Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 09:57
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shlyerja e të këqijave dhe hyrja në Xhennet


I pari fryt është se mëkatet e mëparshme shlyhen dhe kështu nëse penduesi iu përmbahet rregullave islame i mundësohet atij që të hyjë në xhennet, të cilin e ka përgaditur Allahu i Madhëruar për robërit e Tij të devotshëm. Në Xhennet ka gjëra që syri kurrë nuk i ka parë, as veshi të ketë dëgjuar për to dhe as mendja t’i ketë paramenduar ato.
Allahu Lavdiplotë thotë:

"Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre sis hpërblim.” [1]

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar në Librin e Tij që të shpejtojmë në kërkim të faljes së mëkateve tona dhe të ngutemi për fitimin e xhennetit, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e tokës, i përgaditur për të devotshmit.
 

Allahu i Madhëruar thotë:

"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiellit dhe e tokës, i përgaditur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë të çlirët edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.
 

Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e pëmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i fal mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).” [2]

Allahu i Madhëruar na sqaroi se "të devothmit” në këtë ajet nuk janë për qëllim melaiket e pastra apo të dërguarit e mbrojtur nga mëkatet, por këtu është fjala për njerëzit të cilët bëjnë gabime dhe mëkate, nënshtrohen dhe kundërshtojnë, drejtohen (në rrugën e drejtë) dhe shmangen, por shumë shpejt kthehen tek Zoti i tyre, e kërkojnë kënaqësinë e Allahut Lavdiplotë, e lusin Allahun që t’i falë ata dhe e kërkojnë mëshirën e Tij.

[1] Sexhde:17
[2] Ali Imran: 133-135

Përmblodhi: Ummu Sejf

Lexuar: 8305 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |