Sot është - E Martë | Data: 17-Tetor-2017 | Ora: 16:02
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dita e Kijametit pa dyshim do të vijë


Besimi në ditën e Kijametit është prej bazave themelore të fesë së All-llahut dhe refuzimi i saj do të thotë refuzim i fesë në përgjthësi. Pothuajse nuk ekziston asnjë faqe e Kur'anit e cila nuk e sinjalizon apo nuk e përmend këtë Ditë të madhe .


Ky përkujtim i shpeshtë i kësaj dite në Kur'an , rrjedh nga ajo se njerëzit e harrojnë atë Ditë si shkak i problemeve të tyre ditore të shumta. Gjithashtu , All-llahu i Lartësuar dëshiroi të na përqëndrojë vemendjen në këtë Ditë shumë të madhe dhe definitive për njerëzimin, andaj edhe i frikëson robërit e Tij me atë Ditë...!

"O ju njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, se njëmend , dridhja e Kijametit është
një gjë shumë e madhe . Atë ditë, kur ta shihni ju atë, secila gjidhënëse
braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatzënë e hedhë barrën e vet , dhe
t'i i sheh njerëzit të dehur mirëpo ata nuk janë të dehur por dënimi i
All-llahut është i ashpër".(El-Haxh:1-2)

"Nëse ju mohoni, atëherë si do t'i mbroheni Ditës kur fëmijët do t'i bëjë
(trishtimi i asaj dite) pleq?! Atë ditë qielli do të qahet dhe premtimi i
Tij veqmë është realizuar". (El-Muzzemmil:17-18)…

Se kjo ditë është shumë me rëndësi, argumenton fakti se All-llahu i
Lartësuar shumëherë e bashkangjiti besimin e saj me besimin e All-llahut,
sepse nuk mund të mendohet besimi në All-llahun e të mos besohet Dita e Tij
e Gjykimit. Shpeshherë Kur'ani për këtë ditë flet sikurse ajo tashmë ka ndoshur ,
dhe dëshiron t'i tregojë njerëzimit se sa do që ju bini në konflikt dhe
dyshim rreth saj, ajo për Mua tashmë ka marrë fund , por ju nuk besoni.
Gjithashtu , All-llahu i Lartësuar paraqiti një numër të madh
argumentesh logjike , konkrete e shkencore se kjo ditë do të realizohet .
 
 
Mjafton qe njeriu të njihet me mendimet e hulumtuesve shkencorë e te bindet
se ajo katastrofë (Dita e Kijametit) do të ndodhë dhe ne që më parë cekëm
disa nga ato mendime. Ne këtu kemi për qëllim paraqitjen e thënieve dhe të
paralajmërimeve të Muhamedit a.s. dhe të ndodhive e shenjave që paraqiten
para asaj dite. Realizimi i atyre paralajmërimeve dje , sot dhe nesër ,
argumenton dy gjëra: SE AJ QË PARALAJMROJ ËSHTË I DERGUAR DHE SE AJO QË  PARALAJMROHET, GJITHSESI DO TË VIJË .
 

Paralajmërimet të cilat i theksoi Muhamedi a.s. dijetarët Islamë i ndanë në
dy grupe kryesore : Shenjat e vogla dhe shenjat e mëdha .
Shenjat e vogla gjithashtu ndahen në dy pjesë : Ato që kanë ndodhur dhe
ato që do të ndodhin , disa shenja të vogla që kanë ndodhur njëherë ,
ndërkohë mund të përsëriten , e disa nga ato nuk përsëriten por ndodhin
vetëm një herë. Shenjat e mëdha ndodhin vetëm një herë , dhe atë vetëm para Kijametit. Askush pos All-llahut nuk e di Ditën e ndodhjes së Kijametit.


Marrë nga Librat:
1.FUNDI I BOTËS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor "EMIN MUHAMED XHEMALUDIN"
2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE - Autor "OSMAN ABAZI"


Lexuar: 717 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-Korrik-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |