Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 11:15
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shfrytëzo pesë gjëra para pesë të tjerave


Shfrytëzo pesë gjëra para pesë të tjerave i Dërguari i All-llahut, Muhammedi (paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të) ka thënë:


Shfrytëzo pesë para pesë gjërave tjera:
· Jetën para vdekjes,
· shëndetin para sëmundjes,
· rininë para pleqërisë,
· pasurinë para varfërisë dhe
· kohën e lirë para zënies së saj.

Merr mësim nga ata që kanë vdekur para teje! Në mesin e tyre kishte edhe mbretër e sundimtarë, të cilët posedonin fuqi dhe pasuri të madhe në tokë. Por, çfarë morën me vete në varr? Në mesin e të vdekurve kishte edhe shumë të rinj. A kishin menduar ata se do t'i zinte vdekja aq shpejt? Dëgjo fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. dhe dërgo për vete gjatë jetës sate shumë punë të mira për në botën tjetër, në mënyrë që të mos pendohesh.

Kryej obligimet tua para se të ta pamundësojnë këtë sëmundjet.

Shfrytëzoje pasurinë tënde jo vetëm për këtë botë, por edhe për botën tjetër: Shpenzo për të varfërit dhe nevojtarët! Ndihmoji farefisit, fqinjtë dhe vëllezërit e motrat në islam! Përkujto se pasuria jote nuk të sjell dobi vetëm ty, por edhe të gjithë të tjerëve u sjell dobinë më të madhe dhe se, fundja, çdo gjë është prej Zotit. Mos u verbo pas gjërave materiale dhe bëhu dorlirë, në mënyrë që të mos bëhesh nga ata që do të thonë: Ah, sikur të shpenzoja!

(Si jomusliman) Përdore zemrën dhe mendjen tënde që të zbulosh se a është vërtet Islami feja e Zotit.

Përdore çdo frymëmarrje për ta përkujtuar Zotin dhe për të bërë vepra të mira dhe kujtoja vetes se kjo jetë në krahasim me përjetësinë është sa hap e mbyll sytë, por të dobëtit e zgjedhin këtë.

Ali bin ebi Talibi r.a. dhëndrri i Pejgamberit alejhi selam thoshte: Njerëzit flejnë! Pastaj, kur të vdesin, zgjohen!

Mos lejo të të ikin gjërat që të sjellin dobi në këtë dhe botën tjetër, që të mos jeshë nga ata që do të thonë:

"Zoti ynë, tashmë pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur." Es-Sexhde: 12

Lexuar: 2031 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |