Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 15:06
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Mos u lëkund


Mos u lëkund!"Dhe,vetëm te Zoti yt përqendro synimin!”–Kur’an,94:8

S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd! Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij.

Njerëzit pësojnë! Ti mos pëso. Ti mos ua vër veshin.

Zemra ngurtësohet, syri thahet, vullneti shuhet, pengesat zgjerohen, njerëzit largohen, papërgjegjësia shtohet, të gjallët shurdhohen e verbohen. Ti, mos u lëkund!
Qëndro, e mos paso njerëzit e dëshpëruar, njerëzit e paqëndrueshëm. Ata janë të vdekurit, ti je i gjallë. Ata s’janë për asgjë. Ata as Zotin e tyre nuk e besojnë bindshëm. Le t’i humbin shpresat për ngadhënjim, ty le të të mjaftojë besa e Zotit tënd; mos u lëkund, mjafto duke qenë i mbështetur në Zotin e qiejve e të tokës e çka në to.

 
 
Njerëzit le të rrëzohen, ti mos u rrëzo. Njerëzit le të përqeshin e le të tallen, ti qëndro serioz; njerëzit le t’i mashtrojë epshi, ti mos iu dorëzo; njerëzit le të jepen pas dokeve të tyre shpresë-ngrënëse, ti qëndro i palëkundur! Njerëzit kanë prirje të dyshojnë, të jenë të dobët, e të ngutshëm; por ti, kurrsesi, të mos bëhesh pre e tyre, e as të mos hysh në grupin e tyre; ata janë të pashpresë, nuk dinë të mendojnë, ti mos humb shpresat, ti vazhdo të mendosh për të ardhme të ndritshme.
 
Papërgjegjësia! Ti ji i përgjegjshëm. Të pashpresët! Ti ruaje shpresën në Zotin tënd. Përtacët! Ti mos ji përtac. Papuna! Ti vepro. Patjetër! Prapë, patjetër! Njerëzit që janë të lidhur fortë për Zotin e Gjithëpushtetshëm janë ngadhënjyesit, jo të tjerët, ty të takon trashëgimia, ty të takon fitorja. Le të flasin njerëzit ç’të duan, ty të është premtuar ndihma, e je duke u ndihmuar, përderisa ti nuk pason epshin dhe hamendjen e të tjerëve, por je i kapur fortë për Zotin tënd.

Njerëzit pësojnë! Ti mos pëso. Ti mos ua vër veshin. Njerëzit e këtillë gjithnjë kanë ekzistuar, ti luftoje cytjen e tyre. Ata cytin për dëshpërim e dorëzim, por ti s’ke pse të dyshosh ndaj ndihmës dhe ngadhënjimit, që shpejtë edhe të tjerët medoemos do ta kuptojnë. Ti mbaje flamurin e krenarisë, flamurin e shpresës së fortë, të ndoqën apo s’të ndoqën, herët a vonë, ti je i pari, ti je shembulli, je modeli, ndaj të tillëve edhe krijesat e qiejve bëjnë lutje për ndihmë e ngadhënjim!

Kur takohesh me njerëz, le të thonë ç’të donë, ti mbaj qëndrim! Ti përballu me padrejtësinë.Ti përballu ndaj të pavërtetës. Mos lejo të depërtojë në ndërgjegjen tënde viktima e djallit! Ti këshillo, e qorto, por kurrsesi mos lejo të ndikohesh nga i keqi dhe të keqja. Ji krenar, mburru me fuqinë! Ti je i pamposhtur, sado të tjerët të mendojnë se ti je dështak, ëndërrimtar, por ty të mjafton zgjimi, ndërgjegjja, përpjekja! Ti mund të jesh i zgjedhuri. Ti mund të jesh i dalluari. Ti mund të jesh shkaku, që tjetri, të ndryshojë e të përmirësohet.
 
Hapi krahët, sikur një shpend! Fluturo në tokën e Zotit tënd. Vështro argumentet e Tij. Shiko sesi njerëzit jetuan, çka bënë, si ndryshuan e si u përmirësuan, po edhe si popuj tjerë devijuan dhe u shkatërruan. Fluturo me ndërgjegjen tënde, e noto në vetëdijen e njerëzve, e zbulo botën e tyre, e ndje përgjegjësi për t’i zgjuar e për t’i përmirësuar. S’ka rëndësi nëse të dëgjojnë apo të kundërshtojnë, ti vazhdo misionin tënd! Ti përmbaju udhëzimit të Zotit tënd, të mjafton Përkujdesja e Tij. Ngadhënjimi e suksesi është në duart e Tij.

Mos hesht, kur të tjerë dobësojnë të tjerë. Fol e mos rri duarmbledhur! Ngri kokën, e mos u turpëro. Lufto e mos u dorëzo! Fushëbeteja është për të gjallët, të pavdekshmit në zemrat dhe shpirtrat e tyre. Ata janë që jetojnë në pushtetin e Zotit të tyre. Ata janë të pathyeshmit. Koha! Nuk vepron kundër njerëzve të pathyeshëm, por kundër të papërgjegjshmëve. Ti je ai që çan, e dallon! Jo çka të tjerët kohës ia veshin. Për ty koha punon!

Nuk i sheh njerëzit sesi janë dehur në papërgjegjësinë e tyre; a nuk i sheh sesi janë zhytur në errësirën e pavetëdijes së tyre! Por ti, jo! Ti qëndro e mos u lëkund. Çkado që ndodhë, është e caktuar të ndodhë, ndërsa ti vepro, e lufto, në rrugën e Zotit dhe udhëzimit të Tij qëndro e mos u lëkund!

Vërtetë ndihma e fitorja i takon robërve të palëkundshëm e të sinqertë të Allahut subhanehu ve teala!

Ve-l-hamdu lilahi rabbi-l-alemin
Shkruan:Avni Tafili

Lexuar: 1069 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |