Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 19:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Thirrja në rrugë të Allahut, obligim i çdo besimtari ---


Umeti islam është një umet që shërben si shembull për të gjithë umetet e tjera në pasimin e rrugës së vërtetë, ngase është e vetmi umet që në kohën e sotme e bazon thirrjen e tij në parime të shëndosha e të sakta origjinale që ka trashëguar nga Pejgamberët e Allahut të Lartësuar.
 
 
 
Edhe Allahu i Lartësuar e garantoi se do ta ruajë këtë fe, fat të cilin nuk e patën umetet e tjera të cilat patën devijime, ngase Allahu i Lartësuar nuk i mbrojti nga devijimi, por edhe sikur librat e tyre të ishin të ruajtura në to do të kishte argumente të qarta për pasimin në tërësi të Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe Kuranit si dhe anulimin e të gjithë librave të tjerë, ngase ata ishin vetëm për një kohë të caktuar, kurse Kurani është i garantuar nga Allahu i Lartësuar se do të ruhet deri në Ditën e Kiametit.


Prandaj, çdo anëtar i këtij umeti mashkull qoftë apo femër e ka këtë obligim, thirrjen e tërë njerëzimit në rrugën e vetme të vërtetë, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: "Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje.
 
 
 
Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." (Suretu Jusuf: 108) Kushdo që e pason Muhamedin salallahu alejhi ue selem s’ka dyshim se patjetër thërret në rrugë të Allahut të Lartësuar me fakte e argumente bindëse, ashtu siç ka thirrur i Dërguari i Allahut të Lartësuar me argumente të qarta e bindëse.



Allahu i Madhëruar tregon mbi obligueshmërinë e çdo besimtari për thirrjen në rrugën e Tij: "Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit.” (Suretu Ali Imran: 104)



Thotë Imam Ibën Kethiri, Alllahu e mëshiroftë, në lidhje me tefsirin e këtij ajeti kuranor: ”Le të jetë prej jush një grup kompetent për këtë mision, por duke mos keqkuptuar që ky obligim të mbetet vetëm për dijetarët ngase ky është obligim për të gjitha shtresat e metit.



” Kur umeti ta kryejë këtë detyrë që e ka obliguar Allahu i Lartësuar, me urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja, atëherë meriton që të mbërrijë atë epitetin më të mirë siç e ka përshkruar Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: ”Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun.
 
 
 
E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.” (Sure Ali Imran: 110)


Pasi u vërtetua se obligimi për davet (thirrje në Islam) është obligim për çdo besimtar, kjo pra do të thotë se daveti nuk është i kufizuar vetëm për dijetarët, edhe nëse dijetarët janë më kompetentë për davetin e më të ditur mbi rregullat dhe dispozitat e sheriatit, e ata janë si shembull i muslimanëve në tërësi për thirrje në fenë e Allahut të Lartësuar.



Por, duke mos keqkuptuar se daveti është vetëm për ta, jo por daveti është obligim i çdo besimtari që thërret në rrugë të Allahut të Lartësuar me atë aq sa di e sa ka mundësi, qoftë edhe me një ajet kuranor apo një hadith, siç thotë Muhamedi salallahu alejhi ue selem: ”Transmetoni prej meje qoftë edhe një ajet (këtu është fjala ajet apo hadith)”
 
 
 
Po ashtu edhe hadithi tjetër, ku Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka bërë dua që Allahu t’ia ndriçojë fytyrën atij njeriu që mëson mirë hadithin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem ashtu siç e dëgjon dhe e transmeton ashtu siç e ka mësuar: ”Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij besimtari që dëgjon fjalët e mia dhe i mëson ato mirë dhe i transmeton ashtu siç i ka mësuar se shumë nga ata që u transmetohet ndodh që të kuptojnë më mirë sesa ata që kanë transmetuar.”



Por, nëse dikush mendon se për të thirrur në rrugë të Zotit duhet që së pari ta mësojë fenë e Allahut në tërësi e pastaj të bëjë davet, atëherë ne i themi se ke gabuar. Nëse besimtari i di disa rregulla e disa të tjera nuk i di, atëherë e ka obligim që ato që i di t’ua tregojë atyre që nuk dinë.



Duke pasur parasysh se ka shumë nga besimtarët të cilët kanë nevojë që dikush t’ua mësojë gjërat më elementare të fesë: kushtet e namazit, vaxhibatet e namazit, rregullat elementare të agjërimit, rregullat e haxhit, masën e pasurisë (nisabin) që obligohet zekati në të si dhe disa rregulla tjera të sheriatit, e kush i di këto gjëra dhe i është dhënë mundësia që t’i mësojë besimtarët le ta shpërndajë këtë dituri e mos ta mbajë të fshehur diturinë që ia ka mësuar Allahu i Lartësuar, duke pasur parasysh se për persona të tillë ka një kërcënim shumë të rëndë siç na tregon Muhamedi salallahu alejhi ue selem, që thotë: "Kush e fsheh dijen që ia ka mësuar Allahu i Lartësuar, Ditën e Kiametit do të lidhet me frerë zjarri.” (Ahmedi)



Bazuar në atë që cekëm më herët kuptojmë se thirrja për në rrugë të Allahut të Lartësuar është obligim për të gjitha llojet e profesioneve si dhe për të gjitha shtresat e këtij umeti, duke u nisur nga dijetarët e sheriatit (hoxhallarët), gjykatësit, mjekët, tregtarët, rinia në shkolla e kudo në shoqëri, të ballafaqohen me obligueshmërinë e davetit në rrugë të Allahut të Lartësuar, e t’i paraqesin vlerat dhe virtytet e larta të fesë islame, nëpërmes profesioneve të tyre dhe të shërbejnë si shembuj të mirë në sjelljet në shoqëri, ashtu që daveti të jetë sa më i suksesshëm dhe botës do t’i paraqesë vlerat e larta të moralit islam, asaj bote që është dhënë vetëm pas anës materiale, duke e harruar anën bazë të jetës së njeriut, anën shpirtërore.



Thirrja që përfaqësojnë muslimanët është thirrje që ka për qëllim t’i bëjë njerëzit të lumtur në këtë botë si dhe në botën tjetër dhe është mëshirë për të gjitha botët: ”E Ne të dërguam ty (Muhamed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat." (Suretu Enbija: 107)


Që kjo thirrje të jetë sa më e pranueshme për njerëzimin, duhet t’u paraqitet në mënyrë sa më të mirë e me urtësi, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: "Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.” (Suretu Nahl: 125)


Dhe së fundi, lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej pishtarëve të cilët njerëzve ua ndriçojnë rrugën drejt të Allahut të Lartësuar.


Shkrimtari: Hamd Hasen Rakibb
Nga libri: Përgjegjësia për davet në rrugë të Allahut
Përktheu: Hevzi Kadriu.

Lexuar: 1440 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |