Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 11:22
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Allahu e don Pendimin


Enes ibën Maliku transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Allahu gëzohet më tepër kur robi i Tij pendohet se sa ndonjëri prej jush nëse do të kishte qenë në një shkretëtirë të madhe me devenë e tij, e ajo papritmas humbet, e mbi të ka patur të ngarkuar ushimin dhe pijen e tij. (pasi që e kërkon) humbë shpresat se mund ta gjej, shkon dhe shtrihet nën hijen e një druri. Pasi që humbë shpresat, duke pushuar, papritmas sheh devenë që është kthyer pranë tij. E kapë atë për kapistrin e saj dhe nga gëzimi i madh thotë: o Allahu im, Ti je robi im kurse unë jam zoti yt, gabon për shkak gëzimit të madh.” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "pedohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur – 31), poashtu thotë: "o ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (buhariu dhe Muslimi)

Pendimi (teube) gjuhësisht don të thotë: kthim, kurse qëllimi është: të kthehesh nga mëkati.

Disa dijetarë pendimin e definojnë si: keqardhje për mëkatet që i ka bërë në të kaluarën dhe kjo arrihet me dhimbjen që e ndiën në vete, për atë është thënë: është zjarr në zemër dhe dhimbje në mëlçi.

Disa të tjerë e definojnë si: zëvendësimi i veprave të neveritura me vepra të lavdëruara.

Fjalët e selefit (të parët tanë të mirë) për pendmin e sinqertë janë të ndryshme, mirëpo rezultati është i njejtë. Omer ibën Hattabi dhe Ubëj ibën K’abi kanë thënë: pendimi i sinqetrë është të pendohet prej mëkatit e pastaj të mos kthehet në të ashtu siç nuk kthehet qumshti në gjir.

Hasan Basriu thotë: të ndiej keqardhje për atë që ka kaluar, i vendosur për të mos kthyer në to.

Kelbij ka thënë: të kërkoj falje me gjuhë, të ndiej keqardhje me zemër dhe të ndalet nga mëkatet me trup.

Kërkimi i faljes (elistigfar) ndonjëherë përmendet veçmas, ndonjëherë përmendet së bashku me pendimin. Nëse përmendet veçmas përfshinë edhe kuptimin e pendimit, njësoj siku kur përmendet pendmimi veçmas përfshin kërkimin e faljes. Pra pendimi përfshin kërkimin e faljes dhe kërkimi i faljes përfshinë pendimin, dhe secili term hyn në tjetrin kur përmenden veçmas. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Unë u thash: kërkoni falje Zotit tuj se ai vërtet fal shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.” (Nuh – 10,11), kërkimi i faljes këtu përfshinë pendimin dhe kërkesën që Allahu ta falë, që t’ia fshij mëkatet dhe gjurmët e tyre, që ta mbrojë nga të këqiat sepse këto gjëra e pengojnë dënimin siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] : "Allahu nuk do t’i dënoj ata derisa ti (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” (Enfal – 33), Allahu [subhanehu ve teala] nuk e dënon atë që kërkon falje, kurse sa i përket atij që ngul këmbë në mëkatë dhe kërkon falje nga Allahu, kjo nuk është kërkim i faljes.

Kur këto dy terme përmenden së bashku, atëherë kuptimi i istigfarit është: kërkimi i mbrojtjes nga e keqja që ka kaluar, kurse pendimi: kthimi tek Allahu [subhanehu ve teala] dhe kërkimi i mbrojtjes nga veprat e këqia që mund të të ndodhin në të ardhmen, Allahu [subhanehu ve teala] tregon fjalët e Hudit alejhi selam : "o populli im, kërkoni falje prej Zotit dhe pendohuni tek Ai, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë tuaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë.” (Hud – 52)

Dijetarët thonë: pendmi prej çdo mëkatit është obligim (vaxhib). Nëse mëkati është ndërmjet njeriut dhe Allahut dhe nuk ka të bëj më njerëzit, ka tre kushte:

1. të largohet nga ai mëkat.

2. të ndiej keqardhje për atë që ka bërë.

3. të vendosë që të mos kthehet në ato mëkate asnjëherë.

Nëse ndonjëri nga kushtet e sipërpërmendura mungon, pendimi nuk pranohet.

Nëse mëkati ka të bëj me njerëzit, atëherë pendimi ka katër kushte, tre që u përmendën më parë, kursi kushti i katër është që t’ia kthen të drejtën atij që i ka bërë padrejtësi. Nëse është pasuri ose e ngashme ia kthen atë, nëse ka shpifur për të kërkon falje, nëse është përgojim kërkon falje gjithashtu. Njeriu obligohet që të pendohet nga të gjitha mëkatet, e nëse pendohet vetëm prej disa prej tyre, pendimi i tij është i pranuar për ato mëkatë dhe i mbesin mëkatet tjera.

Argumentet nga Kur’ani, suneti dhe njëmendësia (ixhmai) i dijetarëve për patjetërsimin e pendimit janë të shumta. Pendimi është prej themeleve më të rrëndësishme të Islamit, ai është grada e parë e atyre që ecin për në Ahiret. Vonimi i pendimit nuk lejohet, nëse ndokush e vonon ka bërë mëkat për shkak vonimit. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "pendohuni që të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur – 31), poashtu thotë: "Thuaj: o robërit e mij të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues.” (Zumer – 53)

Në hadithin e përmendur në fillim të këtij kapitulli mësojmë nxtijen për t’u penduar dhe se Allahu [subhanehu ve teala] gëzohet dhe kënaqet me pendmimin e robit të tij, për këtë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na nxitë që vazhdimisht të pendohemi, ai thotë: "o njerëz, pendohuni tek Allahu, vërtet unë pendohem njëqind herë në ditë.” (Muslimi)

Pendimi sjell dobi, prej tyre:

1. Allahu [subhanehu ve teala] gëzohet me pendimin e robit të Tij.

2. pendimi i shlyen mëkatet dhe penduesi bëhët i barabartë me atë që nuk ka mëkate, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar) do t’u falet e kaluara.” (Enfal – 38). Kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Ai që pendohet nga mëkatet është sikur ai që nuk ka mëkate.”

3. pendimi është shkak për të shpëtuar, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "pendohuni që të gjithë tek Allahu, o ju besimtarë, në mënyrë që të shpëtoni.” (Nur – 31)

4. pendimi është shkak që Allahu të shtoj bereqetin prej qielli dhe toke dhe të shtoj pasuritë dhe fëminjtë. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "unë u thash: kërkoni falje zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. " (Nuh, 10 –12)

5. pendimi e pengon dënimin, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Allahu nuk do t’i dënoj ata derisa ti (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” (Enfal – 33)

Katadeja [radijallahu anhu] thoshte: Kur’ani ju sqaron sëmundjen dhe shërimin tuaj. Sa i përket sëmundjes ato janë mëkatet, kurse shërimi është kërkimi i faljes.

Aliu [radijallahu anhu] thoshte: "është për t’u habitur me atë që shkatërrohet e me vete e ka fjalën e shpëtimit! E pyetën: cila është ajo? Tha: kërkimi i faljes.

Njeriu i parë që u pendua është Ademi alejhi selam, pasi që hëngri nga pema e ndaluar, u pendua dhe Allahu [subhanehu ve teala] ia pranoi pendimin, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ademi pranoi prej Zotit të tij disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fail (gabimin). Ai është mëshirues dhe pranues i pendimit.” (Bekare – 37)

O Zot! Largoe errësirën e mëkateve tona me dritën e njohjes dhe udhëzimit Tënd, na bën prej atyre që ecin drejt Teje dhe ia kthejne shpinën gjerave tjera.

O Allah i yni! Na mundëso që të kemi njohje të pastër, na dhuro përmirësimin e sjelljes dhe raporteve mes nesh sipas rrugës së sunnetit, na furnizo që të mbështetemi sinqerisht në Ty, të kemi mendim të mirë për Ty, na e lehtëso çdo gjë që na afron te Ti së bashku me faljen në të dy botat, me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi Mëshirues!


Lexuar: 1226 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |