Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 16:50
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Mësimi përmendësh i Kur’anit


Rëndësia e mësimit të Kur’anit në Sheriatin islam është shumë e lartë. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” (Transmeton Buhariu)
Në vijim do ua paraqesim disa rregulla, të cilat do t’ju ndihmojnë në mësimin përmendësh të Kur’anit. Lusim Allahun të na sjellë dobi prej tyre:

 
1. Ihlasi (Sinqeriteti). Pastrimi i nijetit dhe korrigjimi i sjelljes së dikujt është obligim. Në të njëjtën mënyrë është obligim për ta bërë dikë të interesuar për mësimin përmendësh të Kur’anit për hir të Allahut, Madhështor dhe Krenar, me ç’rast arrijmë kënaqësinë e Tij.

 
Gjithashtu, arritja e shpërblimeve të shumta është rezervuar për ata, të cilët e lexojnë Kur’anin dhe e mësojnë përmendësh atë. Allahu i Madhëruar thotë:
 
”... Andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!”
”Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut, s'ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë, atë që është rrenës, jobesimtar.” (Zumer, 2 dhe 3)

Ai gjithashtu thotë:
”Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij” (Zumer, 11)

Dhe, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu i Madhëruar ka thënë: Unë jam i pavarur dhe nuk kam nevojë të kem ndonjë ortak. Në këtë mënyrë, ai i cili e bën një vepër për hir edhe të dikujt tjetër krahas Meje, do ta braktisë atë me ortakun që ka zgjedhë.” (Buhariu dhe Muslimi)

 
Prandaj, nuk ka shpërblim për atë i cili lexon Kur’anin dhe e mëson përmendësh atë, nëse qëllimin e ka për t’u treguar dhe për t’u dëgjuar nga të tjerët. Gjithashtu, nuk ka dyshim se ai i cili lexon Kur’anin duke e dëshiruar këtë botë dhe kërkimin e disa llojeve të shpërblimeve të kësaj bote, për këtë është mëkatar.

 
2. Korrigjimi i shqiptimit dhe leximit. Hapi i parë në mësimin përmendësh të Kur’anit, pas asaj të Ihlasit, është korrigjimi i shqiptimit të Kur’anit. Kjo nuk ndodh përveçse duke e dëgjuar një lexues të mirë, që i di mirë rregullat e leximit të Kur’anit. Kur’ani nuk është mësuar ndryshe përveçse duke e mësuar atënjëri prej tjetrit. Në këtë mënyrë, i Dërguari , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ishte më oratori ndër arabë në fjalim, e mori atë prej Xhibrilit gojarisht. I Dërguari , lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vetë ia lexonte Kur’anin njëherë në vit Xhibrilit dhe në vitin që vdiq ia lexoi dy herë atij. (Transmetuar nga Buhariu)

Gjithashtu, i Dërguari i mësoi sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, gojarisht dhe edhe ata që erdhën pas tyre dëgjuan prej sahabëve dhe kështu vazhdoi brez pas brezi.

Ta marrësh Kur’anin prej një lexuesi të mirë është obligim. Gjithashtu, korrigjimi i tjetrit duke lexuar fillimisht dhe duke mos u varur vetëm në leximin e tij edhe nëse ai është njohës i mirë i gjuhës arabe dhe rregullave të saj, është gjithashtu obligim.

3. Specifikimi i kufirit ditor për mësim përmendësh. Është e domosdoshme për atë që do ta mësojë përmendësh Kur’anin, që t’ia caktojë vetes kufirin ditor për mësim përmendësh, numrin e ajeteve për shembull, ndoshta një faqe ose dy ose madje të tetën e xhuzit[1]. Kështu ai fillon, pasi që ka korrigjuar leximin e tij dhe e cakton kufirin e tij ditor, të mësojë me përsëritje të vazhdueshme.
 
 
 
Gjithashtu, është e domosdoshme që kjo përsëritje të bëhet melodikisht dhe kjo bëhet nëse personi ndjek Sunetin fillimisht dhe në rend të dytë për këtë mësimi përmendësh bëhet i qëndrueshëm dhe i fortë. Leximi melodik është i këndshëm për ta dëgjuar tjetri dhe gjithashtu ndihmon në mësimin përmendësh. Veç kësaj, gjuha do të kthehet gjithnjë te tonet e veçanta (të zërit) dhe si rezultat i kësaj ai do të bëhet i afërm me ndonjë gabim kurdo që balanca në njërin lexim dhe tonin e afërm bëhet i çrregullt ose i çekuilibruar. Lexuesi do ta dijë se kjo gjuhë nuk do të pajtohet me të kur ai bën gabim dhe atëherë kur toni është gabim, mësimi përmendësh do t’i kthehet atij.
 

E tërë kjo ndodh sepse leximi i Kur’anit dhe zbukurimi i tij me një zë është urdhëruar. Nuk është e lejuar të kundërshtohet ky urdhër për shkak të thënies së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: "Kush nuk e zbukuron Kur’anin (leximin e tij melodikisht) ai nuk është prej nesh.” (Buhariu)
Pjesa e I


Abdu-Rahman Abdul Halik
Nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu

Lexuar: 9057 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-April-2010
Shkruani një Koment
1 ajdin  
0
hifzi

Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |