ene e’alemu, ve estagfiruke lima la e’alemu” (O Zot, më mbroj nga të përshkruarit shok Ty në atë që di, dhe të lutem për faljen e mëkateve për atë që nuk di) – ngase ai i cili e citon këtë dua All-llahu (xhel-le shanuhu) prej tij e mënjanon shirkun e madh dhe të vogël.
 
 
52. A e ke kuptuar se istigfari (të kërkuarit falje për mëkatet) më i mirë është: "All-llahu ente rabbi la ilahe il-la ente halakteni, ve ene ‘abduke, ve ene ‘ala ‘ahdike ve va’dike mesteta’t e’udhu bike min sherri ma sane’t, ebu leke bi n’imetike ‘alejje ve ebu bi dhenbi fagfirli fe innehu la jagfirudh dhunube il la ent.” (All-llahu im, Ti je Zoti im, nuk ka Zot pos Teje, më ke krijuar dhe unë jam rob Yti. Unë i përmbahem premtimit dhe betimit që ta kam dhënë Ty, aq sa mundem. Më mbroj nga prapësia që e bëj. Unë i pranoj begatitë tua ndaj meje, por i pranoj edhe mëkatet e mia. Më fal, meqë vetëm Ti mund të falësh mëkatet).
 
 
Thotë Ibni Umeri (radij-All-llahu anhu): Kur të ngrysesh mos e prit mëngjesin, e kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen, sa të jesh i shëndoshë përgatitu për sëmundje, e sa të jesh gjallë përgatitu për vdekje.
 
 
 
Nëse dëshironi të jeni prej atyre që i don All-llahu, xhel-le shanuhu, nderoni Pejgamberin e Tij, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, dhe pasoni sunnetin e tij! E nëse dëshironi ta pastroni zemrën tuaj nga sëmundjet, citoni shpesh fjalët e shehadetit: La ilahe il-lallah, kërkoni falje për mëkatet tuaja, për besimtarët e besimtaret, dhe mos u bëni nga mospërfillësit!
 
Shkruar nga: Fexhrie Kaçiu

Lexuar: 8916 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 27-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |