Sot është - E Martë | Data: 17-Tetor-2017 | Ora: 16:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Tërmeti në Kosovë, a mos ju ka ofruar taksirati këtij populli, pse vije dënimi nga qielli?



Termeti në Kosovë, a mos ju ka ofruar taksirati këtij populli, pse vije dënimi nga qielli?
 
"Vijon nga java e kaluar”
 

Jemi duke folur qe disa javë radhazi për fundin e botës, për vdekjen. E kur jemi te vdekja themi se para dy dite shumë e shqipëtari -për mos me thanë i gjithë populli- menduan te vdekja, filluan të bisedojnë rreth asaj se a thua mos ju ka ofruar "taksirati”, mos ju ka ofruar exheli, shumë e njeriu doli nga shtëpia e tij në borë e në të ftoft duke lënë çdo gjë brenda vetëm e vetëm që ta shpëtoi vetën."Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë” (Enam: 91), e fillova ta perseris këtë ajet kuranor duke menduar në lartë madhërinë e Allahut dhe se si njerëzit vërtetë nuk e njohin lartëmadhërinë e Tij sa duhet dhe si duhet.


Vërtetë është për tu çuditur sesi ky popull në esencë e beson ekzistencën e Krijuesit dhe se Ai është i Gjall, sheh e dëgjën, a në anën tjetër vepron sikurse mos me besuar fare, nuk lodhet se a është Ai Krijues i kënaqur me fjalët, veprat e tij apo jo! Vepron sikurse mos ta kishte parë e dëgjuar atë fare Zoti i tij, vepron dhe sillet ndaj Atij krijuesi sikurse mos me qa kokën për Te fare, bile nganjëherë them se shumë njerëz më shumë e rrespektojnë njëri tjetrin, më shumë ia kanë hatrin njëri tjetrit, më shumë i ruhen njëri tjetrit sesa Allahut të Madhëruar! E shihni se nëse dikush ta bënë një të mirë, ti i thua falenderit, mundohesh me ia kthyer atë të mirë, pastaj ka kujdes dhe ruhet secili prej nesh nga tjetri, turprohet prej tij, ka frikë dikë, së paku dikush prej dikuj?
 
 

Ndërsa kur është qështja e raporteve të tij me Krijuesin e Madh, ai as që qanë kokën bile, pinë ujë të Allahut dhe nuk falënderon Atë, hanë ushqim të Tij, ecë në tokën e Tij, thith ajr të Tij, rrezitet nga Dielli i Tij e kështu me radhë, jeton në të mirat dhe begatit e Allahut, me gjithë atë ai i përbuzë ato të mira, nuk falënderon për tu, ngritë kokën lartë sikurse ai është zotë, e jo Allahu, mendon se ai i meriton të gjitha atu të mira bile edhe më shumë.
 
 
Në anën tjetër përbuzë dhe tallet me fenë e Allahut, i nënqmon miqt e Allahut, i kundërshton dhe luftonë sa të ketë fuqi ata të cilët mundohen ta përhapin fenë e Allahut, ata të cilët mundohen ti lidhin njerëzit me Krijuesin e tyre. A e dinë ata se ndër mëkatet më të mëdha është ta luftosh dikë që mundohet me mbrojt fenë e Allahut dhe me i lidh njerëzit me Allahun?!
 


Të atillët meritojnë hidhrim nga Allahu, meritojnë ti shkatërroi. Thotë Pejgamberi a.s. ka thënë Allahu: " Ai i cili ma lufton një mik Timin, kam me i shpallur luftë”. Të atillët janë ndër shkaqet e arsyet mëtë forta që të zbret dënim nga qielli –si termete etj-, e në veqanti kur të tjerët heshtin ndaj tyre, apo i përkrahin ata në atë luftë kundër qiellore. Vërtet këta njerëz "nuk e njohën Allahun sa duhet njohur” , nuk e dinë me kë kanë punë, nuk e dinë se Ai i toleronë, u shtuen, i afatizon, u jep hapësirë për tu penduar e permirësuar, mirëpo kur të vendosë ti ndëshkoi nuk i shpëton fare, siç ka ardhur në hadith të Pejgamberit a.s. " Vërtet Allahu e shtyen (i japë hapësirë) zullumqarit, por kur do ta ndëshkon, ai nuk i shpëton fare”.

E di sa ka njerëz të cilët na thonë se termetet ashtu si edhe çdo gjë tjetër nuk ka të bëjë me Krijuesin e kësaj gjithësie, por janë rezultat i ndryshimve të ndryshme të ligjeve të natyrës, që vetvetiu ndodhin pa ndërhyrjen e dikuj nga jashtë. Ata, kemi thënë se quhen ateist, por betohem në Allahun se edhe ata kur ti kap frika e madhe e termetit apo ndonjë gjëje tjeter, kanë për ta harruar ateizmin dhe kanë për tu drejtuar te Allahu si muslimani më i mirë, por atëherë i bëhet vonë.
 
 

Andaj ju lutem mos i degjoni ata të marrë, ata të cilët kerkojnë me këmbngulje të kthehemi në idet markesiste ku thonte se feja është "opijum”, apo në evulicionin e darvinit ku mohon Krijuesin duke protenduar se njeriu ka prejardhjen nga majmuni, Allahu na rujat sa fjalë të ulta janë atu, e sa nënqmim i madh është një ide e tillë për mbar njerëzimin, të cilin e ka krijuar Allahu në formën mëtë mirë dhe e ka privilegjuar nga çdo krijesë tjetër.
 
 
 
Kthehuni te Allahu o ju njerzë para se të bëhet vonë, para se të na vije ndonjë dënim i ngjashëm me atë të Haitit. E dënimi kur të vije ai nuk kthehet mbrapa, ai nuk zgjedh të fajshëm e të pa fajshëm, plak e të ri, por të gjithë i përfshin. Allahu na rujat nga denimet e Tij, na e permirsoft gjendjen tonë, e na udhzoftë në rrugën që Ai e do për ne. Amin dhe deri në javën e ardhshme selama lejkum ve rahmetullah.

Lexuar: 699 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-Marsë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |