-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Dielë | Data: 11-Dhjetor-2016 | Ora: 07:00
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Udhëtimi i mendjes dhe shpirtit


"Allahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.” - [Kur’an, 6:125]
 
Udhëtim në hapësirat e gjithësisë, me mendje e shpirt, e bën pesë herë brenda natës dhe ditës një mendje e udhëzuar drejt dhe një shpirt i devotshëm, i dorëzuar dhe i nënshtruar ndaj Zotit të vet.
 
 
Meditimi është art, metodë e veçantë për t’u zhytur në thellësinë e botëve, në zbulimin e të fshehtës, të panjohurës. Është përpjekje për të kuptuar thelbin, dritën, energjinë e diçkaje që bën diçka tjetër të lëvizë, të jetojë. Këtu fillon përsiatja në njohjen e asaj që më së shumti na nevojitet. Njeriu nuk ka nevojë për ushqimin e tokës sa ka nevojë për ushqimin e qiellit. Njeriu u krijua nga toka, por toka është qiellore në përbërjen e saj. Kjo për sa i përket anës fizike të tij, por shpirti i njeriut nuk është as tokësor e as qiellor. Është diçka më shumë, më i veçantë, më i ngritur: është dhurim i veçantë prej Zotit të botëve.
 
 
Ne e ndiejmë shpirtin, vetëm atëherë kur meditojmë me tërë qenien tonë për fillin dhe burimin e jetës, atëherë kur udhëtojmë mendërisht dhe shpirtërisht nga kemi ardhur. Es-Salat – lutje, adhurim, lidhje mes njeriut dhe Zotit, që tek ne njihet me termin namaz. Kështu quhet riti që e kryejnë të bindurit ndaj Zotit pesë herë brenda natës dhe ditës. Fillon në errësirën e lehtë, pak para lindjes së diellit dhe përfundon me errësirën e plotë të natës.
 
 
 
Errësira, ku njerëzit e devotshëm gjejnë prehje mendore e shpirtërore, është fillimi dhe mbarimi i këtij riti madhor islam. Kryerja e këtij riti, i obligueshëm për çdo të bindur ndaj Zotit, lidhet me lëvizjet e diellit, rreth të të cilit rrotullohet toka, e bashkë me ne, rreth diçka më të madhe se dielli… Dielli si burim energjie e drite, e cila tërheq tokën rreth vetes, siç tërheq uji të eturin, tërheq edhe qenien e vetëdijshme njerëzore ndaj Zotit të vet.
 
 
 
Në kohët më të vështira të thirrjes së ndërgjegjes njerëzore në besim të drejtë, Zoti tërhoqi njeriun e zgjedhur të Tij, Muhammedin (salAllahu alejhi ve selem) për të parë argumentet që për shumë njerëz mbetën të mistershme, ndërsa për pasuesit e Islamit, të vërteta. Me këtë, mendja e të bindurit ndaj Zotit, megjithëse e kufizuar për të kuptuar atë që kuptoi dhe pa i Dërguari i Allahut, u ndërgjegjësua dhe nëpërmjet asaj që u urdhërua të veprojë, qoftë shpirtërisht, mendërisht a fizikisht, ndjeu të vërtetat thellë në qenien e vet. Mëshira e Zotit zgjodhi namazin udhëtues të mendjes dhe shpirtit njerëzor pas Muhammedit (salAllahu alejhi ve selem), i cili udhëtoi me tërë qenien e tij. Rruga horizontale dhe vertikale prej Mekës në Jerusalem, e prej aty në Gjithësi, ndodhi pikërisht atëherë kur vetmia dhe meditimi i Muhammedit (alejhi selam) kishte arritur majat e saj.
 
 
 
Gjatë këtij udhëtimi të mrekullueshëm, pasuesve të Muhammedit (alejhi selam) iu obligua namazi pesë herë brenda natës dhe ditës. Namazi nuk është thjesht një udhëtim astronautësh – të cilët kanë zgjedhur rrugën e gabuar për zbulimin e fillesave dhe burimit të jetës, - por udhëtim me udhëzimin e Krijuesit të çdo gjëje. Këtë udhëtim në hapësirat e gjithësisë, me mendje e shpirt, e bën pesë herë brenda natës dhe ditës një mendje e udhëzuar drejt dhe një shpirt i devotshëm, i dorëzuar dhe i nënshtruar ndaj Zotit të vet, dhe Zoti bën që këta njerëz muslimanë, thellë në qenien e tyre të njohin fillin dhe burimin e jetës, të njohin qëllimin dhe misionin e jetës.
 
 
 
Udhëtimi horizontal e vertikal, trekëndëshi Meke – Jerusalem – Gjithësi, "El-Israë dhe el-Miëraxh”, është ndër sfidat më madhore të intelektit dhe zhvillimit mendor në kujtesën e njerëzimit. Këtë udhëtim i zgjedhuri i Zotit, Muhammedi (alejhi selam) e bëri në kohën kur njerëzit e ndërgjegjësuar, rreth tij, me fjalët e Zotit, duhej të sprovoheshin; ndërsa për Muhammedin (salAllahu alejhi ve selem) ky udhëtim ishte si shpërblim ndaj bindjes dhe përkushtimit të tij dhe si mëshirë për tërë njerëzimin. Njeriu i paudhëzuar në mendje e shpirt, vetëm atëherë kur ndodhet në vështirësi të pakapërcyeshme dhe kur t’i humbë shpresat nga gjithçka, bën një udhëtim vertikal - drejtohet nga qielli, por ana shpirtërore e tij, në të cilën është ngulitur filli dhe burimi i jetës, sapo t’i arrijë ndihma devijon prapë. Prandaj udhëtimi i një mosbesimtari nuk është si udhëtimi i besimtarit.
 
 
 
 
Besimtari musliman e bën një udhëtim të tillë vazhdimisht dhe në çdo gjendje qoftë. Ai jeton për qëllimin e ekzistencës së tij. Ndien kënaqësinë e të qenit besimtar dhe ndihet i sigurt në kthimin e tij në Jetën e Pastajme, duke qenë i bindur plotësisht ndaj Zotit të vet, Allahut të Madhërishëm. Zoti është i mëshirshëm, i drejtë, bujar e i urtë. Urdhëresat dhe ndalesat e Tij ndaj nesh, nuk janë veçse në saje të mëshirës, drejtësisë, bujarisë dhe urtësisë së Tij. Ai dëshiron që, nëpërmjet urdhëresave të Tij, ne të mos devijojmë drejtimin, por të jemi me Atë që e krijoi jetën, pjesë e së cilës jemi edhe ne. Sa i mëshirshëm që je o Zoti ynë! Ty të takon adhurimi dhe lavdërimi. Ty e askujt tjetër përveç Teje! Ti, o Allah, nëpërmjet namazit dëshiron që ne të të afrohemi, që ta qetësojmë shpirtin tonë, sepse këtë shpirt Ti na e dhurove dhe vetëm te Ti ai gjen qetësinë e vërtetë.
 
 
 
Ti na krijove dhe na dhurove gjithçka! Këtë e bëre sepse Ti je i Drejtë, Bujar, i Urtë dhe i ke të gjitha atributet me të cilat e ke cilësuar Veten Tënde në Kur’an dhe në udhëzimin e Muhammedit, lavdia dhe paqja Jote qofshin mbi të. O njeri i udhëzuar me mendje e shpirt! Falënderoje Zotin tënd, Allahun, pandërprerë dhe ji mirënjohës ndaj dhuntive të Tij ndaj teje. O njeri i paudhëzuar! Kërkoje fillin dhe burimin e jetës, sa nuk është bërë vonë, ji i ndërgjegjshëm dhe i sinqertë, udhëto me ndërgjegjen tënde lart në qiell, pendohu, e në dashtë Zoti yt dhe i çdo gjëje, Ai të fal dhe të udhëzon. "Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim (sepse është prej Allahut). Është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” – [Kur’an, 2:2]

burimi":ZGJIM.ORG


Lexuar: 648 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-Prill-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |