Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 23:18
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Përmbytja me ujë
 


Nuk ka dyshim se besimtari i cili është i lidhur me Allahun, Krijuesin e gjithësisë, Dirigjuesin e çdo gjëje, e kupton lartë madhërinë e Allahut, i kupton ligjet e Tij dhe nga ky parim nuk qëndron duarkryq para çdo dukurie natyrore, e cila del jashtë masave normale, por ai atë e kupton se është një shenjë me të cilën Krijuesi i gjithësisë ua tërheq vërejtjen atij populli, duke i frikësuar nga pak, për tua bërë me dije se ata eventualisht kanë lëshuar rrugën e Zotit.
 


"E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim” (Kuran, 17:59). Andaj sa herë që të ndodh ndonjë fenomen i tillë, kërkohet nga ne që të vetëdijesohemi, që të pendohemi, që të largohemi nga mëkatet, që ta përmirësojmë gjendjen tonë të brendshme dhe atë të jashtme.


Përmbysja që po ndodh ditëve të fundit në Shqipëri, tërmeti i fundit në Haiti, virusi i derrit A H1N1, si dhe ngjarje të tjera të ngjashme që ndodhin nëpër botë si uragane, furtuna, përmbysje, vërshime etj., nuk duhet kuptuar si fatkeqësi ekologjike dhe kaq, por duhet kuptuar mirë se ato janë mesazhe të qarta dhe të drejtpërdrejta që i lëshon Allahu për krijesën më të çmueshme, njeriun. Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kuranin famëlartë se "Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd.
 
 

Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.” (Kuran, 74:31). Ai përdor lloj-lloj krijese për t’i ndihmuar robërit e Tij, por ndoshta edhe për t’i dënuar. Ai përdorë melaqet e Tij, insektet, erën, zjarrin, tërmetin, të ftohtit, të nxehtit dhe shumë mënyra të tjera. Ai na ka treguar në Kuran se me tërmetet ka shkatërruar tërësisht disa popuj, po ashtu me erë, me zjarr e kështu me radhë, sa herë që ata kanë lëshuar rrugën e Allahut. Mirëpo natyrisht se këtyre dënimeve gjithherë i ka paraprirë me dërgimin e pejgambereve, të cilët do t’ia tërheqin vërejtjen atij populli dhe ata ta kenë refuzuar atë pejgamber.
 

Kështu ka ndodhur me popullin e Nuhit a.s., me popullin e Salihut a.s., me popullin e Shujabit a.s., me popullin e Lutit a.s. dhe me shumë popuj të tjerë. Kur jemi te uji dhe përmbytjet e shumta të cilat po i ndodhin vëllezërve tanë në Shkodër dhe në rrethinë pa tjetër na kujtohet "tufani” apo përmbytja e popullit të Nuhit a.s. ku historia nuk njeh ndonjë rast të ketë ra shi aq shumë, saqë e tërë toka u mbush me ujë dhe asnjë njeri nuk shpëtoi, me përjashtim të atyre të cilët kishin hipur në Anijen e Nuhut. Dënim i rëndë kishte qenë për njerëzimin, ngase ai popull shumë e kishte lëshuar rrugën e Allahut, dhe Allahu shumë ishte hidhëruar në ta, për atë edhe i dënoi. Andaj sa herë që bije shi shumë dhe shkakton dëme, neve duhet të na kujtohet ajo përmbytje dhe kemi frikë se mos Allahu po do që edhe neve të na dënojë, qoftë edhe pjesërisht.
 
 


Nuk ka farë dyshimi se reshjet e mëdha të shiut janë dënim dhe qortim për njerëzit, ngase Allahu i Madhëruar nuk është i kënaqur që njerëzve tua destabilizojë gjendjen e tyre, sepse Ai është Krijues i tyre. Allahu ka krijuar shiun për të mirën e njerëzimit, për atë e lëshon me masë. Thotë Profeti a.s. "Ka thënë Allahu: "Sikur robërit e Mi të më kishin dëgjuar e respektuar Mua, do t’ju kisha lëshuar shi natën e ditën, do tua kisha dërguar diellin dhe do t’i kisha bërë që mos ta dëgjojnë zërin e bubullimës”.
 
 


Por kur njerëzit harrojnë Zotin, Ai u lëshon shi ditën, u dërgon bubullimë dhe rrufe, u lëshon shi më shumë se sa është e nevojshme, e le të dal dikush e le ta ndalë shiun, le t’i ndalë para nëse mundet! A thua si do të ishte gjendja e vëllezërve tanë në Shkodër dhe rrethinë sikurse të bije shi pa ndërpre për 24 orë me ditë të tëra?! Thotë Allahu i Madhëruar :"Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Kuran, 42:30).

 

Ne nëse shikojmë popullin tanë në përgjithësi, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, do ta gjejmë se shumë janë larguar nga rruga e Zotit, e shohim se ky popull gati se ka humbur vlerat e moralit, se ky popull nuk lë mëkat thuajse pa e bërë. Qeveria e re në Shqipëri dhe parlamenti i saj, me të ardhur sërish në pushtet vjeshtën e kaluar, miratoi ligjin që lejon martesën e njerëzve me gjini të njëjtë (homoseksualë), alkooli në të dyja vendet ka arritur kulmin e fatkeqësisë, amoraliteti në popull si dhe prostitucioni kanë kaluar në shkallë tejet të rrezikshme të shoqërisë, krimi i organizuar dhe heshtja ndaj atij të paorganizuar është shumë evident, në anën tjetër, mohimi i të drejtave fetare islame është një trend në rritje e sipër, tentimi për ta ndaluar shaminë nëpër shkollat publike, abuzimi me nëpunësit e administratës civile, të cilët kryejnë obligimet e tyre fetare etj.
 
 


Të gjitha këto janë shqetësuese edhe për jomyslimanët, andaj edhe është shumë normale që të na prekë një pjesë dënimi nga Allahu i Madhëruar, por gjithashtu është normale dhe shumë njerëzore që ne si myslimanë, përpos raporteve tona me Allahun që duhet t’i përmirësojmë, duhet edhe krah vëllezërve tanë të qëndrojmë, tua shtrijmë atyre dorën e ndihmës në të gjitha format e mundshme, duke filluar nga duatë e lutjet e deri te ndihmat financiare, sepse kjo dukuri në të njëjtën kohë është edhe një sprovë për ne të gjithë se si do të gjendemi para saj, a do të rrimë duarkryq para televizioneve duke shikuar se çka është duke ndodhur atje, apo t’ju ndihmojmë me të gjitha forcat tona që i kemi, e natyrisht kjo është siç thotë populli "për dere”.
 
 


Sot atyre nesër neve e kështu me radhë. Mos ta harrojmë mirësinë e bashkëkombësve tanë në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi se si u solidarizuan me ne gjatë luftës tonë për çlirim nga barbaria serbe, andaj mos të kursejmë asgjë për ta, Allahu i çliroftë ata vëllezër nga ai fenomen, ua lehtësoftë tejkalimin e kësaj gjendje sa më lehtë dhe sa më mirë që është e mundur si dhe qofshim ata që marrim mësimin e duhur prej kësaj fatkeqësie duke u drejtuar kah Allahu, në mënyrë që t’i shmangemi ndonjë shkatërrimi masiv!
 

Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër, selam alejkum ve rahmetullah.


Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi

Lexuar: 1362 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-January-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |