Sot është - E Martë | Data: 19-March-2024 | Ora: 04:09
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Numri i përgjithshëm i mëkateve të mëdha


Muslimanët e parë në mënyrë të ndryshme e kanë shpjeguar mëkatin e madh, mirëpo ato dallime nuk kanë që të mëdha. Qëndrimet e tyre rreth kësaj kanë qënë shumë afër njeri-tjetrit. Në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit përmendet një hadith i Esh-Shabiut prej Abdullah ibn Amrit, se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Mëkatet e mëdha janë: t’i përshkruash Allahut shok, padëgjueshmëria ndaj prindërve, vrasja dhe betimi i rrejshën.” [1]
 
 
Në një hadith tjetër qëndron se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet e mëdha,” i pyeti tri herë. "Gjithsesi që duam o i Dërguar i Allahut”, i thanë ata. Ai ju tha: "T’i përshkruash Allahut shok, padëgjueshmëria ndaj prindërve” (ishte i mbështetur, dhe u drejtua dhe u ul dhe u tha): "Edhe të folurit e rrejshëm.” Aq shume këtë e përsëriti saqë menduam: "A do të ndalet.” [2]
 
 
Prej Abdullah ibn Mes’udit radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, cili mëkat është më i madh?” Ai tha: "Që Allahut i Cili të ka krijuar, t’i përshkruash dikë të ngjashëm me të.” Cili Pastaj: "Që ta mbysësh fëmijën tënd nga frika se ai ushqehet me ty.” "Më pastaj?” "Të bësh kurvëri me gruan e fqiut tënd.” [3]

 
Më pastaj Allahu azze ue xhel duke i vërtetuar fjalët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue sel-lem, shpalli ajetin 68 të sures El-Furkan, në të cilin thuhet:
 
 
"Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin Zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri.”
 
 
Prej Ebu Hurejres radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Largohuni shtatë mëkateve të mëdha.” "O i Dërguar i Allahut, cilat janë ato mëkate?”, pyetën ata që ishin prezent. "T’i përshkruar Allahut ndonjë shok, magjia (sihri), vrasja pa të drejtë, kamata, ngrënja e pasurisë së jetimit, ikja prej frontit të luftës dhe shpifja ndaj besimtareve të ndershme e të pafajshme – tha ai.” [4]
 
 
Mëkat i madh është çdo mëkat për të cilin me sheriat është caktuar dënim i caktuar në këtë botë, sikurse kurvëria dhe konsumimi i akoolit; apo çdo mëkat që është i penguar me dënim të ahiretit, sikurse ngrënja e pasurisë së jetimit, pirja prej enëve të argjendta dhe të arit, vetëvrasja, besimi i tradhëtuar e të ngjashme. Janë të vërteta fjalët e Ibn Abbasit: "Më mirë do të ishte të ishin shtatëqind, sesa të jenë shtatë.”
 

 
1] Buhariu, 6675; Muslimi, hadithin te Muslimi e transmeton Enesi radijAllahu anhu ku aty thuhet: "kavluz-zur” – dëshmia e rrejshme, në vend të "el-jeminul-gamus” – betimi i rrejshëm. Tirmidhiu, 3031; Nesaiu, 4011; Ahmedi, 6845.
[2] Buhariu, 5976; Muslimi, 87; Tirmidhiu, 1901; Ahmedi, 19872.
[3] Buhariu, 6001; Muslimi, 86; Tirmidhiu, 3182; Nesaiu, 4013; Ebu Davudi, 2310.
[4] Buhariu, 2766; Muslimi, 89; Nesaiu, 3671; Ebu Davudi, 2874.
 
Përmblodhi: Ummu Sejf

Lexuar: 1437 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 08-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |