Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 08:10
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

12 raste kur behet sehvi sexhde


1 – Kur musaliu harron ose gabimisht e lexon suren para
fatihasë. Po që se musaliu ka lexuar suren apo ajetin
para fatihasë, e mandaj e ka lexuar fatihanë por prapë e
ka përsërit leximin e sures apo ajetit, në këtë rast nuk
duhet bëre sehvi sexhde. E nëse nuk e ka përsëritur
leximin e sures apo ajetit pas fatihasë në këtë rast duhet
bërë sehvi sexhde ngase leximi i fatihasë para sures
është vaxhib, e lëshuarja e vaxhibit shkakton sehvi
sexhden.
 

2– Kur musaliu lexon suren dhe harron për ta
lexuar fatihanë, apo anasjelltas, lexon fatihanë por
harron të lexojë suren. I tilli duhet të bëjë sehvi sexhde
për të kompensuar atë që ka harruar ta lexojë.
 
 
3-Kur musaliu harron dhe bie në sexhde pa bërë ruku. Nëse ndodhë
që pasi ketë shkuar në sexhde i kujtohet se nuk ka bërë
ruku, menjëherë duhet të ngrihet në këmbë, të bëjë ruku,
e pastaj sexhden. Në këtë rast rekati është i kryer por
duhet bërë sehvi sexhde. Nëse ndodhë që kur të ngrihet
në rekatin më radhë i kujtohet se nuk ka bërë ruku i tilli
në këtë rast duhet ta përsërisë rekatin dhe duhet të bëjë
sehvi sexhde.
 

4- Kur musaliu, nga harresa, ngrihet në rekatin e tretë pa
qëndruar në uljen e parë. Nëse musaliut i kutjohet, i
tilli mund të kthehet dhe të qëndrojë ulur me kusht që të
jetë më afër uljes sesa ngritjes, e në këtë rast qëndron
ulur dhe nuk duhet të bëjë sehvi sexhde, e nëse i
kujtohet kur ngritja e tij është më afër qëndrimit në
këmbë, në këtë rast duhet vazhdojë rekatin e tretë dhe
në fund duhet të bëjë sehvi sexhde.
 

5- Kur musaliu ulet në uljen e parë por harron të
lexojë teshehudin dhe ngrihet në rekatin e tretë. Në
këtë rast musaliu vazhdon rekatin e tretë dhe në fund e
bën sehvi sexhden.
 

6-Kur musaliu ulet në rekatin e tretë duke menduar se
është në rekatin e katërt. Në këtë rast, kur musaliut t’i
kujtohet se është ulur gabimisht, ai duhet të ngrihet
menjëherë, e nëse është ndalur sa ka qenë ulur dhe ka
qendruar më pak sesa të thuhet tri herë subhanallah,
nuk duhet të bëjë sehvi sexhde, e nëse ka qëndruar më
tepër se sa të thuhet tri herë subhanallah duhet të
vazhdojë rekatin e katërt dhe të bëjë sehvi sexhde.
 
7-Kur musaliu jep selam duke menduar se e ka përfunduar namazin farz. Kur
ndodhë kjo dhe ende pa folur asgjë që e prish namazin,
pa e leshuar vendin dhe pa e larguar gjoksin prej kibles,
i tilli duhet ta vazhdojë namazin dhe në fund të bëjë
sehvi sexhde.
 

8-Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe në ndonjërin prej
rekateve e bën vetëm një sexhde e jo dy sexhde si
kërkohet. Në këtë rast musaliu duhet ta vazhdojë
namazin, por, më kusht që në fund të namazit të bëjë
sexhden kaza, e pastaj të japë selam dhe të bëjë sehvi
sexhden.
 

9-Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe t’i bëjë tri sexhde, ose t’i bëjë
dy ruku. Në këtë rast duhet të bëhet sehvi sexhde.
10-Kur ndodhë që musaliu dyshon në vete dhe nuk e di se sa rekate i ka
falur. Në këtë rast do të veprojë sipas asaj kah i anon
mendja më shumë, f.v., nëse ia merr mendja se i ka falur tri
rekate dhe duhet ta plotësojë edhe një, vepron kështu, por në fund duhet të bëjë sehvi sexhde.
 

11-Nëse musaliu dyshon dhe të menduarit e tij zgjat sa që
është e mundur të kryhet një rukn, ai duhet të bëjë
sehvi sexhde.
 

12-Kur ndodhë që musaliu nga harresa ngrihet dhe e shton një rekat në
namaz. Nëse i ndodhë kjo musaliut, atëherë, nëse i
kujtohet, duke qëndruar në këmbë apo edhe në ruku pa
e bërë sexhden në rekatin e shtuar, i tilli duhet të ulet
dhe të bëjë sehvi sexhde.


Lexuar: 2332 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |