Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 03:49
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu?


Vajza e Ebu Bekrit dhe gruaja e Profetit Muhamed lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, u akuzua padrejtësisht për çështje nderi. Ai që ndikoi në përhapjen e kësaj akuze, ishte vetë djali i dajës së Aijhes, Mustah b. Esaseh. Ebu Bekri, i jepte Mustah ibn Esases një rrogë mujore, pasi ai rridhte nga një familje e varfër dhe ishte i afërmi i tij.
 
 
 
Pasi u vërtetua pafajësia e Aishes, Ebu Bekri thotë: "Për Zotin, nuk do e ndihmoj më Mustah b. Esasen. Ai nuk e meriton diçka të tillë.” Por atë ditë u shpall ajeti i Kuranit që thotë: "Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Nur, 22) Ebu Bekri kur e dëgjoi këtë ajet tha: "Sigurisht, unë dua të më falë Zoti” dhe vazhdoi ta ndihmojë Mustah. Në këtë ajet kemi një udhëzim hyjnor për njerëzit e pasur e të ndershëm, të cilët Allahu i Madhërishëm u ka dhënë pasuri e furnizim nga begatitë e Tij, që të stolisen me moral të lartë.
 
 
 
Rruga e tyre të jetë falja e të tjerëve. Të mos betohet askush prej tyre se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që për hir të Zotit lanë vendlindjen e tyre, atë që u kanë dhënë më parë, për shkak të ndonjë gjynahu që kanë bërë. Le t’i falin ata dhe le të kthehen ashtu siç i kanë ndihmuar më parë. A nuk dëshironi o ju besimtarë që t’ju falë Allahut të këqijat tuaja, mëkatet tuaja e t’ju fusë në xhenet me të ndershmit? Dije vëllai im, se njeriu nuk do të bëhet i ndershëm dhe i pasur derisa t'i mbajë raportet me atë që i ka ndërprerë ato, ta falë atë që i ka bërë padrejtësi dhe t'i japë atij që e ka privuar.
 
 
 
Këtu kemi një sinjalizim të tërthortë se kryerja e mëkateve dhe e gjynaheve nuk e mohon imanin, por sigurisht që e zvogëlon atë varësisht prej madhësisë së mëkatit. Komentuesit e Kuranit njëzëri janë të mendimit se "të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut” janë Mustah, sepse ai ishte i afërmi i Ebu Bekrit, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të, prej të mërguarve ishin ata që morën pjesë në Betejën e Bedrit dhe prej tyre kishte që ishin të varfër. S’ka dyshim se shpifja konsiderohet prej mëkateve të mëdha.
 
 
 
Ehlu Suneti, me këtë ajet, argumentohen për mos shkatërrimin e veprës me bërjen e mëkateve dhe gjynaheve për faktin se Allahu i Madhërishëm e ka quajtur Mustah, prej të mërguarve në rrugën e Allahut, pasi të ketë shpifur. Ata deklarojnë se nuk shkatërrohet vepra përveç nëse njeriu e bën të lejuar një gjë që e ka ndaluar Allahu. Nëse bën një gjë të tillë, atëherë zhvlerësohet vepra e tij dhe del nga feja. Allahu i Lartësuar thotë: "Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” (Maide, 5)
 
 
Përgatiti: Almedin Ejupi

Lexuar: 948 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |