Sot është - E Martë | Data: 23-April-2024 | Ora: 14:11
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Allahu zemërohet nga ai që nuk i lutet Atij


Nga Ebu Hurejrah (radij-Allahu ‘anhu), nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
"Kush nuk i lutet Allahut, Allahu zemërohet me të.”
Shënuar nga Bukhari në "Edebul-Mufrad”, Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi, Ahmedi, Ibn Ebi Shejbeh, Bejhakiu në "esh-Shejbeh” dhe Taberani. Shejkhul-Albani e ka deklaruarHasen.
 
Shejkhul-Albani ka sjellë një hadith tjetër nga Nu’mani (radij-Allahu ‘anhu) që e mbështet transmetimin e mësipërm, teksti i të cilit është:

"Du’aja është ibadet.” Pastaj i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) recitoi:

"Zoti juaj ka thënë: "Lutmuni Mua, e Unë do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!” [el-Bekare, 60]

Ky hadith është shënuar nga autorët e Suneneve dhe të tjerë përveç tyre. Është saktësuar nga Ibn Hibbani, Hakimi, Dhehebiu etj. Studimi i këtij hadithi gjendet në"Ahkamul-Xhena’iz”, "Sahih Ebi Davud” dhe "Raudatun-Nedijr”.

Shejkhul-Albani ka komentuar: "Nuk ka dyshim se të qëndruarit larg adhurimit të Allahut si rezultat i mendjemadhësisë dhe të mos luturit Atij sjell domosdo zemërimin e Allahut ndaj personit që nuk i lutet Atij. Ky hadith [i Nu’manit] është një mbështetje e fuqishme për hadithin e Ebu Hurejrës për shkak të kuptimit të tij e jo për shkak të zinxhirit të tij.

Disa injorantë prej Sufive i kanë injoruar këto hadithe ose pretenduan se i injoruan. Ata pretendojnë se t’i lutesh Allahut është mungesë edukate ndaj Allahut. Ata u ndikuan nga një transmetim prej Israilijateve: "Dijenia e Tij për gjendjen time më bën që të mos i lutem Atij.”

Ata ishin injorantë rreth faktit që kur robi i lutet Allahut, ai nuk e informon AllahunSubhanehu ue Te’ala për nevojën që ka.

"Ai e di se çfarë mbahet sekret dhe atë që është akoma më e fshehtë.” [Ta-Ha, 7]


Përkundrazi, ky është realizimi i Ubudijes ndaj Allahut dhe realizim i nevojës të tejskajshme që ka robi për Allahun.
 
 
Autor: esh-Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani
Burimi: Silsiletul-Ehadithus-Sahijha (vëll. 6, Hadithi n. 2654, fq. 323-326)


Lexuar: 1033 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |